Thursday, April 16, 2020

Niçe 123

Një njeri që thotë: “Ky më pëlqen, e bëj timin dhe dua ta ruaj dhe ta mbroj nga kushdo"; një njeri i zoti për të drejtuar një çështje, për të vënë në vend një vendim, për t'i qëndruar besnik një mendimi, për të mbajtur një grua, për të ndëshkuar dhe vrarë një kokërisur; një njeri që ka zemërimin e tij dhe shpatën e tij, të cilit i nënshtrohen me dëshirë dhe i përkasin për nga natyra të dobëtit, të vuajturit, të munduarit, por edhe kafshët, me një fjalë një njeri që për nga natyra është zotëri: kur një njeri i tillë ndien dhembshuri për nga natyra, një dhembshuri e tillë, pra, ka vlerë! 
Por për çfarë vlen dhembshuria e atyre që vuajnë? Ose e atyre që madje predikojnë dhembshurinë? 
Sot pothuajse kudo në Evropë ka një ndjeshmëri të sëmurë dhe një prekshmëri ndaj dhimbjes, në të njëjtën kohë me një mospërmbajtje të neveritshme për t’u ankuar, një shndërrim më të brishtë të cilit, përmes fesë jezuite dhe një bric-à-brac filozofik, do të dëshironin të fshiheshin nga diçka më e lartë: ka një adhurim formal për vuajtjen. 
Sipas gjykimit tim, si gjë e parë të bie në sy gjithmonë paburrëria e asaj që në ato mjedise ëndërrimtarësh pagëzohet “dhembshuri". 
Është e nevojshme të shpall botërisht dhe me plot gojën këtë specie shumë të re me shije të keqe; dhe më në fund unë do të kisha dëshirë që, për mbrojtje, të na varej mbi zemër dhe në qafë hajmalia e vlefshme 'gai saber' , "shkenca e gëzuar" për të kuptuar gjermanët. 

Niçe