Ka dy lloje gjenish: njëri që në radhë të parë lind dhe dëshiron te lindë dhe një tjetër që dëshiron ta fekondojnë dhe pjell. Dhe në të njëjtën mënyrë midis popujve gjenialë janë ata të cilëve u ka rënë në pjesë problemi femëror i shtatzënisë dhe detyra e fshehtë e strukturimit, pjekjes, plotësimit (për shembull, grekët ishin një popull i këtij lloji, në mënyrë të ngjashme francezët); dhe të tjerë që duhet të fekondojnë dhe të bëhen shkaku para organizimeve të reja të jetës (si hebrenjtë, romakët dhe, ta lusim me të gjithë thjeshtësinë, gjermanët?): popuj të sfilitur dhe të hutuar nga ethe të panjohura, në mënyrë të pakundërshtueshme të prirur jashtë vetes, të dashuruar dhe të dëshiruar për raca të huaja (raca që “lejojnë të fekondohen") dhe në të njëjtën kohë të etur për të mbisunduar si të gjithë ata që ndihen të pasur me fuqi lindëse dhe për pasojë me “hirin hyjnor".
Dy llojet e gjenive e kërkojnë njëri-tjetrin si burri dhe gruaja; por edhe keqkuptohen midis tyre, ashtu si burri dhe gruaja.
Niçe