Wednesday, April 1, 2020

Niçe 82


Çdo popull ka një hipokrizi të tij të veçantë që thërret virtytet e tij. Pjesa më e mirë që është tek ai nuk e pranon, e nuk mund ta pranojë.

Niçe

Për çfarë u detyrohet Evropa Hebrenjve? Për shumë gjëra, të mira e të këqia dhe mbi të gjitha një gjë të bërë në të njëjtën kohë mirë e më mirë dhe shkel e shko: stili i madh morale, pjelloria dhe mjeshtëria e kërkesave të pafund, e interpretimeve të pafund, romanticizmi i plotë
dhe lartësia e problematikave morale, dhe për pasojë pikërisht pjesa më tërheqëse, kapëse dhe e kërkuar e atyre lojërave kromatike dhe të atyre joshjeve për jetën në pasqyrimin e të cilit sot digjet (ndoshta, shuhet) qielli i kulturës sonë evropiane, qielli i saj i mbrëmjes. Ne, artistë të pranishëm midis shikuesve dhe filozofëve, për këtë u jemi mirënjohës herbrenjve.

Niçe