Ne të vërtëtë, sot, rreziqet për evolucionin e filozofit janë aq të shumtë sa të bën të dyshosh që ky frut mund të piqet. Ngrehina dhe ndertimi i kullës së shkencave është rritur tepër dhe bashkë me të gjithashtu dhe mundësia që filozofi të lodhet, që kur është student,ose të lërë veten të qëndrojë në ndonjë anë dhe "të specializohet", në menyrë që madje të mos arrijë më në majën e saj, domethënë në pamjen
nga lart, nga anash, nga poshtë. Ose arrin aty tepër vonë, kur tashmë ka përfunduar koha e tij dhe forca e tij më e mirë ose arrin aty i dërmtuar, më i pagdhendur, i zvetënuar në atë mënyrë sa vështrimi i tj, vlerësimi i tij i përgjithshëm flasin shumë më pak. Pikërisht mprehtésia e vetëdijes së tij intelektualee shtyn ndoshta të lëkundet gjatë ecjes dhe të ngurrojë: ai i trembet tundimit të diletantit, të shumëkëmbëshit dhe të kthetrashumit, e di shumë mirë që ai që ka humbur respektin për veten nuk urdhëron, nuk udhëheq më as edhe si njeri i shkencës; ai duhej të bëhej një aktor i
madh, një Kaliostro i filozofisë dhe një fyelltar magjik i shpirtrave, me një fjalë një mashtrues. Së fundi, kjo është një çështje shijeje, përveç
se të jetë madje një çështje ndërgjegjeje.
Për ta dyfishuar edhe një herë tjetër vështirësinë e filozofit, kësaj i shtohet që ai vetë kërkon një gjykim, një po apo një jo, jo për shkencat, por për jetën dhe vlerën e jetës, dhe
që pa dëshirë mëson të besojë për të pasur një të drejtë ose madje edhe një detyrë ndaj një gjykimi të tillë dhe se i duhet të kërkojë rrugën e
tij drejt asaj të drejte dhe atij besimi duke u nisur vetëm nga përvojat më të gjëra, ndoshta edhe shqetësuese e shkatërruese, shpesh duke u lëkundur, duke dyshuar, duke heshtur. Në të vërtetë, për një kohë të gjatë turma e ka nënvleftësuar filozofin dhe e ka marrë qoftë për një njeri të shkencës dhe një të ditur të përkryer, qoftë për një fanatik dhe të çmendur të Zotit, më të ngritur nga ana fetare, të desensualizuar, "të demondanizuar": dhe edhe sot dégjohet madje të lëvdohet dikush për faktin që jeton "me maturi" ose "si një filozof", duke dashur të thonë pothuajse asgjë më shumë se "i matur dhe në njërën anë".
Maturia sipas vegjëlisë duket një loj ikjeje, një mjet dhe një dinakëri për ťia dalë mbanë në një lojë të keqe; ndërsa filozofi i vërtetë (a nuk na duket kështu neve, miqtë e mi?) jeton në mënyrë "jo filozofike" dhe "jo të matur" dhe mbi
te gjitha i pamatur dhe ndien peshën dhe detyrën të bëjë qindra përpjekje dhe prova të jetës: ai rrezikon vazhdimisht 'duke marrë çdo pergjegjësi mbi vete' , ai luan një lojë të keqe...