Të jetosh me një gjakftohtësi të pafund dhe krenarë, gjithmonë matanë. Të kesh dhe të mos kesh me dëshirë ndjenjat e veta, të vetat pro dhe kundër, të përkulesh mbi to me orë të tëra; të ulesh mbi to si mbi kalë ose si mbi kurrizin e gomarit; në te vërtetë është e nevojshme të dish të shfrytëzosh si marrëzinë e tyre ashtu dhe zellin e tyre. Të ndjekësh të treqind paraskenat e tua; të mbash edhe syze të zeza: ka aty raste në të cilat askush nuk duhet të shihet në sy dhe ca më pak në "brendësi". Dhe të zgjedhësh për shok atë ves çapkën dhe të gëzuar: mirësjelljen. Dhe të ngelesh zot i katër virtyteve të veta: i guximit, i mprehtësisë, i dhermbshurisë, i vetmisë.
Në të vërtetë, vetmia midis nesh është një virtyt: një prirje fisnike dhe e dhënë pas pastërtisë e cila ndien se në takimin midis qënies njerëzore dhe qënies jonjerëzore, “në shoqëri", është e pashmangshme një mungesë pastërtie. Çdo shoqëri, në ndonjë mënyrë, në ndonjë vend, në ndonjë rast, bëhet “vulgare".