Thursday, March 19, 2020

Niçe 54

Ashtu si në mbretërinë e yjeve nganjëherë janë dy diejt që përcaktojnë rrugën e një planeti, ashtu si në disa raste rreth e qark një planeti të vetém shkëlqejnë diej me ngjyra të ndryshme, herë me dritë të kuqe dhe herë me dritë jeshile, duke e goditur pastaj dhe duke e mbushur njëkohësisht me dritë shumëngjyrëshe, po kështu jemi ne qeniet njerëzore të sotme, në sajë të mekanizmit të ndërlikuar të "qiellit tonë me yje": ne jemi të veçantë nga morale të ndryshme. Veprimet tona shkëlqejnë njëri pas tjetrit me ngjyra të ndryshme, rrallë herë janë të njëkuptimshëm dhe ka një numër të mjaftueshëm rastesh në të cilat bëjmë veprime shumëngiyrëshe.