Monday, March 23, 2020

Karantina

Më kishte marrë malli të vishja këpucët! 
Por për habi nuk ndjeva mall për asnjë që më doli përpara ! 
Të njëjtat fytyra të zymta, të njëjtat rrugë mbushur me intriga, e njëjta rutinë vrastare !
E pashë fytyrën e qytetit duke u zgërdhirë me ftohtësinë e saj si vdekja. 
E pështyva fytyrën e saj me të njëjtën neveri.
U ktheva aty ku isha, në karantinën e librave të mi.
I vendosa këpucët me dhimbje në një qoshe të errët me shpresën se herës tjetër të shkelë kujtime të tjera !