Problemi i atyre që presin. Duhen disa raste fatlume dhe shumë të papritura që një qenie njerëzore, tek e cila fle zgjidhja e një problemi, të arrijë të veprojë përsëri në çastin e duhur: “të shpërthejë", siç mund të thuhej. Mesatarisht nuk vërtetohet, dhe në të gjitha anët e botës gjenden njerëz që presin, që me mundim të madh e dinë se në ç'masë presin, por ca më pak që presin më kot. Nganjëherë edhe thirrja për rizgjim arrin tepër vonë, ai rast që jep “lejen" për të vepruar, kur tashmë ajka e rinisë dhe e fuqive është harxhuar duke ndenjur ulur të qetë; dhe kur kanë ndier me frikë të madhe, kur pikërisht “janë hedhur përpjetë" gjymtyrët e tyre ishin tepër të përgjumura dhe shpirti i tyre tepër i rënduar! “Eshtë tepër vonë!" thonë me vete, të bërë tani mosbesues ndaj vetvetes dhe që, nga ai çast, përgjithmonë të padobishëm.
Në mbretërinë e gjenisë, “Rafaeli pa duar", dhe shprehja nënkuptohet në përjashtimin e saj më të gjerë, mos vallë do të duhej të mos ishte përjashtim, por rregulli? Ndoshta gjeniu nuk është edhe aq i rrallë: por të tilla janë pesëqind duart për të cilat ka nevojë për të tiranizuar 'kaipos' , "çastin e duhur", për ta kapur rastin për flokësh!
Niçe