Çfarë është aristokratike? Çfarë do të thotë për ne sot përsëri fjala "aristokratike"? Nga çfarë gjëje tradhtohet qenia aristokratike, nga çfarë gjëje dallohet nën këtë qiell të rëndë dhe të vrenjtur me sundimin e porsanisur të plebenjve, përmes të cilit gjithçka bëhet e errët dhe mbytëse?
Nuk janë veprimet që shërbejnë si dëshmi: veprimet jane gjithmonë të dyshimta, gjithmonë të pazbulueshëm; nuk janë as edhe "veprat" të tilla. Sot midis artistëve dhe të diturve gjenden disa njerëz të veçantë të cilët përmes veprave të veta zbulojnë se shtyhen drejt aristokracisë nga një dëshirë e thellë: por pikërisht kjo nevojë për fisnikëri është në mënyrë rrënjësore e ndryshme nga nevojat e vetë shpirtit fisnik, dhe është pikërisht shenja dalluese e përfolur dhe e
rrezikshme e mungesës së saj. Nuk janë veprat, është besimi që vendos këtu, që përcakton këtu hierarkinë, për të marrë përsëri nje formul të vjetër fetare në një vështrim të ri dhe më të thellë: një bindje e sigurt themelore që një shpirt fisnik ka për veten, diçka që nuk behet, as kërkohet as gjendet, ndoshta as harrohet. Shpirti fisnik ndien nderim të thellë për vetveten.
Niçe