Friday, April 3, 2020

Poezi

Unë jam i vetëdijshëm për atë që ka në
zemrën tënde të cilën e ke mbajtur sekret nga universi. Unë jam i vetëdijshëm për mendimin tënd të cilën e kishe mbajtur sekret nga vetja.
Diku, unë po lexoj sytë e tu, fjalët e tua. Diku, unë po hyj në zemrën dhe rrahjet e zemrës tënde. Një moment ishim të lidhur bashkë pavarësisht nëse isha afër apo larg. Ti u trishtove atë ditë kur nuk arrite të më shihje apo të më takoje mua. Ti nuk qëndrove e qetë atë ditë kur unë do të flisja ose të dëgjoje ndonjë gjë nga ato që the. Megjihatë unë jam bërë një arsye për ekzistencën tënde. Mos e fshih atë nga vetja jote. Ti ishe e lidhur me mua çdo moment edhe kur isha larg edhe kur isha afër. 
Edhe nëse nuk e thua këtë me buzët e tua, unë e di që në zemrën tënde, jetoj ose qëndroj i fshehur në thellësinë e saj. Fryma jote e jep pohim. Nëse prek ose kap dorën tënde ti mund të deklarosh të gjitha dëshirat e tua. Kjo është koha për t'i shprehur ato çaste, ato momente kur  ishim të lidhur bashkë edhe nëse kam qenë larg ose afër teje !

Qielli ishte i mbushur me pyetje
Tani është plot me përgjigje
Lëri pak rrezet e diellit të luftojnë me retë
Lëreni këtë zemër të këndojë për pak
Çfarë lloj buzëqeshje është kjo 
E cila është e mbërthyer në buzë!?
Le ta rrisim distancën nga pikëllimi 
Le ta gudulisim këtë ditë pak
Ajo vështron dhe shikon
Shiko se lumturia e djallëzisë është e tepërt
Ajo shikon dhe shikon, shihe ! 
Shiko sa shpejt funksionon në një çast
Ajo shikon dhe shikon, shihe !
Zemra ka një vend
Aty ku është I është bashkangjitur një ritëm
Lëre lëkundjen, lëkund veten nga pak
Lëre veten të fluturojë si ëndrrat e tua
Ajo vështron dhe shikon,shihe ! 
Shiko se lumturia e djallëzisë është e tepërt
Ajo shikon dhe shikon, shihe ! 
Shiko sa shpejt funksionon në një çast
Ajo shikon dhe shikon, shihe ! 
O njeri i gëzuar
Ti je si një burim drite
Ti je dhe si një fluskë
Kënga jote është si një dallgë 
Melodia është jeta 
Ti je gjëja më e bukur 
Në një natë me hënë
Shkëlqimi i hënës 
Në detin e jetës

Kërko për mua
Jam humbur diku
kërko për mua
Unë nuk kam besim tek vetja
Pse më duket sikur
Unë jam ndarë nga vetja!?
Nuk e di pse!
Unë jam i rrethuar me pyetje
Mendimi i zemrës sime është i humbur
Nëse mund t'i dëgjosh, 
atëherë më kërko
kërko për mua.
Këtu, jeta vazhdon akoma
mendova se duhej të jetoja vetëm
këtu...
Shtigjet / rrugët që kam kaluar nëpër të
Janë të dyshimta! 
Unë kurrë nuk e kam parë qiellin të hapur.
A kam pasur frikë nga çdo lumturi?
Kam ngelur i heshtur, duke u strehuar pranë?
Mendimi i zemrës sime është i humbur
Nëse mund t'i dëgjosh, atëherë më kërko...
kërko për mua...
Jam humbur diku
Diku i rrethuar me pyetje
E nëse ti më gjen
Përgjigjja do jesh ti... 
Mbushur me mistere
Enigmë