Friday, April 3, 2020

Niçe 87

Kundër muzikës gjermane mendoj se duhen marrë disa masa. Meqenëse njëri e do jugun siç e dua unë, si një shkollë të madhe për shërim, sa në kuptimin shpirtëror aq dhe në atë sensual, si një vrull të pandalshëm dhe shpërfytyrim diellor që përhapet mbi një qenie zot të vetvetes dhe që beson tek vetja, tani një njeri i tillë do të duhet të mësojë të mbrohet pak nga muzika gjermane sepse, duke prishur me të shijen, do t'i prishë gjithashtu dhe shëndetin. Një jugor, jo për nga prejardhja, por për nga besimi, në rast se ëndërron të ardhmen e veriu muzikës, duhet të ëndërrojë gjithashtu një çlirim të muzikës nga dhe të ketë në vesh preludin e një muzike më të thellë, më të fuqishme, ndoshta më të keqe dhe më misterioze, një muzikë mbigjermane qe nuk shuhet, nuk zbehet, nuk venitet siç bën çdo muzikë gjermane përpara shfaqjes së detit të kaltër sensual dhe të kthjelltësisë së qiellt mesdhetar: një muzikë mbievropiane që del fitimtare edhe mbi perëndimet e kuqërremta të shkretëtirës, nga shpirti i ngjashëm mes palmash dhe të aftë për të qenë e shtëpisë dhe të endet midis shtazëve të egra, të mëdhaja, të bukura dhe të vetmuara... Unë marr me mend një muzikë magjia më e rrallë e së cilës qëndron tek mosditja me asgjë për të mirën dhe për të keqen, vetëm të përshkohet aty-këtu nga njëfarë malli marinari, nga njëfarë hiejeje e praruar dhe nga dobësi të brishta; një art që shikon të arratisen drejt vetes nga largësi të mëdha ngjyrat e një bote morale në perëndim, i bërë pothuajse i pakuptueshèm, art që ishte mjaft i përzëmërt dhe mjaft i thellë sa të mirëpriste të arratisur të tillë të vonuar.