Tre pllakate përkujtuese
Një i urtë vari tre pllakate në zyrë për t’i lexuar çdo ditë.
Në të parin shkruhej : ‘E sotmja jote, e sotmja jote! Duke nënkuptuar: jeto brenda kufijve të së sotmes, duke punuar dhe u përpjekur.
Në të dytin shkruhej : ‘Mendo dhe falëndero’! Duke nënkuptuar: sodit bekimet e Zotit mbi ty dhe tregohu mirënjohës.
‘Mos u trishto’ ishte e shkruar në të tretin. Duke nënkuptuar se çdo gjë është kalimtare.
Tre fjali të shkurtëra që ju tregojnë rrugën më të shkurtër drejt lumturisë. Ndoshta duhet t’i shkruani në një vend të dukshëm që edhe ju t’i kujtoni ato përditë.