Sunday, April 5, 2020

Niçe 91

Të përmbahesh në mënyrë të ndërsjellë përpara fyerjes, përpara dhunës dhe shfrytëzimit, ta barazosh vullnetin tënd me atë të të tjerëve: kjo në njëfarë kuptimi të trashë mund të bëhet rregull i mirë midis njerëzve të veçantë kur janë kushtet paraprake (domethënë ngjashmëria e tyre e vërtetë në sasi të madhe force dhe vlerash, dhe përkatësia e tyre e përbashkët në një trup). Por sapo një parim i tillë të dëshironte të zgjerohej dhe madje të bëhej parimi themelor i shoqërisë, menjëherë do të zbulohej për aq sa është; vullnet i mohimit të jetës, parim i shpërbërjes dhe i rënies. Në thelb është nevoja të mendojmë deri në rrënjët e gjërave dhe të ruhemi nga çdo dobësi ndjenjash: jeta në vetvete është përvetësim, shtypje, dhunë e të huajit dhe e më të dobtit, nënshtrim, këmbëngulje, detyrim í formave të veta, aneksim dhe sa më pak, në rastet më të buta, shfrytëzim; por me çfarë qëllimi duhet të drejtohemi gjithmonë me fjalë të tilla në të
cilat, që nga lashtësia, është ngulitur një qëllim nxirës? Edhe ai trup në brendësi të të cilit, siç kemi pranuar më parë, individët trajtohen si të barabartë (ndodh në çdo aristokraci të drejtë), edhe ai, në qoftë se është trup i gjallë dhe jo duke dhënë shpirt, duhet tu bëjë trupave të tjerë gjithçka nga të cilat individët, të përfshirë tek ai, shmangen për t'i bërë ndërsjelltas: ai do të duhet të jetë vullneti i pushtetit të mishëruar, ai do të rritet, do të zgjerohet, do të tërheqë nga vetja, do të fitojë epërsi, dhe jo për shkak të ndonjë karakteri moral apo imoral, por sepse jeton dhe sepse të jetosh është pikërisht vullnet, dëshirë për pushtet. Por vetëdija e përbashkët e evropianëve, mbi asnjë pikë më
shumë se sa mbi këtë, i kundërvihet të mësuarit; tani flet përçart ngado, madje prapa maskimesh shkencore, për kushtet e ardhshme të shoqërisë nga të cilat do të duhet të zhduket "karakteristika e shfrytëzimit": në veshët e mi tingëllon si premtimi për të shpikur një jete që do të heqë dorë nga çfarëdo funksioni organik. "Shfrytëzimi" nuk i përket një shoqërie të prishur apo gjysmake dhe primitive: në menyrë thelbësore i përket asaj që është e gjallë si funksion organik bazë, është një pasojë e vullnetit të vërtetë për pushtet, që është pikërisht vullneti për të jetuar. Meqenëse kjo, si teori, është një risi, si realitet është  fakti i 'zanafillës' së të gjithë historisë: në këtë pikë të jemi të ndershëm me vetveten!