Nuk mund të zhduket nga shpirti i një qenieje njerëzore ajo gjë që paraardhësit e saj e kanë bërë me kënaqësi dhe vazhdimisht: nëse kanë qenë kursyes dhe specialist të zellshëm pas një tavoline shkrimi apo pas një kasaforte, të thjeshtë dhe borgjeze në dëshira, të thjeshtë gjithashtu në virtytet e tyre; apo nëse kanë jetuar të mësuar nga mëngjesi në mbrëmje të urdhërojnë, të dhëna pas dëfrimeve të rënda dhe pranë ndoshta detyrave dhe përgjegjësive edhe më të rënda; apo më në fund nëse, në njëfarë çasti, kanë flijuar të drejta të lashta per lindje dhe pushtet për ta jetuar deri në fund besimin e vet, "Zotin" e tyre, si qenie njerëzore me vetëdije të pamëshirshme dhe të brishtë qe
skuqet përpara çfarëdo kompromisi. As edhe e mundur nuk është qe një qenie njerëzore të mos ketë në trup karakteristikat dhe parapëlqimet e prindërve të vet dhe të stërgjyshëve të vet, çfarëdo të kundërt të thojë pamja e jashtme. Eshtë ky problemi i racës. Meqenëse dicka dihet për prindërit, është e lejueshme të bëhen disa parashikime për
për fëmijën: njëfarë mospërmbajtjeje e neveritshme, njëfarë smire e vogël, një mënyrë e ngathët për t'i dhënë të drejtë vetes, megjithatë, të tria këto cilësi kanë përbërë, në ç̟do kohë, karakteristikën tip plebe, dhe me siguri duhet të kalojnë tek fëmija si gjaku i sëmurë; ndërsa me ndihmën e edukimit dhe formimit më të mirë do të arrihet pikërisht vetëm për të mashtruar në lidhje me një trashëgimi të tillë. Por çfarë gjëje tjetër synojnë, sot edukimi dhe formimi? Në epokën tonë shumë popullore, dua të them epoka e plebejve, "edukimi" dhe "formimi" dubet të jenë kryesisht arti i mashtrimit, i largimit duke mashtruar nga prejardhja, nga plebeu i pranishëm në trup dhe në shpirt. Një edukator sot që të predikonte çiltërsinë dhe t'u bërtiste vazhdimisht benjaminëve të tij: "Të jeni të vërtetë" Të jeni të natyrshëm! Paraqituni ashtu siç jeni!", madje edhe një kërriç i tillë i virtytshëm dhe besnik pas pak kohe do të mësonte të kapte diçka me atë sfurkun e famshëm të Oracit, nëpërmjet " e natyrshmja përshjashton" : po me çfarë përfundimesh? "Plebeu" në këtë mënyrë do të kthehet.
Niçe