Sa më e abstraktë të jetë e vërteta që ti dëshiron t'u mësosh të tjerëve, aq më shumë duhet të joshësh edhe ndjenjat drejt saj.
....
Fjalia më me cipë që kam dëgjuar: “Tek dashuria e vërtetë është shpirti që përqafon trupin."
....
Këshillë si gjëegjëzë. “Në qoftë se lidhja nuk duhet të këputet, më parë duhet ta kafshosh.”
...
Njëri kërkon një mami për mendimet e veta, tjetri dikë për të ndihmuar: në këtë mënyrë lind një bisedë e mirë.
...
Gruaja, si në hakmarrje ashtu dhe në dashuri, është më mizore se burri.
...
Është diçka që e bëjmë si në gjumë ashtu edhe zgjuar: në fillim shpikim dhe fantazojmë për njeriun me të cilin kemi të bëjmë, pastaj e harrojmë menjëherë.
...
Niçja thotë :
Nga novelat e vjetra fiorentine dhe, gjithashtu, edhe nga jeta: "Femra e mirë dhe femra e përdalë do dru".
Ta joshësh tjetrin në një mendim të mirë dhe pastaj të bëhesh besimplotë në një mendim të tillë të tjetrit: kush bëhet shok me gratë
në këtë kryevepër?
Ajo gjë që një epokë e mendon të keqe, zakonisht është një pasojë joaktuale e asaj që dikur është parë si e mirë, atavizmi i një ideali më të vjetër.
....
Ai që lufton kundër përbindshave duhet të ruhet për të mos u bërë ai vet përbindësh. Ndërsa kur vështron gjatë në një humnerë, edhe humnera të vështron brenda.
....
Duke krahasuar në përgjithësi burrin dhe gruan, mund të thuhet se gruaja nuk do ta kishte dhuntinë e zbukurimit, po të mos kishte instinktin e rolit dytësor.
...
Ajo që bëjmë më mirë, mburrja jonë do të donte që të ishte pikërisht ajo që na duket më e vështirë. Sipas zanafillës së disa moraleve.
Instinktit tonë më të fortë, tiranit që është brenda nesh,nuk i nënshtrohet vetëm arsyeja jonë, por edhe vetëdija jonë.
...
Marrëzia është diçka e rrallë tek njerëzit e veçantë, ndërsa tek grupet, partitë, popujt, epokat është rregull.
....
Ajo që bëhet nga dashuria ndodh gjithmonë përtej së mirës dhe së keqes.
....
Kur duhet të ndryshojmë mendim për dikë, e bëjmë ta paguaje shtrenjtë shqetësimin që na shkakton në këtë mënyrë......
Mburrja jonë fyhet shumë më rëndë pikërisht kur plagoset krenaria jonë.
....
Avokatët e një krimineli janë aq artistë sa ta kthejnë marrinë e tmerrshme të veprës në favor të autorit të saj.
....
Çdo besueshmëri, çdo ndërgjegje e pastër, çdo pamje e vërtetë vjen në radhë të parë nga ndjenjat.
....
Sa më abstrakte të jetë e vërteta që ti dëshiron t'u mësosh të tjerëve, aq më shumë duhet të joshësh edhe ndjenjat drejt saj.
....
Sensualiteti shpesh e ngut rritjen e dashurisë aq sa rrënja ngelet e dobët dhe e lehtë për t'u shkulur.
...
Të fasësh shumë për veten mund të jetë edhe një mënyrë për t'u fshehur.
....
Është djallëzore të bekosh atje ku dikush mallkohet dhe të mallkosh aty ku bekohet!
...
Pasojat e veprimeve tona na kapin për flokësh, shumë të parëndësishme ndaj faktit që ndërkohë ne jemi “përmirësuar”.
....
Në lidhje me atë që është “vërtetësi": ndoshta askush nuk ka qenë deri tani aq i vërtetë.
....
Ka fodullëk në mirësinë që shfaqet si ligësi.
....
Në lavdërim ka më shumë shkelje se në qortim.
...
Mburrja e të tjerëve përplaset me shijen tonë vetëm atëherë kur përplaset me mburrjen tonë.
....
Ju utilitaristë, që e doni çdo fitim vetëm si një karrocë të prirjeve tuaja, edhe juve ju duket e padurueshme zhurma e rrotave të saj?
...
Në fund duhet dëshira e vet dhe jo sendi i dëshiruar.