Ka njerëz të veçantë që kanë në mënyrë të pashmangshme shpirt, që mund të thonë dhe të bëjnë atë që duan dhe t'i mbajnë duart përpara syve tradhtarë (thua se duart nuk janë tradhtare!): në fund gjithmonë del qartë se kanë diçka për të fshehur dhe ky eshtë shpirti. Nje nga mjetet më të stërholluara për të mashtruar të paktën sa të jetë e mundur më gjatë dhe për t'u quajtur, me sukses, me budallenj nga ajo çfarë jeni (gjë që, në jetën e zakonshme, është shpesh e deshirueshme si çadër) quhet entuziazëm: duke përfshirë aty atë gjë që bën pjesë në të, për shembull virtytin. Kështu që, ashtu siç thotë Galiant i cili duhej të merrte vesh nga këto gjëra: vertu est enthousiasme.
Niçe