Të mësosh historinë e kulturës europiane, dallimet mes tyre, uljet dhe ngritjet e tyre, rënien dhe ngritjen e qytetërimit europian, atë që e bën ndryshe nga të tjerët, artin e tyre dhe krimin historik që fshihet poshtë këmbëve të europës së vjetër, të njohësh themeluesit dhe rebeluesit të cilët kanë bërë histori, pra, të njohësh fytyrën e vërtetë të europës së vjetër dhe të re, nuk është diçka e cila duhet injoruar me idenë se nuk na hyn në punë!
Sa më shumë indiferent të jesh ndaj kësaj fytyre, aq më shumë do vuash nga mashtrimi dhe pabesia e kësaj fytyre e cila vishet me një vello të bukur por që në fakt fsheh një fytyrë të plakur, një fytyrë shtrigane që të dhuron mollën e helmatisur !