Wednesday, April 15, 2020

Niçe 116

Ngjarjet dhe mendimet më të medhaja (por mendimet më të mëdhaja janë ngjarjet më të mëdhaja) kuptohen me vone, brezat që janë bashkëkohës me to nuk i jetojnë ngjarje të tilla: ata jetojne prane tyre.
Këtu ndodh diçka e ngjashme me atë që ndodh në mbretërinë yjore.
Drita e yjeve më të largët arrin tek qeniet njerëzore shume me vonë, dhe para se ajo të arrijë qenia njerëzore e mohon që atje të ketë yje. "Sa shekuj i nevojiten një shpirti për t'u kuptuar?" Ka edhe nje metër matjeje me të cilin, si domosdoshmëri, krijohen gjithashtu një hierarki dhe një ceremoni: për shpirt dhe për yll.

"Këtu pamja është e lirë, shpirti i lartësuar". Por ka një specie të kundërt të qenieve njerëzore që qëndron edhe ajo në majë dhe që edhe ajo e ka pamjen të lirë: megjithatë ajo vështron poshtë !

Niçe