Në ato epoka të largëta që mund të krenohen për ndjenjën e tyre njerëzore, mbijeton në mënyrën e saj aq shumë frikë, aq shumë besëtytni nga frika përballë “kafshës së egër mizore" (për të cilën të jesh i lirë përbën pikërisht krenarinë e atyre epokave njerëzore), sa deri edhe të vërteta të prekshme ngelen si me marrëveshje të pashprehura për shekuj me radhë sepse duken sikur ndihmojnë për të ringjallur atë kafshë të egër, të vrarë më në fund. Ndoshta unë guxoj tepër kur i lejoj
vetes të më dalë nga mendja një e vërtetë e tillë: të tjerëve u pëlqen ta kapin përsëri dhe t'i japin për të pirë “qumësht mendimi të mëshirshëm" për ta bërë të dergjet i heshtur dhe i harruar në këndin e tij të lashtë.
Është e nevojshme të ndryshohen mendimet e veta për egërsinë dhe të hapin sytë: më në fund është e nevojshme të mësosh durimin në mënyrë që, të virtytshëm dhe harbutë, të mos qarkullojnë më gabime të pacipa dhe të trasha si, për shembull, ata që lidhen me tragjedinë të
cilët janë ushqyer nga filozofë të lashtë e të rinj. Pothuajse e gjithë ajo që e quajmë “kulturë e lartë" ngrihet mbi karakterin shpirtëror dhe mbi thellimin e egërsisë: kjo është teza ime; ajo "kafshë e egër" nuk është vrarë fare, ajo jeton, gjallon, vetëm është hyjnizuar. Ajo që përbën kënaqësinë e madhe të dhimbshme të tragjedisë është egërsia; ajo që vepron në mënyrë të kënaqshme në të ashtuquajturën dhembshuri, madje në fund të fundit në çdo gjë të lartë, deri edhe tek drithërimat më të larta dhe më të brishta të metafizikës, e ndien ëmbëlsinë e saj vetëm nga përbërësi i egërsisë përzier atj.
Ajo që romaku shijon në arenën e cirkut, i krishteri në ekstazën e kryqit, spanjolli përpara dënimit me djegie mbi turrën e druve ose përpara luftimit me dema, japonezi i kohës
sonë që e ka për zemër të marrë pjesë në tragjedi, punëtori i rrethinave parisiane që ka mall për revolucionet e përgjakshme, vagneriania që i "dorëzohet" Tristanit dhe Izolës me dëshirë të lëkundur, ajo që të gjithë këta shijojnë dhe me lakmi të mistershme kërkojnë të gllabërojnë brenda vetes janë shuruprat e shijshme të Circes së madhe "egërsi".
Natyrisht, duke bërë këtë gjë, është e nevojshme të dëbohet psikologjia e shushatur e dikurshme, e cila nga egërsia dinte vetëm të mësonte se shfaqej me shikimin e vuajtjes së të tjerëve; ka një kënaqësi të madehe, shumë të madhe edhe për vuajtjet e veta, për të bërë të vuajë vetvetja; dhe aty ku qenia njerëzore e le veten të bindet për të mohuar vetveten në kuptimin fetar ose për t'u vetëgjymtuar, si në rastin e fenikasve ose tẽ asketëve, ose në përgjithësi për t'u çndjenjësuar, për të liruar shpirtin nga trupi, ku e lë veten të pendohet dhe në spazma fajshlyese të llojit puritan, në operimin e vetëdijes dhe në flijimin e intelektit të Paskalit, aty fshehtas tërhiqet nga egërsia e vet dhe shtyhet përpara nga ajo drithërimë e rrezikshme e egërsisë e drejtuar kundër vetvetes. Së fundi, të kihet parasysh deri edhe i dituri, duke e detyruar shpirtin e vet të dallojë kundër prirjes së shpirtit të tij dhe mjaft shpesh edhe kundër dëshirave të zemrës së tij, domethënë të thojë jo atje ku do të dëshironte të thoshte po, të dashuronte, adhuronte, vepronte si artist dhe shpërfytyrues i egërsisë; tani çdo ndjenjë e thellë dhe rrënjësore është një egërsi, një të duash-të bësh-keq kundër dëshirës kryesore të shpirtit që synon pa u lodhur drejt dukjes dhe sipërfaqes. Në çdo dëshirë për njohje ka tashmë një grimcë egërsie.