Thursday, April 16, 2020

Niçe 122

Filozofi është një njeri i cili vazhdimisht bën, shikon, dëgjon, dyshon, shpreson, ëndërron gjëra të jashtëzakonshme; i cili preket nga vetë mendimet e tij si nga jashtë, si nga lart, si nga poshtë, si nga lloji i ngjarjeve dhe i goditjeve të rrufeshme të tij; sepse ai vetë është, ndoshta, një stuhi, e cila ecën e mbarsur me rrufe të reja; një individ i pashmangshëm përreth të cilit shungullon, gjëmon dhe sokëllin dhe ndodhin gjëra shqetësuese. 
Një filozof: ah, një qenie që shpesh ikën nga vetja, që shpesh ka frikë nga vetja, por është tepër kureshtar për te mos “u kthyer" përsëri gjithmonë “tek vetvetja".