Sunday, April 5, 2020

Niçe 90

Korrupsioni, si shprehje e faktit që nga brendësia e instinkteve kërcënon anarkinë dhe që themelet e ndjenjave, të "jetës" janë tronditur, korrupsioni është, sipas kuadrit jetëesor në brendësi të të cilit shfaqet, diçka krejtësisht i ndryshëm. Në qoftë se, për shembull, një aristokraci, si ajo franceze e fillimit të revolucionit, flak tutje privilegjet e veta me neverinë më të madhe dhe flijon vetvetën për një shthurje të ndjenjës së vet morale, ky është korrupsion: në të vërtetë që vetëm akti përfundimtar i atij korrupsioni shekullor, në bazë të të cilit ajo pak nga pak kishte braktisur të drejtat e saj luksoze dhe kishte zbritur në funksionin e pushtetit mbretëror (madje së fundi në zbukurimin e saj dhe në sendet e luksit). Por thelbësore për një aristokraci të mirë dhe të drejtë është të mos ndihet funksion (as i pushtetit mbretëror, as i bashkësisë), por ndjenjë e tyre dhe përligjje më e lartë, që pastaj të pranojë me ndërgjegje të pastër flijimin e një numri shumë të madh qeniesh njerëzore, të cilat për dashurinë e saj duhet të shtypen dhe të mpaken në rolin e njerëzve gjysmakë, skllevër, vegla. Kredoja e tij themelore pikërisht duhet të jetë që shoqëria nuk mund të ekzistojë për dashurinë ndaj shoqërisë, por vetëm si themel dhe si skelë mbi të cilën një lloj i zgjedhur i krijesave arrin të ngjitet në detyrën e vet më të lartë dhe në përgjithësi në një ekzistencë më të lartë; njësoj si ata dashnorë kacavjerrës të diellit që rriten në ishullin Java (të quajtur Sipo Matador) që me degët e tyre kapen fort aq gjatë dhe shpesh pas një lisi saqë më në fund, sipër tyre, por mbështetur mbi ato, arrijnë të çelin kurorën e vet në dritë të plotë dhe të nxjerrin në dukje lumturinë e vet.