Tuesday, January 7, 2020

Mos u dëshpro nga fatkeqësitë,ti nuk ke dijeni për çështjet në të ardhmen.

Mos u dëshpro nga fatkeqësitë,ti nuk ke dijeni për çështjet në të ardhmen.

Historiani dhe letrari i njohur egjiptian Ahmed ibn Jusuf në librin e tij "Shpërblimi dhe Rezultatet Pozitive", thotë: “Njeriu duhet ta kuptojë që lehtësimi vjen pas vështirësisë, njësoj si drita e ditës që vjen pas errësirës së natës. Ndodh që njeriun ta prekë ndonjë fatkeqësi, dhe nëse ai nuk kërkon shërim, atëherë shtohet sëmundja,sepse njeriu ka nevojë për mbështetje dhe qetësim në raste vështirësie, me qëllim që të mos e kaplojë pikëllimi e ta shkatërrojë. 
Të zhytesh në këtë tematikë është mëse e dobishme, sepse shembujt dhe tregimet e dhëna në këtë fushë të shtojnë besimin dhe ta rrisin vullnetin pozitiv. E gjithë kjo arrihet pas durimit që bëhet në ndodhjen e fatkeqësisë. 

Në të njëjtën libër thuhet: “Vështirësitë para mirësive janë si uria para ngopjes. Edhe pse je i shqetësuar nga vështirësitë prapëseprapë dhunti pas saj është kënaqësia.” 

Platoni thoshte: Fatkeqësitë janë të dobishme për shpirtin e njeriut aq sa janë edhe të dëmshme për jetën dhe trupin e tij. 
Ndërsa materializmi i tepërt dëmton shpirtin edhe pse mund ta ndihmojë jetën e përditshme dhe trupin.” 

Shoqërohu me shokun me të cilin të bashkon vështirësia dhe largoju shokut me të cilin të bashkon rehatia.” 

Dëshira e Zotit është që ta shpërblejë njeriun e goditur me fatkeqësi, e kjo si lehtësim për gjendjen e tij shpirtërore. 

Nga leximi që i bëra librit "Lehtësimi pas Vështirësisë" të autorit et-Tanuhi, nxora tre pika me rëndësi: 

1. Lehtësimi pas vështirësisë është zakon i qëmotshëm i vendosur nga Zoti; në të nuk ka dyshim, ashtu siç nuk mund të dyshohet se pas natës vjen dita. 

2. Vështirësitë në shumicën e rasteve në këtë botë janë më të dobishme për njeriun se sa lehtësimet. 

3. Ai që sjell dobinë dhe largon dëmin, realisht, është Zoti, dhe gjithçka që të ka goditur s’ke mundur t’i shpëtosh,e ajo që s’të ka ndodhur nuk ka mundur të të ndodhë.