Tuesday, April 14, 2020

Të jesh origjinal

Dhuro pak emocion, mos ji kaq strikt. 
Mos e mbaj çekanin e kritikës gati në çdo kohë e për çdo njeri ! 
Shpesh ndodh që gjërat i prishim më shumë kur bëhemi striktë sesa kur jemi sportivë duke dhuruar ngjyra të emocionit!
Ti mohosh vetes pak emocion do të thotë se po e ndrydh shpirtin pak nga pak. 
Nëse bën pak si budalla, nëse qesh me të madhe ndonjëherë, nëse luan me ndonjë kanaçe në mes të rrugës duke qenë i veshur mirë, nëse...nëse...këto nuk të bëjnë qesharak ty si njeri, nuk ta ulin personalitetin...jo, këto të bëjnë ty një person origjinal, njeri të natyrshëm, njeri pa komplekse, njeri që e shijon jetën!