Saturday, January 4, 2020

Fb

Aty ku të gjithë mblidhen por nuk flasin sepse e kanë mendjen në telefona,aty do harrohen emrat e tyre,do ftohen zemrat,do shtohet indiferenca,do humbasë komunikimi mes tyre,do bëhen si të huaj ku asnjë nuk do dijë për tjetrin por do dijë çdo gjë për botën!
Ka ardhur koha që sot i qajnë hallet nëpër postime,këshillojnë nëpër postime,japin gjykime nëpër postime.
Sytë i mbajnë të lidhur me ekranin e jo me tjetrin përballë.
Flasin me çdo njeri në fb por jo me atë që kanë përballë.
Gjejnë kohë për të luajtur në cel por nuk gjejnë kohë për të luajtur apo për të folur 5 minuta të plota me vëmendje të plotë tek ty.
Kanë durimin të humbasin kohën me cel por nuk kanë durimin të dëgjojnë dikë në prani. 
Ka ardhur koha që sot të jetojmë sëbashku virtualisht ndërsa në realitet të jetojmë të vetmuar!