Shtatë thënie të vogla për gratë nga Niçja tendecioz që gratë e urrejnë : ☻☻☻
Si largohet menjëherë mërzia më e tmerrshme kur një burrë arrin tek ne duke u zvarritur!
Ah! Pleqëria dhe shkenca i japin forcë edhe një virtyti të dobët.
Rroba e zezë dhe heshtja veshin çdo grua me mend.
Kujt i jam mirënjohur në fatin tim? Zotit, dhe pastaj rrobaqepëses sime.
Vajzë e re: një torollake e lulëzuar. Grua plakë: një përbindësh del nga shpella.
Emër fisnik, këmbë të bukura, dhe për më shumë burrë: ose të ishte imi!
Bisedë e shkurtër, kuptim i gjatë: rrugë me akull për gomaricën!
Deri më sot gratë janë trajtuar nga burrat si zogj që nga njëfarë lartësie humbasin tëposhtë drejt tyre: si diçka më e hollë, më e prekshme, më e egër, më mahnitëse, më e ëmbël, më shpirtplotë, por edhe si diçka që duhet mbyllur brenda që të mos ikë dhe fluturojë.