Midis gjërave ndoshta më të vështira për t'u kuptuar për një fisnik është sqima: ai do të përpiqet ta mohojë edhe atje ku një specie tjetër e qenieve njerëzore mendon ta kapë me të dyja duart. Për atë problem qëndron në përfytyrimin si qenie që përpiqen të ngjallin një opinion të mirë për veten, të cilin ata vetë nuk e kanë, dhe që, pra, nuk e "meritojnë", dhe që megjtihatë më pas ata vetë i besojnë një opinioni të tillë të mirë.
Përgjysmë kjo i duket kaq pa shije dhe e parespektueshme ndaj vetvetes, për një gjysmë tjetër i duket në mënyrë të rënduar kaq e paarsyeshme sa do të parapëlqente ta konceptonte sqimën si një perjashtim dhe të dyshojë për të në shumicën e rasteve kur bëhet fjalë per të. Për shembull, ai do të thojë: “Mund të gabohem për atë që vlerësoj dhe nga ana tjetër të kërkoj që vlera ime të pranohet edhe nga të tjerët ashtu si e përcaktoj unë: por kjo nuk është sqimë (por krenari në pjesën më të madhe të rasteve, ajo që quhet "përulësi" ose thjeshtësi")".
Ose: “Kam shumë arsye për t'u kënaqur me opinionin e mirë që të tjerët kanë për mua, ndoshta sepse i nderoj dhe i dua dhe jam i lumtur për çdo gëzim të tyre, ndoshta gjithashtu sepse opinioni i tyre i mirë përforcon dhe shton tek unë besimin në vetë opinionin tim të mirë, ndoshta sepse opinioni i mirë i të tjerëve, deri edhe në rastet kur unë nuk jam i atij mendimi, më jep dorë ose premton për të më dhënë dorë: por e gjitha kjo nuk është sqimë. Individi fisnik para së gjithash duhet të stërmundohet të marrë me mend, veçanërisht me ndihmën e historisë, që nga kohë që nuk mund të përfytyrohen në të gjitha shtresat shoqërore popullore, në njëfarë mënyre të varura, individi i zakonshëm ishte vetëm ajo gjë që ishte menduar: aspak i mësuar për të vendosur ai vetë disa vlera, nuk i jepte as edhe vetvetes një vlerë të ndryshme nga ajo që i jepnin pronarët e tij (e drejta aristokratike e vërtetë është ajo që krijon vlera). Mund të kuptohet si pasoja e një atavizmi shumë të largët fakti që ende sot njeriu i zakonshëm pret në fillim një mendim për veten që pastaj ti nënshtrohet instinktivisht: jo vetëm një mendim
"pozitiv", por edhe një mendim negativ dhe të padrejtë (të mendohet, për shembull, pjesa më e madhe e vlerësimeve dhe e zhvlerësimeve të
vetvetes që besimtarët mësojnë nga priftërinjtë e tyre rrëfyes, dhe në përgjithësi i krishteri besimtar mëson nga kisha e tij). Në të vërtetë tani, në lidhje me ngritjen e ngadaltë të rendit demokratik të gjërave (dhe të shkakut të saj: përzierja e gjakut midis pronarëve dhe skllevërve), shtyra e zanafillës, aristokratike dhe e rrallë për t'i dhënë vetë një vlerë vetvetes dhe "për të menduar mirë" për veten do të mbështetet dhe do të përhapet gjithnjë e më shumë: por në çdo kohë ajo ka vënë në jetë kundër vetes një prirje më të vjetër, më të gjerë dhe më rrënjësore, dhe në dukurinë e “sqimës" kjo prirje më e vjetër do ta bëjë si zot mbi ato më të rejat. Sqimatari gëzohet për çdo opinion të mirë që dëgjon për veten (duke mos marrë parasysh çdo pikëpamje mbi dobishmërinë e tij dhe duke mos marrë parasysh në mënyrë të ngjashme të vërtetën ose të pavërtetën e tij), ashtu siç vuan gjithashtu nga çdo opinion i keq, meqenëse ai u nënshtrohet të dyve: ai ndihet i nënshtruar ndaj tyre për shkak të atij instinkti më të vjetër të nënshtrimit që i shpërthen brenda. Është “skllavi" në gjakun e sqimatarit, një mbetje e dinakërise së skllavit (dhe për "skllavin" ka edhe më, për shembull, në gjakun e gruas) që përpiqet të bëjë për vete me opinione tepër të mira për veten e tij; është gjithashtu skllavi që më pas bie menjëherë në këmbët e këtyre opinioneve, sikur të mos i kishte shkaktuar ai.
Dhe për ta përsëritur: sqima është një atavizëm.