Thursday, January 16, 2020

Një çast për tu thelluar

Një çast për t’u thelluar 

Çdo vit, mesatarisht 300 policë vrasin veten në Amerikë. 
Shifrat janë në rritje të vazhdueshme që më 1986. Kjo është një dukuri që i ka tmerruar autoritetet, dhe Këshilli Kombëtar i Policisë ka kryer një studim për të gjetur shkakun e mundshëm. 

Studimi tregoi se janë shumë faktorë që mund ta shtyejnë një polic në vetvrasje. Sipas hetimeve, niveli vazhdimisht i lartë i stresit është një faktor madhor. Policëve u kërkohet të ruajnë gjithmonë gjakftohtësinë gjatë konflikteve dhe kësisoj ata janë të detyruar të durojnë trysni të mëdha që lidhen me nivelin gjithnjë në rritje të krimeve. Për më tepër, ballafaqimi me kufomat e të pa fajshmëve - përfshi këtu fëmi, gra, dhe pleq - ua shton atyre stresin. 

Arsyeja e dytë është prania e vazhdueshmme e armëve të zjarrit, e cila u jep atyre mundësinë e kryerjes së vetvrasjes. 

Një kërkim tjetër zbuloi se në 80% të rasteve, vetvrasja ishte kryer me armën personale. Statistika tregoi se gjatë një viti, tre police vranë veten në tre ditë të njëpasnjëshme, me pistoletat perkatëse.