Wednesday, March 18, 2020

Sokrati

Sokrati ka thënë : " Unë me siguri di një gjë, që nuk di asgjë ! " 
Me këtë thënie nuk ka dashur të thotë se njeriu është plotësisht injorant por ka dashur të thotë se njeriu nuk mund të jetë plotësisht i ditur.
Dmth ne nuk mund të dimë gjithçka, nuk mund të kemi dituri të plotë rreth një gjëje apo të jemi të sigurt se kemi arritur një dituri të qartë.
Thënia e tij e famshme e shpreh më së miri këtë gjendje : " Njih vetëveten ". Në këtë thënie e cila të nxit të merresh gjatë gjithë kohës me veten ka shumë dobi dhe urtësi, një thënie e cila na bën të ndjehemi të paditur gjatë gjithë kohës por edhe ta kërkojmë diturinë derisa të kemi frymë.
Atëherë,pse nuk merremi të gjithë me veten tonë duke e përsosur çdo ditë e më shumë botën e dijes sonë!?
Pse nuk e largojmë atë egoizëm që të nxit të merresh me injorancën e tjetrit duke e shfaqur veten se qenke më i dituri vetëm e vetëm për ta poshtëruar atë njeri !? 
A është ky qëllimi i dijes tënde? Që të poshtërosh tjetrin ngaqë është i paditur!? 
A nuk është dituria derë e fisnikërisë e cila i trajton të gjithë sipas kapeles që ka !?