Me rrezikun që edhe në këtë rast për moralin të zbulohet ajo që është thënë gjithmonë (një gjendje jete e dëshpëruar, siç thotë Balzaku), do të kisha dëshirë të merrja guximin për ť'iu kundërvënë një pështjellimi të dëmshëm dhe të pavend hierarkik që kërcënon sot të vendoset, në një mënyrë krejtësisht të pavënëre dhe gati me vetëdijen më të qetë të mundshme, midis shkencës dhe filozofisë. Unë jam i mendimit se në themel të përvojës së vet (po përvojë mos vallë do të thote gjithmonë përvojë e keqe?) duhet të jetë e drejta për të thënë tenden lidhur me një çështje të tillë më të lartë të pozicionit për të mos rrezikuar që të flas për ngjyrën si mund ta bëjnë të verbërit ose kundër shkencës si gratë dhe artistët ("Ah, kjo shkencë e tmerrshme" psherëtin instinkti dhe cipa e tyre "gjithmonë i zbulon të gjitha!"). Shpallja e pavarësisë së njeriut të shkencës,emancipimi i tij nga filozofia është nje nga pasojat më të mprehta të kontradiktës së demokracisë: sot vetë lavderimi dhe mburrja e të diturit janë kudo në lulëzim të plotë, në kulmin e pranverës së tyre (me të cilën nuk është e thënë që në ato çaste lavdërimi i vetvetes të ketë një erë të këndshme). "Larg, të gjithe zotërinjtë" Kështu dëshiron edhe në këtë rast instinkti i vegjëlisë ; pasi shkenca është mbrojtur vetë me përfundime të shkëlqyera nga teologjia, për të cilën ka qenë tepër gjatë "shërbëtore, tani me fodullëkun dhe mospërfilljen e plotë, synon të bëjë ligjin në filozofi dhe të luajë nga ana e saj më në fund rolin e "zotërisë"; po çfarë po dhe them, për të luajtur rolin e filozofit. Kujtesa ime (të më falni, kujtesa e nje njeriu të shkencës) pëlcet për shkak të padjallezise fodulle që kam dégjuar të shprehet nga shkencëtarë të rinj dhe mjekë të moshuar për filozofinë dhe filozofet (për të mos folur për më të doktrinuatit dhe hundepërpjetët e të gjithë të diturve: filologët dhe pedagogët që janë të tillë nga profesioni). Herë ishte specialisi., i cili qëndronne në një cep që instinktivisht vihej në mbrojtje kunder të gjitha punëve dhe aftësive përmbledhëse; herë punëtori punëdashës që kishte nuhatur një erë të çuditshme dhe bolleku aristokratik në ekonominë psikike të filozofeve duke u ndier në këtë mënyrë i dëmtuar dhe i zvogëluar. Herë-herë ishte edhe ai daltonizmi i njeriut utilitar, i cili në filozofi nuk shikon gjë tjetër veç një seri sistemesh të hedhura poshtë dhe një shpenzim dorēlëshuar që nuk "i bën mirë" askujt. Herë-herë nxirre krye frika e një misticizmi të maskuar dhe e një përcaktimi kufjsh të njohjes, herë-herë përçmimi për filozofë të veçantë i përgjithësuar pa të drejtë në përçmim të filozofisë.
Më në fund, më shpesh tek të diturit e rinj, prapa zhvlerësimit kryelart të filozofisë, kam gjetur ndikimin negativ të një filozofie, të cilit i ishte hedhur poshtë në tërësi bindja, pa i shpëtuar megjithatë joshjes së vlerësimeve përçmuese të filozofëve të tjerë; përfundimi
është një keqdashje e përgjithshme kundër çfarëdo filozofie. (E këtij lloji më duket, për shembull, ndikimi i ardhur nga Shopenhauri mbi Gjermaninë e kohës: me tërbimin e tij të marrë kundër Hegelit arrin ta çonte të gjithë brezin e fundit të gjermanēve në kēputjen e lidhjes me kulturën gjermane, kulturë që, në tërësi, ka qenë një shije e ngritur dhe parathënëse e kuptimit historik: por pikërisht për këtë pikë vet Shopenhauri ka qenë i zbrazēt, pak perceptues, pak gjerman deri ne gjenialitet). Në përgjithësi, duke llogaritur në vija të pērgjithshme,mund të ketë qenë mbi të gjitha elementi njerēzor, tepër njerezor,me pak fjalë mjerimi i vetë filozofeve të rinj që kanë paragjykuar në menyre rrënjësore nderimin për filozofinë dhe i kanë hapur dyert
tej instinktit të vegjēlisë. Të vihet re në zemrën e secilit se deri në çfarë shkalle bota jonë e sotme e ndien mungesën e të gjithë llojit të Herakliit, Platonit, Empedoklit, ose edhe se si janë quajtur gjithë këta vetmitarë të shkëlqyer dhe të mëdhenj të shpirtit; dhe me çfarë drejte, një njeri me vlerë i shkencës mund të ndihet më i mirë se lloji me prejardhje në krahasim me ato përfaqësues të filozofisë që sot, për modë, janë ngritur aq lart ne lavdi sa shkojnë në zero në vlerésimin e përgjithshëm (për shenmbull, ne Gjermani anarkisti Eugen Duhring dhe amalgamisti Eduard fon Hartman: dy luanët e Berlinit). Sidomos është pamja e atij mishmashi filozofësh, të cilët e quajnë veten "filozofë të së vërtetës" ose "pozitiviste,që arrin të fusë në shpirtin e një të dituri të ri dhe ambicioz një mosbesim të rrezikshëm: në rastin më të mirë janë ata vetë të diturit dhe specialistët, kjo duket sheshit! Që të gjithë ata janë të ngelur prapa dhe të vënë nën sundimin e shkencës: në njëfarë kohe ata kanë kërkuar nga vetja diçka më shumë, pa pasur të drejtë për këtë diçka "më shumë" dhe për përgjegjësinë e saj, ndërsa tani përfaqësojnë,me fjalë dhe me fakte, në mënyrë të ndershme, të tërbuar, hakmarrëse,mungesen e besimit në rolin e nderit dhe në pavarësinë e flozofisë.
Se fundi; si mund të ishte ndryshe? Sot shkenca lulëzon dhe lë shenja të thella mbi fytyrë për të pasur ndërgiegjen e pastër, ndersa ajo në të cilen pak nga pak është shembur e gjithë filozofia e kohës, kjo mbetje e filozofisë bashkēkohore, ka shkaktuar ndaj vetes mosbesim dhe dashaligësi, pse jo edhe sarkazmë dhe mëshirë. Filozofia e katandisur
në "teori të njohjes'" në të vërtetë asgjë më shumë se sa një epokistikë e druajur dhe një doktrinë e kreshmës, një filozofi që nuk di të shkojë as përtej pragut dhe kundërshton me mundim të drejtën e hyrjes, kjo është filozofi në frymëmarrjen e fundit, një mbarim, një agoni, diçka që të ngjall keqardhje. Si mund të sundojë një filozofi e tillē?