Me rrezikun për të mos u pëlqyer veshëve të pafajshëm, unë po vazhdoj edhe më tej: egoizmi bën pjesë në thelbin e shpirtit fisnik; e
kam fjalën këtu për atë besim të pandryshueshëm që një qenieje si "ne jemi" qenie të tjera duhet për nga natyra t'i nënshtrohen dhe t'i flijohet. Shpirti fisnik e pranon këtë fakt të egoizmit të tij pa i bërë asnjë pyetje vetes, edhe pa ndjenja të ashpërsisë, detyrimit, arbitraritetit, por si diçka që mund të hedhë themelet mbi ligjin zanafillor të gjerave: në qoftë se do të kërkonte t’i vinte atij një emër, do të thoshte që “është vetë drejtësia". Në rrethana që në fillim e bëjnë të ngurrojë, ai pranon ka qenie që kanë po ato të drejta si ai; sapo është sqaruar ky problem i shtresës shoqërore, lëvizjet midis këtyre të njëjtëve dhe që kanë të drejtë të barabartë me të njëjtën siguri, në turp dhe në nderimin e thellë delikat, që ka në marrëdhënie me vetveten: kjo sipas një mekanizmi të bashkëlindur dhe qiellor në të cilin të gjithë yjet janë specialistë. Është një copë më shumë e egoizmit të tij kjo mprehtësi dhe ky vetëkufizim
në marrëdhënie me të barabartët e tij (çdo yll është një egoist i këtij lloji): ai i bën nder vetes me ata dhe me të drejtat që u lejon vetë
atyre, ai nuk dyshon që shkëmbimi i nderimeve dhe i të drejtave, si thelb i çdo marrëdhënieje, i përket gjithashtu gjendjes natyrale të gjërave.
Shpirti fisnik jep ashtu siç merr për shkak të instinktit të flaktë dhe të ndjeshëm të shpërblimit që është instinkt në brendësi të tij. Koncepti i "falenderimit" nuk ka as kuptim, as erë të mirë midis të barabartëve, mundet që të ketë një mënyrë të madhërishme për ta bërë, siç thuhet, të rrëshqasë përsipër nga lartësia e dhuntive dhe t'i pijë i etur gati sikur të ishin pika uji: por për këtë art dhe për këto qëndrime shpirti fisnik nuk ka dhunti. Egoizmi i tij në këtë rast i bëhet pengesë: medoemos pa dëshirë heq vështrimin nga "lartësia", parapëlqen ta drejtojë përpara vetes, horizontalisht dhe ngadalë, ose nga poshtë; ai merr vesh nga
lartësia.
Niçe