Tuesday, March 24, 2020

Niçe 64

Ndershmëria, ky është virtyti ynë nga i cili nuk mund të çlirohemi ne, shpirtrat e lirë: tani kemi ndër mend të kujdesemi për të me të gjithë ligësinë dhe dashurinë dhe të mos lodhemi "të na përsosë" në virtytin tonë, në gjënë e vetme që na ka ngelur. Një ditë shkëlqimi i tij mund të
ndalet si një dritë e praruar dhe e kaltër e mbrëmjes, ironike me këtë kulturë që po plaket dhe seriozitetin e saj të zymtë dhe të mbyllur!
Dhe në qoftë se edhe ndershmëria jonë një ditë do të lodhet dhe do të psherëtijë dhe do të shtrijë gjymtyrët e saj dhe do të na gjejë tepër të ashpër dhe do të dëshironte të kishte një jetë më të mirë, ne qëndrojmë të fortë, ne stoikët e fundit! Dhe t'i japim ndihmë asaj që nga djalli
kemi brenda vetes: neverisë sonë për atë që është i ngathët dhe i cekët, 'nitimur in vetitum' (gjithmonë të ndaluarit tonë), dëshirës sonë për aventurë, kureshtjes tonë të lezetshme dhe të çoroditur, vullnetit tonë më të mprehtë, të shtirë dhe shpirtëror për pushtet dhe për kapërcim të botës, i cili endet dhe ëndërron i etur rreth gjithë mbretërive të së ardhmes; të shkojmë në ndihmë të "Zotit" tonë së bashku me të gjithë “djajtë" tanë! Ka të ngjarë që për shkak të kësaj gjëje të na nënvleftësojnë dhe të na marrin për të tjerë: ç'rëndësi ka!" 
Do të thuhet: "Ndershmëria" e tyre është djalli i tyre dhe asgjë tjetër!" Ç'rëndësi ka! Edhe sikur të kishin të drejtë!
A nuk ishin djaj të pagëzuar të gjitha perënditë e tyre të bëra shenjtorë deri më sot? Dhe më në fund çfarë dimë për veten? Megjithatë, a dua t'i
ve një emër shpirtit që na udhëheq (është një çështje emri)? Po sa shpirtra fshehim ne? Ndershmërinë tonë, ne shpirtrat e lirë, përpiqemi që të mos bëhet mburrja jonë, zbukurimi dhe shkëlqimi ynë, caku ynë, marrëzia jonë! 
Çdo virtyt synon drejt marrëzisë, çdo marrëzi synon virtytin. "i marrë deri në shenjtëri" thuhet në Rusi. Përpiqemi që për të mos u bërë, më në fund, shenjtorë dhe të mërzitshëm nëpërmjet ndershmërisë! A nuk është vallë jeta njëqind herë më tepër e shkurtër që të mund të na mërzitet? U desh shumë për të besuar në jetën amshueshme, për...