Eshtë një vetëkontroll i stërhollë dhe në të njëjtën kohë fisnik, meqenëse, në përgjithësi, duhet lavdëruar, të lavdërosh gjithmonë vetëm atje ku nuk je i një mendjeje: në rast të kundërt do të lavdërohej vetvetja, gjë që është kundër shijes së mirë. Natyrisht është një vetëkontroll që jep një arsye të mirë dhe një rast për t'u keqkuptuar gjithmonë. Që të bëhet i mundur pranimi i këtij luksi të vërtetë shijeje dhe morali, nuk është e nevojshme të jetohet midis torollakëve të shpirtit, por midis qeniesh njerëzore të cilat keqkuptimet dhe gabimet vazhdojnë ende t'i dëfrejnë me anë të mprehtësisë së tyre: përndryshe ajo do të duhet të paguhet shtrenjtë!
"Ai më lavdëron, prandaj më jep të drejtë": ky argumentim prej gomari, ne të vetmuarëve, i shkatërron gjysmën e jetës, meqenëse çon gomerët midis të afërmëve dhe miqve tanë.