Ne "evropianët e mirë", edhe ne kemi orë kur i lejojmë vetes një atdhetarizëm të përzemërt, një rrëshqitje dhe një rënie përsëri në dashuritë dhe ankthet e lashta, dhe unë sapo kam dhënë një provë për këtë gjë: Orë shqetësimesh kombëtare, ankthesh atdhetare dhe çdo lloj rikthimesh të tjera të lashta të ndjenjave. Shpirtra më të rëndë se tanët do të arrijnë t'ia dalin mbanë vetëm brenda harqesh kohore më të gjata se ajo që tek ne kufizohet dhe mbyllet në pak orë: disa brenda gjysmë viti, të tjerët brenda një gjysme jete njerëzore, në vartësi të shpejtësisë dhe të forcës me të cilën tresin dhe "metabolizojnë". Po, unë mund të përfytyroja raca të topitura, ngurruese, të cilat edhe në Evropën tonë të shpejtë do të kishin nevojë për gjysmë shekulli për të kapërcyer kriza të tilla atavike atdhetarie dhe lidhjeje për plisat e tokës dhe për t'u kthyer tek arsyeja, dua të them tek "europeizmi i mirë". Dhe ndërsa endem në këtë mundësi më ndodh të jem dëshmitar dëgjimor i një bisede midis dy "atdhetarëve" pleq, dukej qartë që të dy mezi dëgjonin dhe prandaj flisnin me zë shumë të lartë. “Ai që merret me filozofi merr vesh nga ajo sa një fshatar apo sa një çirak i një zanatçiu tha njëri" ai është ende i pafajshëm. Por çfarë ka rëndësi sot? Është epoka e masave, ai dorëzohet përpara gjithçkaje që është masive. Dhe gjithashtu 'in politias'.
Një burrë shteti që u ngre atyte një kullë të re të Babelit, një perandori dhe pushtet të pafund, u duket atyre "i madh", ç'rëndësi ka nëse ne më të vëmendshëm dhe më të matur për çastin nuk duam ende të braktisim besimin e lashtë që është vetëm mendimi i madh për ta bërë të madh një veprim apo një gjë? Meqë një burrë shteti e vë popullin e tij në kushte për të ushtruar, duke filluar nga ky çast e në vazhdim, një "politikë të madhe", për të cilën për nga natyra ai është i prirur për keq dhe i përgatitur kështu për të pasur nevojë, nga dashuria për një mediokritet të ri të dyshimtë, nga dashuria për të flijuar virtytet e saj të sigurta e të lashta; meqë një burrë shteti dënon popullin e tij mbí të
gjitha "për të bërë politike", ndërsa deri në atë çast e kishte më mirë për të bërë dhe për të menduar për të, dhe në fund të shpirtit nuk çlirohej nga një neveri e matur për shqetësimin, për zbrazëtinë dhe për natyrën e zhurmshme dhe djallëzore grindavece të popujve që në të vërtetë bëjnë politikë; meqë një burrë shteti i tillë nxit pasionet e mpira dhe lakmitë e popullit të tij dhe i paraqit ato si një njollë të druajtjes së tij dhe si dëshirë, deri në atë çast, për të qëndruar duke parë, bën një faj përulja e tij para pamjes së jashtme dhe pafundësia e tij e fshehtë, i zhvlerëson prirjet e tij të brendshme, përmbys vetëdijen e tij, e detyron shpirtin e tij dhe e bën “kombëtare" shijen e tij; atëherë, një burrë sheti që bën të gjitha këto, dhe gjithçka që duhet të shlyhej nga populli i tij për gjithë të ardhmen, meqenëse e ka një të ardhme, a nuk do të ishte i madh një burrë shteti i tillë?" “Pa dyshim" iu përgjigj atdhetari tjetër me gjallëri
"ndryshe nuk kishte për të qenë i zoti për atë gjë!
Mos ka qenë ndoshta i marrë që ka dashur një gjë të tillë? Por ndoshta gjithçka që është e madhe qe e marrë vetëm në fillim. "Eshtë një shpërdorim fjalësh" i bërtiti si kundërpërgjigje bashkëbiseduesi i tij.
"I fortë! I fortë! I fortë dhe i marrë! Jo i madh!" Dukej qartë që dy pleqtë ishin nxehur duke ia bërtirur në sy në atë mënyrë të vërtetat e veta; ndërsa unë, në lumturinë time dhe në qenien time përtej, po vlerësoja se si do të zotërohej me nxitim një njeri i fortë nga një tjetër më i fortë, dhe se, gjithashtu, për rrafshimin shpirtëror të një populli ka një dëmshpërblim, domethënë, përmes thellimit të një tjetri.
Niçe