Të mësuarit na ndryshon, ai bën atë që bën çdo ushqim që nuk kufizohet vetëm "për të mbajtur gjallë: këtë gjë e di mirë fiziologu. Por në thellësi të vetes sonë, pikërisht "atje në thellësi", sigurisht që ka diçka që nuk mund të mësohet, një shkëmb 'fatum' shpirtërore, një shkëmb vendimi të paracaktuar dhe përgjigjeje ndaj pyetjeve të paracaktuara të zgjedhura. Në çdo problem kyç flet një “ky jam unë" i pandryshueshëm: për shembull, për burrin dhe gruan një mendimtar nuk mund të harrojë atë që ka mësuar, por vetëm për të mësuar në thellësi, vetëm për të zbuluar deri në fund atë që "di për të sigurt" lidhur me ta. Disa zgjidhje për problemet që pikërisht për ne përbëjnë letra të fuqishme kredenciale gjenden herët; ndoshta, që nga ajo kohë, ai do t'i quajë "bindjet" e veta. Më pas tek ato do të shihen vetëm gjurmë drejt vetënjohjes, epoka të rëndësishme drejt problemit që ne vetë përbëjmë, ose më saktë, drejt marrëzisë së madhe që jemi ne, drejt 'fatum' tonë shpirtëror, drejt përbërësit që nuk mund të mësohet të vendosur "atje poshtë". Si pasojë e kësaj mirësjelljeje të madhe, të cilën sapo e kam përdorur për veten time, ndoshta do të më lejohet tani të shpreh disa të vërteta për "gruan në vetvete": meqenëse dihet që nga fillimi se sa këto janë vetëm të vërtetat e mia.