Thursday, January 16, 2020

Disa lloje të dashurisë

Meditim i shkurtër rreth disa llojeve të dashurisë :

Historia e dashurisë së Mexhnunit për Leilanë është e mirënjohur. Dashuria e tij e skajshme për një grua e mbyti.
Për Karunin ishte dashuria e pasurisë ajo që e fundosi.
Për Faraonin ishte dashuria për pushtet dhe fuqi ajo që e mbyti.
Ndërsa Ibrahimin ( Abrahamin) e hodhën në zjarr nga dashuria për Zotin.
Por zjarri nuk e dogji pasi u bë i freskët dhe kështu që shpëtoi!!!

Prandaj,secili prej nesh duhet të kontrollojë zemrën e tij/saj se me çfarë është e lidhur aq fort. 
Sepse përfundimi i njeriut është sipas asaj që ka në zemër dhe që e do më së shumti.