Saturday, March 21, 2020

Niçe 61

Atje ku sot predikohet mëshira (dhe, dëgjojeni mirë, tani nuk predikohet asnjë fe tjetër) të hapë veshët e tij psikologu: përmes të gjithë krenarisë, të gjithë zhurmës karakteristike të predikuesve të tillë (si të gjithë predikuesit) do të dëgjoje një theks të vërtetë të ngjirur, të përvojshëm të përçmimit të vetvetes. Kjo është pjesë e atij errësimi dhe shëmtimi të Evropës që janë në kreshendo qysh prej një shekulli (shenjat e para të së cilës janë vërejtur në një letër të mbushur me mendime të Galianit për madam d'Epinai): me kusht që të mos jetë krejt
shkaku! Qenia njerëzore me “mendime të kohës", ky majmun krenar, është vazhdimisht i pakënaqur për vetveten, kjo është e sigurt. Vuan dhe krenaria e tij dëshiron që vetëm “të bashkëvuajë"...