Ndoshta nuk duket menjëherë e kuptueshme ajo që kam thënë për një “dëshirë kryesore të shpirtit": më lejoni të bëj një sqarim.
Ajo diçka e domosdoshme që populli e quan "shpirt" dëshiron të jetë e lirë në vetvete dhe përreth vetes dhe ta ndiejë veten zot: ajo ka
dëshirën për ta rikthyer shumëllojshmërinë në thjeshtësi, një dëshirë që lidh së bashku, bashkon, e etur për të sunduar dhe me të vërtetë sunduese. Nevojat e saj dhe aftësitë e saj janë në këtë pikë po ato që fiziologët i caktojnë gjithçkaje që jeton, rritet dhe shumëzohet. Forca e shpirtit për t'u përshtatur me atë që është i huaj shfaqet me një prirje
të fuqishme për të përvetësuar të riun ndaj të vjetrit, për të thjeshtuar të shumëllojshmin, për të mohuar dhe për të hedhur poshtë atë që është plotësisht kontradiktore: pikërisht ashtu si pa të drejtë nënvizon, vë në dukje, shtrëmbëron sipas qejfit me fuqi veprime dhe përvijime të caktuara për atë që është i huaj, për çdo copë "të botës së jashtme".
Synimi i tij është të përfshijë "përvoja" të reja, të nënvizojë gjëra te reja nën rreshtime të vjetra: në fund të fundit, të rritet, më saktë vlon në ndjenjën e rritjes, në ndjenjën e shtimit të forcës. Në shërbim te vetë kësaj dëshire ka, sic duket, një shtysë të kundërt të shpirtit, një vendim papritmas shpërthyes për të mos ditur, për t'u vetmuar me dashje, një mbyllje të dritares së vet, një mohim të brendshëm të
kësaj ose asaj gjëje, një 'mos lejo të afrohen', një lloj gjendje mbrojtjeje kundër diturisë së shumtë, një kënaqësi për errësirën, për horizontin që kufizon, një pohim dhe thënie mirëseardhëse paditurisë; dhe e gjitha kjo është e nevojshme sipas shkallës së forcës së vet përvetësuese, të "forcës së vet tretëse", për të folur për përfytyrime: dhe në të vërtetë "shpirti" i ngjan më shumë se çdo gjëje një stomaku. Në mënyrë të ngjashme bën pjesë në të dëshira rastësore e shpirtit për tu mashtruar, ndoshta me një parandjenjë të guximshme që gjërat të mos jenë ashtu dhe kështu, por që bëhen vetëm për të qenë ashtu dhe kështu; një
kënaqësi në çdo pasiguri dhe dykuptimësi, një vetëkënaqësi joshëse për ngushtësinë dhe fshehtësinë e vullnetshme të një këndi, të shumë të afërtës, të asaj që qëndron në plan të dytë, të zmadhimit, të asaj që është zvogëluar, zhvendosur, zbukuruar, një vetëkënaqësi për padrejtësinë e gjithë këtyre shprehjeve për pushtet. Më në fund bën pjesë në të ajo gatishmëri e shkujdesur e shpirtit për të mashtruar shpirtra të tjerë dhe për t'u shtirë përballë tyre, ai presion i vazhdueshëm dhe ajo shtytje e një force krijuese, formëdhënëse, shndërruese; shpirti gëzon në këtë
shumëllojshmëri të tij dhe në këtë dinakëri të tij, dhe shijon në atë dhe ndjenjën e sigurisë së vet: në të vërtetë përmes dredhive të tij prej
Proteteu mbrohet dhe fshihet më mirë! Kundër këtij vullneti në dukje, thjeshtësimi, maske, veshjeje, shkurt, ane të jashtme (meqenëse çdo
anë e jashtme është një veshje) vepron ajo prirje e lartë e atij që njeh, që merr dhe që i dëshiron gjërat me themel, në shumëllojshmërinë e tyre, deri në rrënjë: një lloj egërsie e vetëdijes dhe e kënaqësisë intelektuale që çdo mendimtar i guximshëm do të njohë tek vetvetja, meqenëse, siç merret vesh, i ka forcuar dhe mprehur për një kohë mjaft të gjatë syte e tij në ballafaqimet e veta dhe është mësuar ndaj një edukimi të ashpër, si dhe ndaj fjalëve të ashpra. Ai do të thotë: "Ka diçka të egër në prirjen e shpirtit tim" për aq kohë sa njerëzit e virtytshëm dhe të përzemërt
përpiqen për t'ia kthyer mendjen! Në të vërtetë do të tingëllonte më mirë nëse në vend të egërsisë të na caktohej, thuhej me zë të ulët, të
miratohej, ne shpirtrave të lirë, shumë të lirë, për shembull, një “drejtësi e pakufizuar": mos vallë e tillë ka për të qenë me të vërtetë fama jonë pas vdekjes? Ndërkohë (ka kohë deri atëherë) do të dëshironim të ishim me gjithë mend pak të prirur edhe ne për të na zbukuruar me fjalë të tilla mburrëse dhe lavdërime morale: e gjithë puna e kryer nga ne deri më sot na bën të urrejmë pikërisht këtë kënaqësi dhe teprinë
e saj të gëzueshme. Ndershmëri, dashuri për të vërtetën, dashuri për shkencën, vetëmohim për qëllimet e njohjes, heroizëm për të vërtetën: këto janë fjalë të bukura, gjithë shkëlqim, tingëlluese dhe të gëzueshme, në ato gjen diçka që dikujt bëjnë që t'i shtohet krenaria. Ndërsa ne vetmitarë dhe të plogët prej kohësh jemi të bindur, në thellësi të një vetëdije të vetmuar, se edhe ky shkëlqim përnderues gojor bën pjesë në suvanë e vjetër, në rrangallat dhe në pluhurin e artë me gënjeshtra të mburrjes së pavetëdijshme njerëzore, dhe se edhe poshtë një ngjyre të tillë lajkatuese dhe poshtë një dore pikture përsëri duhet të dallohet përmbajtje bazë e homo natura. Pra, të rikthejmë qenien njerëzore në natyrë, të na përshtaten interpretimet e zjarrta dhe shumë lavdëruese
dhe ndjenjat plotësuese, të cilat deri më sot janë shkarravitur dhe ngjyrosur mbi atë përmbajtje të përhershme bazë të homo natura; të bëjmë që qenia njerëzore tani e tutje të vihet përpara qenies njerëzore siç bën sot, me qëndrimin e ashpër ndaj shkollës së shkencës, që të vihet përpara natyrës tjetër me sytë e patrembur të Edipit dhe me veshët e dyllosur të Odiseut, i shurdhët ndaj tundimeve të karrieristëve të lashtë metafizikë që për një kohë shumë të gjatë i kanë krehur bishtin: "Ti je
më i madh! Ti je më i lartë! Ti ke prejardhje të tjera!" Ka mundësi që do të jetë edhe një detyrë e veçantë edhe e marrë, por është një detyrë.
Kush ka ndër mend ta mohojë? Përse e kemi zgjedhur këtë detyrë të çmendur? Ose që të shprehemi ndryshe: "Përse në përgjithësi ta njohim?" Të gjithë do të na pyesin për këtë. Dhe ne të detyruar nga ky kriter, ne, që e kemi shtruar qindra herë të njëjtën pyetje, nuk gjetëm dhe nuk gjejmë përgjigje më të mirë se...