Ajo që mund t'i ndajë thellësisht dy qenie njerëzore është ndjenja dhe shkalla e ndryshme e pastërtisë. Për çfarë vlejnë gjithë mirësjellja dhe përfitimi i ndërsjellë, për çfarë vlen e gjithë dëshira e mirë e ndërsjellë: në fund të fundit mbyllet aty, "nuk lejojnë dhimbjen e ndërsjellë!" Instinkti më i lartë i pastërtisë e vendos atë që është goditur prej saj në vetminë më mahnitëse dhe më të rrezikshme: në idealizimin më të lartë të instinktit të mësipërm. Një fuqi e sigurt dhe e papërshkrueshme në lumturinë e banjos, njëfarë lakmie dhe etjeje që në mënyrë të parreshtur e nxisin shpirtin nga mbrëmja në mëngjes dhe nga turbullira, nga “hidhërimi" në qartësi, në vezullim, në thellësi, në stërhollim: një prirje e tillë është një prirje aristokratike, ajo ndan po aq sa edhe dallon. Dhembshuria e shenjtorit është dhëmbshuria për papastërtinë e karakterit njerëzor, të tepër njerëzores. Dhe ka nivele dhe lartësi në të cilat vetë dhembshuria shikohet nga ai si ndotje, papastërti...
Niçe