Ishte një kohë kur ishte bërë e zakonshme të cilësoheshin gjermanet me mbiemrin “të thellë"; tani që tipi më fatlum i gjermanizmit të ri është i etur për nderime krejtësisht të tjera dhe në gjithçka që ka thellësi ai vajton ndoshta mungesën e "vendimit", dyshimi nëse, në atë kohë, nuk do të ishte gënjyer me atë lavdërim, është gati në përputhjëe me kohët dhe atdhetare: në qoftë se thellësia gjermane, në fund të fundit, nuk është diçka e ndryshme dhe më e keqe, dhe diçka nga e cila, falë Zotit, është gati të çlirohet. Prandaj le të bëjmë përpjekjen për të rivlerësuar njohuritë tona për thellësinë gjermane: për këtë qëllim nuk na duhet gjë tjetër vetëm një operacion i vogël mbi shpirtin gjerman. Shpirti gjerman mbi të gjitha është i shumëllojshëm, me prejardhje të ndryshme, më shumë i përbërë dhe i mbivendosur sesa me të vërtetë i ndërtuar, dhe ai varet nga prejardhjet e tij.
Një gjerman që do të guxonte të pohonte: "Dy shpirtra banojnë, ah, në gjoksin tim" do te largohej mjaft nga e vërteta, ose më saktë, do të ngelej prapa me shumë shpirtra nga e vërteta. Si popull me përzierjet dhe përbërjet më te pabesueshme të racave, madje ndoshta me një epërsi të elementeve paraariane, si "popull i qendrës" nën çdo pikëpamje, gjermanët janë më të pakuptueshëm, më të gjerë, më kontradiktorë, më të panjohur, dhe të paparashikueshëm, më mahnitës, madje më të tmerrshëm se sa jane popujt e tjerë: ata i largohen përkufizimit dhe pikërisht për këtë
jane dëshpërimi i francezëve. Gjermanët janë të dallueshëm nga fakti që pyetja "çfarë është gjermani?" që u bëhet atyre nuk mbaron kurrë.
Kotzebue', sigurisht, i njihte mjaft mirë gjermanët e tij: “Na zbuluan" e lavdëronin, por edhe Sand besonte se i njihte. Jean Paul e dinte se çfarë bënte kur u shpreh me inat kundër lajkave dhe stërzmadhimeve të gënjeshtrave, por atdhetarë të Fichtes?, ndërsa ka të ngjarë që Gëtja të mendonte ndryshe nga Jean Paul për gjermanët, edhe pse i jepte të drejtë në lidhje me Fichten. Çfarë mendonte në të vërtetë Gëtja për gjermanët? Ai ka folur dhe nuk ka folur kurrë qartë për shumë gjëra që e rrethonin dhe gjatë gjithë jetës ka qenë i aftë për të heshtur me zgjuarsi: ka të ngjarë që të ketë pasur arsye të forta për ta bërë një gjë të tillë. Sigurisht, nuk ishin "luftrat çlirimtare" ato që i jepnin kënaqësi syrit të tij dhe as Revolucioni Francez: ngjarja për të cilën
ai ka ripërpunuar rrënjësisht mendimin e Faustit të tij, dhe të gjithë problemit "qenie njerëzore", ka qenë dalja e Napoleonit. Ka disa fjalë të Gëtes me të cilat, gati sikur të fliste nga jashtë vendit, gjykon me ashpërsi të padurueshme për atë që gjermanët i vishnin vetvetes me krenari: dikur u quajt ndjenja e famshme gjermane: "Zemërbutësia për dobësitë e veta dhe të të tjerëve". Ka gabuar me këtë? Gjermanët dallohen nga fakti që rrallëherë nuk ka pasur të drejtë në lidhje me ta. Shpirti gjerman ka në vetvete vendkalime dhe kanale, tek ai ka shpella, vende të fshehta, gracka; trazimi i tij ka shumë nga magjia e së fshehtës; gjermani i njeh mirë shtigjet e fshehta që të çojnë në rrëmujë. Dhe si çdo gjë, ai do të ngjashmin e tij, prandaj gjermani do retë dhe gjithçka që është pak e qartë, në lindje, në muzg, e lagësht dhe e mbuluar; e panjohura, e papërcaktuara, ajo që zhvendoset dhe rritet
