Tuesday, April 14, 2020

Niçe 112

Po a do të më besohet? Ndërsa unë kërkoj që të më besohet; une gjithmonë kam menduar keq për veten, për mua, vetëm në raste shumë të rralla, vetëm i detyruar, gjithmonë pa kënaqësi “për punën", i gatshëm për t'u shmangur nga “unë", gjithmonë pa besim në përfundimin, në sajë të një mosbesimi të pakufizuar në mundësitë e vetënjohjes, që më ka çuar aq shumë përpara sa të përftoj një 'contradictio in adjecto' deri edhe në konceptin e “njohjes së tërthortë" që i lejojnë vetes teoricienët: e gjithë
kỵ fakt është gjëja pothuajse më e sigurt që unë di për veten. Tek unë duhet të jetë një lloj neverie për të besuar diçka të saktë rreth vetes sime. Mos vallë kjo fsheh ndonjë enigmë? Ka të ngjarë, por për fat të mirë nuk është për dhëmbët e mi. Mos vallë zbulon specien së cilës i përkas? Por jo mua: kështu më pëlqen"

Niçe