Monday, April 13, 2020

Niçe 109

O shtegtar, kush je ti? Unë të shikoj të ecësh në rrugën tënde pa gaz, pa dashuri, me sy të palexueshëm; të lagur dhe të pikëlluar si një thellësimatës i nxjerrë përsëri në dritë, i pakënaqur nga të gjitha thellësitë: çfarë kërkoje atje poshtë? 
Me gjoksin që psherëtin, me buzët që fshehin pështirosjen e tyre, me dorën tashmë të ngadaltë kur kap diçka: kush je ti? Çfarë ke bërë? Çlodhu këtu: ky vend është mikpritës për të gjithë, çlodhu! Dhe kështu që të jesh, çfarë do të dëshiroje tani? Çfarë i nevojitet çlodhjes tënde? Mjafton që të flasësh: gjithçka kam unë do ta jap! “Për t'u çlodhur? Për t’u çlodhur? 
O kureshtar, çfarë i thua ti? Por, të lutem, më jep..." Çfarë? Çfarë? Fol! 
“Një maskë më shumë! Një maskë të dytë!"

Niçe