Gjithnjë e më shumë kam përshtypjen se filozofi, si qenie njerëzore e nevojshme për të nesërmen dhe për të pasnesërmen, është gjendur gjithmonë, dhe i është dashur gjithmonë të gjendet, në kundërshti me të sotmen e tij: armiku i tij cdo herë ishte mendimi i sotëm. Deri këtu të gjithë këta ithtarë të jashtëzakonshëm të qenies njerëzore, të cilët quhen filozofë dhe që rrallëherë e ndiejnë veten miq të urtësisë, por që më shumë janë të çmendur, të mërzitshëm dhe pikëpyetje të rrezikshme, kanë gjetur detyrën e përshtatshme, detyrën e tyre të vështirë, të
padeshirueshme, të pëshmangshme, dhe më në fund madhësinë e detyrës së tyre në përfaqësimin e vetëdijes sẽ keqe të epokës së tyre.
Pikërisht duke drejtuar thikën për prerje në gjoksin e virtytit të epokës ata kanë zbuluar atë që ishte sekreti i tyre: të njihnin një madhësi të re të qenies njerëzore, një rrugë të re të papërshkuar ndonjëherë drejt zgjerimit të saj. Çdo herë ata zbulonin sa hipokrizi, sa plogështi, sa lëre të shkojë, lëre të bjerë, sa gënjeshtër qëndronte e fshehur poshtë llojit të moralitetit bashkëkohor të nderuar më shumë, sa virtyt kishte mbijetuar; çdo herë ata thoshin: "Duhet të arrijmë dhe të dalim që atje, atje ku ju sot nuk jeni të shtëpisë". Në krahasim me botën “e ideve të kohës" e cila do të dëshironte të kufizonte secilin në një kënd dhe në një “specialitet", një filozof, duke pranuar që sot mund të ketë filozofë, do të ishte i detyruar të mbështeste madhësinë e qenies njerëzore, vetë
konceptin e “madhësisë" pikërisht në gjerësinë dhe shumëllojshmërinë e saj, në tërësinë e saj: madje do ta përcaktonte vlerën dhe rangun në
bazë të sa dhe cilat gjëra dikush mund të mbajë dhe të shqetësohet, deri në 'çfarë pike' dikush mund të shtrijë përgjegjësinë e tij. Sot shija dhe virtyti i epokës dobësojnë dhe pakësojnë vullnetin, dhe asgjë nuk është aq bashkëkohëse sa dobësia e vullnetit: prandaj, sipas idealit të filozofěve, sipas konceptit të “madhësisë" duhet të bëjnë pjesë pikërisht forca e vullnetit, këmbëngulja dhe aftësia për të marrë vendime afatgjata; me po atë të drejtë me të cilën teoria e kundërt dhe ideali i një njerëzimi të marrë, dorëheqës, kokulur dhe altruist i ishin përshtatur një epoke të kundërt, një epoke që, si shekulli XVI, vuante nga grumbullimi i tij i energjive për vullnet dhe nga stuhitë dhe dallgëzimet e egoizmit. Në kohën e Sokratit, midis njerëzve të gjithë me instinkte të lodhura, midis pleqve athinas konservatorë që e lëshonin veten ("Drejt lumturisë" siç thoshin ata, tek dëfrimi, siç bënin në të vërtetë), dhe se duke bërë këtë gjë vazhdonin ta mbushnin gjithmonë gojën me fjalë të mëdha, të lashta, në të cilat lloji i jetës së tyre prej shumë kohësh nuk përputhej më me asnjë të drejtë, ndërsa për madhështinë e shpirtit ndoshta ishte e nevojshme ironia, ajo siguri e keqe sokratike e mjekut të lashtë dhe plebe, që e çonte mishin e vet pa kujdes, ashtu si mishin dhe zemrën e "fisnikëve", me një vështrim që fliste mjaft qartë: “Mos u shtini përpara meje! Këtu, jemi të barabartë!" Sot, përkundrazi, në Evropë vetëm kafsha e kopesë arrin tek nderet dhe shpërndan ndere, dhe "barazia e të drejtave" mund të shndërrohej me shumë lehtësi në barazi të gabimeve: dua të them në një luftë të përbashkët ndaj gjithçkaje që është e rrallë, e huaj, e privilegjuar në qenien njerëzore me të lartë, në shpirtin më të lartë, në detyrën më të lartë; në përgjegjësinë më të lartë, në tërësinë krijuese të pushtetit dhe në artin e sundimit.
Sot të qenit fisnikë, aftësia për të jetuar për vete, të qëndruarit vetëm, detyrimi për të jetuar sipas mënyrës tënde, bëjnë pjesë në konceptin e "madhështisë" dhe filozofi zbulon diçka nga ideali i vet kur përcakton: "Më i madhi duhet të jetë ai që është i zoti të jetë më i vetmuari, më i
fshehuri, më i pakapshmi, qenia njerëzore përtej së mirës dhe së keqes, zotëria i virtyteve të veta, më i pasuri me vullnet; pikërisht kjo duhet të quhet madhështi: të mund të jesh aq i larmishëm sa i tërë, aq i shtrirë sa i plotë". Dhe duke përsëritur pyetjen: është e 'mundur' sot madhështia?