nga çdo specie ai e ndien si "të thellë". Vetë gjermani nuk është; por bëhet, ai “zhvillohet". Prandaj "evolucioni" është zbulimi dhe mënyra
tipike gjermane në mbretërinë e madhe të formulave filozofike: një koncept mbizotërues i cili, i shoqëruar me birrën dhe me muzikën, vepron në gjermanizimin e gjithë Evropës. Të huajt ndalen të habitur dhe të joshur përpara enigmave që u paraqet atyre natyra kontradıktore e thellësisë së shpirtit gjerman (të cilën Hegel e vuri në sistem, ndërsa Rikard Vagneri më në fund e muzikoi). “Dashamirës dhe të pabesë", një afrim i tillë, i pakuptim në lidhje me çfarëdo populli tjetër, për fat të keq shfajësohet shumë shpesh në Gjermani: të provohet të jetohet vetëm për njëfarë kohe në Svevia! Pesha e rëndë e të diturit gjerman, amështia e tij shoqërore përputhet tmerrësisht me një pehlivanllëk të brendshëm dhe një paturpësi të lehtë nga e cila të gjitha zotat paganë tani kanë mësuar të kenë frikë. Në qoftë se dëshirohet të nxirret në pah 'ad aulos' “shpirti gjerman", të vështrohet vetëm shija gjermane, artet dhe zakonet: çfarë mospërfillje fshatareske në “shije"! Si është vendosur gjëja më fisnike pranë asaj më të zakonshme! Sa e çrregullt dhe e pasur është e gjitha kjo ekonomi e shpirtrave! Gjermani heq zvarrë shpirtin e tij, heq zvarrë të gjitha përvojat e tij. Mezi i përtyp ngjarjet e tij, nuk ia del dot “mbanë" kurrë; thellësia gjermane është shpesh vetëm një "përtypje" e vështirë dhe e zgjatur. Dhe si të gjithë të sëmurët kronikë, të gjithë keqpërtypësit kanë prirjen për komoditetin, prandaj gjermani e do "çiltërsinë" dhe "ndershmërinë": sa e dobishme është të jesh i
çiltër dhe i ndershëm! Sot ndoshta është shndërrimi më i rrezikshëm dhe më i lumtur në të cilin gjermani është i mësuar, sot ndoshta është kjo dukuri familjare që haset, që zbulon letrat e ndershmërisë gjermane: është zotësia e tij e vërtetë mefistofelike me të cilën ai është i aftë “të shkojë ende shumë larg"! Gjermani e lëshon veten, për këtë qëllim vështron me sytë e tij besnikë gjermanë, të kaltër dhe të zbrazët, dhe menjëherë jashtë shtetit ndryshohet me rrobën e tij të dhomës! Unë doja të thosha: "thellësinë gjermane'", edhe për atë që do, a nuk mund t'ia lejojmë vetes, ndoshta vetëm midis nesh, ta vëmë në lojë? Edhe për të ardhmen do të bëjmë mirë të nderojmë nga ajo dukjen dhe
emrin e mirë dhe të mos e shkëmbejmë me çmim tepër të lirë famën tonë të lashtë të një populli të thellë me "vendimin" prusian dhe me mendjemprehtësinë dhe sqimën berlineze. Por një popull është provë kur bën të tjerët që ta quajnë, kur ia lejon vetes ta quajnë të thellë, të
ngathët, dashamirës, të ndershëm, pak të urtë, madje mund të ishte i thelle! Në fund është nevoja t'i bësh nder emrit të vet: jo më kot është
quajtur 'populli tiusche', populli që mashtron...
Niçe