Thursday, January 2, 2020

Nevoja për pemën

Disa më janë larguar sepse nuk më njohën. 
Disa sepse më njohën keq.
Disa më kanë qëndruar sepse s'më kanë njohur akoma. 
Disa sepse më kanë njohur keq.
Dy lloj njerëzish më ka njohur në të vërtetë : Kush dëshiron të largohet por nuk mundet,
dhe kush dëshiron të qëndrojë por nuk mundet!
Për ta jam si pema e cila lëshon hije në verë por në dimër largohen ndërsa në verë afrohen. 
Kur kanë uri duan fruta,ndërsa kur janë të ngopur qëndrojnë larg por sado larg të jenë,kanë nevojë për këtë pemë!
Nëse keni nevojë për frutat e pemës mos e lini të thahet!
Nëse keni nevojë për hijen e saj mos e lini të mbushet me shkurre.
Nëse keni nevojë  për të,edhe pema ka nevojë për ju.
Por nëse nuk keni më nevojë për të,të paktën mos e godisni pemën me sëpatën e pabesisë sepse bishtin që përdor sopata juaj vjen nga degët e pemës!
Pra,nëse nuk keni më nevojë për këtë pemë,atëherë të paktën jini mirënjohës për kohën që kaluat nën hijen e saj dhe ushqimin që ju dha kur ishit të uritur.