Ka një instinkt për shtresën shoqërore i cili, më shumë se çdo gjë tjetër, është shenjë e një shtrese të ngritur; ka një kënaqësi të ngjyrimeve të nderimit të madh që të çon përsëri tek prejardhjet dhe zakonet fisnike.
Finesa, shpirtmirësia dhe lartësimi i shpirtit në mënyrë të rrezikshme vihen në provë kur u kalon afër diçka e shtresës së lartë, por ende
jo e mbrojtur, kundër kapjeve dhe trashamanësive të mërzitshme nga drithërimat e autoritetit: diçka që shkon nëpër rrugën e saj pa shenja dalluese, e pa zbuluar, duke u përpjekur, ndoshta me qëllim e mbështjellë dhe e maskuar, si nëj gur krahasimi i gjallë. Ai që ka për detyrë dhe ushtrim hetimin nëpër shpirtra, ka për t'u vlerësuar në shumë forma pikërisht me këtë mjeshtëri për të vënë re vlerën e fundit
te një shpirti, hierarkinë e bashkëlindur dhe të patjetërsueshme së cilës i përket; ai do ta vērë në provë në instiktin e tij të nderimit të madh.
Ndryshimi shkakton urrejtje. Ligësia e disa natyrave papritmas shpërthen jashtë ashtu si uji i ndotur kur nga kutira të mbyllura nxirret ndonjë vazo e shenjtë; ndonjë gjë e çmuar, ndonjë libër; dhe nga ana tjetër ka një heshtje të pavullnetshme, një ngurrim të syrit, një bërje heshturazi të çdo veprimi në të cilin është shfaqur që një shpirt ndien afërsinë e nderimit më të denjë. Mënyra me të cilën deri më sot në Evropë mbahet gjallë në përgjithësi nderimi i thellë për Biblën është ndoshta gjëja më e mirë për edukimin dhe për stërhollimin e zakoneve ndaj të cilave Evropa i është borxhlie krishtërimit: libra të tillë, me thellësi dhe me domethënie shumë të madhe, për mbrojtjen e tyre kanë nevojë për një tirani të autoritetit që vjen nga jashtë për të fituar ata mijëravjeçarë vazhdimësie të nevojshëm për t'i shfrytëzuar dhe për t'i zbërthyer. Eshtë arritur shumë kur më në fund i është bërë i kuptueshëm masës së madhe (të përciptëve dhe tipave të shkathët të çdo lloji) fakti që nuk është lejuar të preket gjithçka; që ka përvoja të shenjta përpara të cilave zbathen këpucët dhe mbahet larg dora e ndyrë: pothuajse ky është lartësimi i saj më i madh tek njerëzimi. Përkundrazi, tek të ashtuquajturit të arsimuar, tek ata që besojnë tek "idetë e kohës", nuk ka asgjë që të zgjojë aq shumë neveri sa mungesa e tyre e trupit, arroganca e tyre e plotë e vështrimit dhe e dorës me të cilën prekin, lëpijnë, masin gjithçka; dhe ka mundësi që sot në popull, në shtresën e ulët, në rastin në fjalë midis fshatarëve, të vazhdojë të gjendet një fisnikëri relative shijeje dhe takti të nderimit të thellë që nuk gjendet në
gjysmëbotën e intelektualëve që lexojnë gazetën, tek të diturit.