Tuesday, January 28, 2020

Kuriozitete

Disa kuriozitete

Në kokë janë katër lëngje: lëngu i ëmbël në gojë që përzihet mirë me ushqimin dhe pijen; mukoza në hundë që parandalon pluhurin nga të hyrit; lëngu i kripët në sy që pengon tharjen; dhe lëngu i hidhur në veshë që mbron nga insektet.

Një farë e mbjellë në tokë nuk rritet pa u tundur pak toka.

Dr en-Nexhxhari, një kërkues në kozmologji, permendi në një prej leksioneve të tija se një kometë e ka filluar udhëtimin miliona vjet më parë, dhe megjithë shpejtësinë e madhe, ajo ende nuk i është afruar sistemit tonë diellor.

Një ndodhi e mahnitshme u njoftua nga gazeta “Aktualitete”  në numrin e saj të 396-të, më 
1953. Ajo titullohej: Ngjarja e Onës. 
Ona ishte një balenë gjigande nga brigjet e Norvegjisë e cila peshonte më shumë se 80 ton.Tetë traktorë e mbartën atë të lidhur pas një kamioni transporti.Balena do të ekspozohej në Paris për një muaj, dhe vizitorëve do t’u lejohej hyrja në barkun e saj të ndriçuar. 
Organizatorët dhe policia s’ishin në gjendje të binin dakort mbi vendin e ekspozimit, sepse përmasat dhe pesha e balenës përbënte rrezik për strukturën e çdo ndërtese apo rruge ku do të ekspozohej. 
Megjithë moshën e saj të re (tetëmbëdhjetë muaj) ajo kishte arritur gjatësinë e mahnitshme prej 20 metrash. Ajo ishte kapur në ujërat norvegjeze një vit më parë dhe ishte transportuar për ekspozim me një tren të posaçëm nga njëri qytet i Evropës në tjetrin. Për 
shkak të problemeve me madhësinë dhe peshën, ajo u desh të transportohej me anë të një kamioni të veçantë tridhjetë metra të gjatë.

Milingona e ruan ushqimin për në dimër duke qenë se nuk del jashtë në të ftohtë. Nëse ka grurë që mund të rritet, milingona e pret dysh si parandalim. 
Kur s ia del të gjejë ushqim, gjarpri i shkretëtirës shtiret sikur është dru, apo degë e ndonjë peme.Kur ndonjë zog ulet në të, gjarpri e kap dhe e ha.

Çdo bimë pajiset me një sistem mbrojtjeje që është i veçantë për të. Disa janë të fuqishme, disa kanë gjëmba me të cilat mbrohen, ndërsa të tjerat janë të hidhura dhe pickuese.

Fizikanët thonë se Gjithësia vazhdon të zgjerohet, pak a shumë siç zgjerohet një balon kur fryhet.
Të tjerë pohojnë se toka po zvogëlohet ndërsa oqeanet po zgjerohen.

Revista el-Fejsal e numrit 62, të vitit 1402/1982, botoi foton e një lakre që peshonte 22 kg dhe ishte me diametër lm, dhe të një qepe që peshonte 2.3 kg dhe ishte 30cm në diametër. Aty përmendej se kishte një domate me perimetër 60 cm. Të gjitha këto madhësi abnormale ishin gjetur në fermën e një meksikani.