Tuesday, April 14, 2020

Niçe 113

"Po çfarë të ka ndodhur?" 
“Nuk e di" tha me dy mendje - “ndoshta mbi tavolinën time kanë kaluar shtrigat." 
Sot, herë pas here, ndodh që një njeri i butë, i matur, kokëfortë për të vrarë mendjen papritmas, për të thyer pjatat, për të përmbysur tavolinën, për të bërtitur, për t'u çmendur, për të fyer të gjithë; dhe më në fund për t'u tërhequr, i turpëruar, i mbushur gjithë inat kundër vetvetes. -Ku? Me ç'qëllim? Për të vdekur nga uria në një cep të largët? Për tu mbytur në kujtimet e veta? Ai që provon lakmitë e një shpirti më të lartë dhe përzgjedhës dhe rrallë herë gjen tavolinën e shtruar, ushqimin gati, do të ndeshet në çdo kohë me një rrezik të madh: por sot ai është i jashtëzakonshëm. I përplasur në një epokë të zhurmshme dhe harbute, me të cilën në dëshiron të hajë nga i njëjti tas, ai me lehtësi mund të vdesë nga uria ose nga etja ose, në rast se vendos “për të zgjatur duart" nga neveria e papritur. Ka të ngjarë që të keni ngrënë të gjithë nëpër mensa në të cilat nuk bënim pjesë me të drejtë; dhe pikërisht më shpirtërorët se ne, ata më të vështirët për t’u ushqyer, e njohin atë çrregullim të rrezikshëm të tretjes së ushqimit që lind nga një mendim dhe nga një zhgënjim i papritur për ushqimin tonë dhe për ata që kemi afër në tavolinë: kjo është neveria e pasbukës.