Friday, March 20, 2020

Niçe 60

Ndodh, thoshte një moralist pedant dhe skrupuloz, që unë të nderoj dhe të bëj objekt të vëmendjes një njeri altruist, por jo sepse është altruist, por sepse më duket se kam të drejtën ti vij në ndihmë një qenieje tjetër njerëzore, me shpenzimet e veta. Nuk po e zgjas, gjithmonë është dyshimi se kush është ky dhe kush është ai. Për shembull, tek një njeri të caktuar dhe të bërë për të urdhëruar, flijimi i vetvetes dhe qëndrimi pak prapa nuk do të ishte një virtyt, por humbja e një virtyti: kështu më duket mua. Çdo moral i painteresuar që e mendon veten të pakushtëzuar dhe u drejtohet të gjithëve nuk
mëkaton vetëm kundër kënaqësisë: ai është një nxitës për mëkate të mosveprimit, një joshje më shumë e maskuar nga dashamirësia për
qeniet njerëzore, dhe pikërisht një joshje dhe një dëm për qeniet e larta, më të rralla dhe të privilegjuara. Duhet t'i detyrosh gjykimet morale të përkulen në radhë të parë përpara hierarkisë, duhet të fusësh ngadalë në vetëdijen e tyre hamendjen e tyre, derisa më në fund të sqarohen se është e pamoralshme të thuash: "Ajo që është e drejtë për njërin, duhet të jetë natyrisht edhe për tjetrin". Në këtë mënyrë moralisti im pedant dhe 'babaxhan : mos vallë e kishte hak që ta vinin në lojë kur për atë kriter këshillonte gjykimet morale për parimet morale? Por nuk duhet të kenë shumë të drejtë nëse duan të kenë nga ana e vet ata që qeshin:
shija e mirë kërkon madje një grimcë gabimi.