Saturday, March 28, 2020

Niçe 69

Gruaja dëshiron të bëhet e pavarur dhe për këtë qëllim fillon t'u sqarojë burrave idetë për "gruan në vetvete": kjo gjë është pjesë e përparimeve më të këqia të shëmtimit të përgjithshëm të Evropës. Pra kjo gjë duhet t'i bëjë të dalin në dritë këto përpjekje të trasha me karakter shkencor femëror dhe vetëzhveshje. Gruaja ka në këtë mënyrë shumë arsye për turp: tek gruaja janë fshehur aq shumë elementë pedantizmi, cektësie, shitmendjeje, aq mendjemadhësi e ngushtë, mospërmbajtje dhe paturpësi e ngushtë (të shqyrtohet qoftë edhe vetëm marrëdhënia e saj me fëmijët sa që deri më sot, në fund të fundit, janë shtypur dhe ndalur në mënyrë të përsosur nga frika e burrave. Mjerë nëse vetëm “mërzia e përjetshme e gruas" (me të cilën ajo është e pasur!) mundtë guxonte të bentë përpara! Mjerë nëse do të fillonte të harronte plotësisht dhe në fillim urtësinë dhe artin e saj, që është ai i hijeshisë, i lojës, i aftësisë për të përzënë shqetësimet, të lehtësimit dhe të të marrit lehtë të gjërave, të harronte aftësinë e saj të hollë për të ngjallur dëshira të këndshme! Që tani kanë filluar të ngrihen zëra femërore që (për Aristofonin!) të fusin frikën: me saktësi mjekësore kërcënohet ajo që si gjë të parë dhe të fundit gruaja do nga burri. A nuk të lë shije shumë të keqe që gruaja përpiqet të bëhet shkencëtare në këtë mënyrë? Deri më sot, për fat të mirë, sqarimi i gjërave i përkiste burrit, ishte dhuntia e burrit: në këtë mënyrë ngelej “midis njerëzve të afërt"; dhe së fundi, me të gjitha ato që gratë shkruajnë “për gruan" mund të jemi shumë mosbesues për faktin që gruaja dëshiron të dijë më shumë për vetveten, dhe që mund ta dëshirojë.… Në qoftë se me këtë gruaja nuk kërkon zbukurime të reja (megjithatë unë mendoj se zbukurimi është pjesë e natyrës së përjetshme femërore) atëherë do të dojë të ngjallë frikë për veten, ndoshta me këtë do të dojë pushtet. 
Por "nuk" do të vërtetën. Ç'rëndësi ka për gruan e vërteta? Që nga fillimi asgjë nuk është më e huaj, më e neveritshme dhe armiqësore për gruan sesa e vërteta: aftësia e saj e madhe është gënjeshtra, shqetësimi më i madh për pamjen e jashtme dhe bukurinë. Ta pranojmë ne burrat: tek gruaja ne nderojmë dhe duam pikërisht këtë aftësi dhe këtë instinkt; ne që e kemi të vështirë dhe që për ngushëllimin tonë shoqërohemi me kënaqësi me krijesa nën duart, vështrimet dhe marrëzitë e vogla të të cilave serioziteti ynë, rëndësia dhe thellësia jonë na duken pothuajse një marrëzi. Së fundi
unë pyes: a e ka pranuar vallë vetë gruaja thellësinë e një mendjeje femërore, drejtësinë e një zemre femërore? Dhe a nuk është vallë e
vërtetë që, në vija të përgjithshme, "gruaja" deri më sot ka qenë e përçmuar mbi të gjitha nga vetë gruaja, dhe patjetër jo nga ne? Ne burrat dëshirojmë që gruaja të mos vazhdojë të përlyhet me sqarimin e gjërave, siç qe maturi mashkullore dhe mbrojtje ndaj gruas kur kisha
shpall: gruaja të heshtë shumë! Qe në të mirë të gruas që Napoleoni i la te kuptonte deri edhe fjalëshumës Zonjë de Stal( shkrimtare franceze?: gruaja të heshtë në politikë"!
Dhe unë sot mendoj se është mik i vërtetë i grave ai që sot grave u thotë me zë të lartë: gruaja të heshtë nga gratë"!

Kur një grua imiton pikërisht Zonja Roland' ose Zonjën de Stal apo zotin Zhorzh Saud?, thua se ne këtë veprim mund të tregojë diçka në të mirë të “gruas në vetvete", ajo zbulon prishjen e instinkteve, pa marrë parasysh faktin që zbulon shijen e keqe. Midis burrave tri e sipërpërmendurat janë tri gra qesharake në vetvete dhe asgjë më shumë! Dhe këto janë pikërisht arsyet më të mira kundër emancipimit dhe pavarësisë së gruas.

1) Pauline Roland, veprimtare aktiviste për emancimin e femrës në Francë. 

Niçe

Marrëzia në kuzhinë, gruaja si gjellëbërëse, mendjelehtësia e tmerrshme me të cilën përkujdeset për ushqimin e familjes dhe të të
zotit të shtëpisë! Gruaja nuk kupton se çfarë do të thotë ushqim dhe dëshiron të jetë gjellëbërëse! Në qoftë se gruaja do të ishte një krijesë që mendon, si gjellëbërëse prej mijëra vjetësh, do të kishte zbuluar me kohë të dhënat më të rëndësishme në lidhje me fiziologjinë, ashtu si do ti duhej, pra, të përvetësonte edhe artin e të shëruarit! Evolucioni i qenies njerëzore është ndalur sa s'ka ku të vejë më dhe është dëmtuar shumë keq nga gjellëbërëset e këqia, nga mungesa e plotë e arsyes në kuzhinë; edhe sot gjendja nuk është përmirësuar. 
Një bisedë për vajzat e familjes.

Niçe

Ka përmbysje dhe tipare të shpirtit, ka mendime, një mori fjalësh, në të cilat kristalizohet papritur një kulturë e tërë, një shoqëri e tërë. Midis këtyre, fjalia që Zonja de Lambert i drejtonte herë pas here djalit të saj: "Mon ami, ne vouz permetez jamais que de folies qui vous feront grand plaisir." Meqë ra fjala, fjalia më prej nënë dhe më e urtë që i është drejtuar ndonjëherë një djali.

1) I dashuri im, mos i lejoni kurrë vetes marrëzira që nuk ju japin kënaqësi të mëdha.

Niçe

Ajo që kanë besuar Dantja dhe Gëtja për gruan, ata, duke kënduar: "ajo vështronte sipër, ndërsa unë tek ajo", këta duke e përkthyer: "Natyra e përjetshme e femrës na tërheq lart", unë nuk dyshoj që çdo grua fisnike do të ngrihet kundër një bindjeje të tillë, meqenëse ajo e beson pikërisht përjetësinë mashkullore...

Niçe