Friday, September 30, 2016

Kur mesohesh me dhimbjen ne jete,kenaqesia me e vogel te duket nje luks i madh.

Kur mesohesh me dhimbjen ne jete,kenaqesia me e vogel te duket nje luks i madh.

Qielli me rruge

...sikur qielli te kete marre zjarr...
...sikur erresira te sundoje rrugetimet...
...sikur zjarret te behen rruge...
...sikur erresirat te gjuajne shikimet...
...atehere njeriu,do kerkoje veteveten me pishtar ne dore,ku cdo njeri qe takon ne rruge do mendoje qe ka gjetur masken e tij...!!!

Thursday, September 29, 2016

Koha

Cdo gje e ka kohen e saj e cila perfundon.Vetem dashuria e pastert nuk ka perfundim sepse eshte mje ndjenje e pakohe.

Fjalori i vuajtjes

Fjalori i dashurise mesohet ne shkollen e vuajtjes...Por zakonisht,kjo shkolle i vret nxenesit e saj pa e perfunduar arsimin...!!!

Dhimbje e heshtur

Askush nuk flet me shume se ai qe hesht nga dhimbja.Askush nuk hesht me shume se ai qe perfshihet me turmen per te fshehur dhimbjen.

Lot dhe gjak

Ne cdo pike loti ka nje histori...Ne cdo histori ka pika gjaku qe rrjedhin ne shpirt.Te shkruash historine e lotit,duhet te ngjyesh penen ne gjakun e shpirtit.

Nuk ka peshe me te rende sesa loti plot dhimbje...

Nuk ka peshe me te rende sesa loti plot dhimbje...

Lumturine

Lumturine qe e blen me dhimbje,ke per ta mbrojtur me jete!
Por kur jeten e nderton me mashtrime,lumturine ke per ta humbur ne castin e kenaqesise...!!!

Dhimbja eshte kur perfundon nje ndjenje e bukur.

Dhimbja eshte kur perfundon nje ndjenje e bukur.

Monday, September 26, 2016

Disa...

Disa jetojne te martuar por pa bashkejetese,ndersa disa bashkejetojne pa qene te martuar.Te paret jane martuar nen presion,te dytet bashkejetojne mbi zhgenjim.

Preferoj nje jete beqari ne paqe,sesa nje martese pa dashuri!

Preferoj nje jete beqari ne paqe,sesa nje martese pa dashuri!

Ruhu nga...

Kam mesuar nga jeta se nga dy lloj njerezish duhet te ruhem : nga njeriu i deshperuar dhe nga njeriu qe nuk kenaqet kurre...!

Njeriu...ehh sa pak ka mbetur prej njerezillekut!

Njeriu...ehh sa pak ka mbetur prej njerezillekut!

Dashnorja dhe Gruaja

Dashnorja është një shishe me verë, gruaja është shishe vere.Njëra te jep pijen e pasionit,tjetra te jep mundesine ta mbushesh me pasionin qe ke.Por nese te rastis te kesh per grua dashnoren,jeta jote do jete nje romance plot skandale.Por nese rastis te kesh gruan nje dashnore dhe grua njekohesisht,jeta jote do jete si nje tenxhere me presion te cilen duhet ta kesh shpesh nenkontroll.

Saturday, September 24, 2016

Endrrat

Kurre mos ia trego endrrat e tua dikujt. Por kurre mos e lejo te te beje viktime te endrrave te tua nese ia tregon.!

Tuesday, September 20, 2016

Puna

Fillimi është pjesa më e rëndësishme e çdo pune.Kuptimi I saj eshte ne mes, ndersa ne fund te punes ke per te mbledhur fitoret dhe humbjet.

Monday, September 19, 2016

Humbje apo fitore

Ne dashuri askush nuk e di nese humbasim apo fitojme, asnje nuk e di kush po humbet apo fiton. Megjithatë per mua nuk ka qene kurre nje loje kjo gje qe te dalim te humbur apo te fituar.

Dikushi

Zjarrin dhimbjes ta kupton dikush qe e ka provuar.
Rrezen e buzëqeshjes ta vlereson dikush qe I ka munguar.
Peshën e lotit e ndien dikush qe e ka grumbulluar.
Qetesine e zemres ta kupton dikush që ne te ka jetuar!
Ngulçimin e frymes e ndjen dikush per te cilin ke frymuar.
Syte e shpirtit I njeh dikush per te cilin ke lotuar.
Ne qellimin e jetes ecen me ty dikush qe per ty ka luftuar!

Saturday, September 17, 2016

Nese keni pak,jepi atij qe ka me pak se ty,keshtu do ndihesh i kenaqur me ate qe ke.

Nese keni pak,jepi atij qe ka me pak se ty,keshtu do ndihesh i kenaqur me ate qe ke.

Njeriu I dashurisë

Njeriun e mencur dashuria e ben idiot, por eshte e vetmja idiotesi qe e ben ate te lumtur. Prandaj mos qeshni me dashurine e idiotit nese nuk keni shijuar ndopak nga ajo lumturi e tij.

Filozofi dhe i dashuruari e kane te veshtire te qendrojne ne nje shoqeri duke qene te perfshire mes tyre.

Filozofi dhe i dashuruari e kane te veshtire te qendrojne ne nje shoqeri duke qene te perfshire mes tyre.

Vetem

Serisht vetem…!!! Vetem prap pra...
E kujt i them; cdo njeri prej jush nuk eshte vetem kurrsesi, per fat i jane imponuar njerez qe dashur pa dashur jane aty per te.
Ndersa une une prap vetem, dhe kete here me cudit fakti seriozisht qe ndodhem ketu vetem me vetmin me te vetmin shok. E kisha hasur shume here kete ndjesi edhe ne te shkuaren por asnjehere kaq i ndergjegjshem per absurditetin e qenies time te vetmuar.
Dhe pse jam vetem, do te pyesni ju....?
Sepse ky eshte fati qe eshte caktuar,fati qe po perpiqem ta ndryshoj.Ne fakt,fatin nuk e dryshon dot sepse duke menduar se e ndryshon,ke kaluar ne nje tjeter fat i cili nuk caktohet prej teje sepse eshte ceshtje hyjnore.Por te pakten kam ate vullnetin tim te lire per te zgjedhur cilen rruge dua te marr dhe ne cilin perfundim ka per te me cuar kjo zgjedhje.
Por fakti i te qenit vetem me vetmine time si shok,eshte nje fat i merituar per mua sepse jam une ai qe kam zgjedhur te dashuroj vetmine,sepse vetja ime nuk pranon shok tjeter pervec vetmise.
Sa per mua, mua aq me ben, po pres sic kam pritur deri me tani perfundimin, duke i shtruar rrugen e hyrjes per tek jeta ime...

Dija

Dija është pasuri qe nuk pakesohet kurre dhe as nuk ta rrembejne dot. Dija te ruan ty kudo qe te jesh, ndersa pasurine duhet ta ruash edhe kur sje prane saj. Dija eshte robi yt, ndersa pasuria te roberon ty.
Dija te behet shok ne vetmi, ndersa pasuria te behet armik dhe ne vellazeri. Dija te shpeton ne erresire, pasuria te vret dhe ne mes te dites.

Miresjellja

Mirësjellja eshte veshje që nuk del kurre nga moda.Ajo eshte veshje qe nuk njeh shtrese shoqerore, nuk njeh gjini, nuk njeh race dhe fe, nuk njeh te pasur dhe te varfer, nuk njeh te vogel apo te madh.Ajo vishet nga I semuri dhe mjeku, nga polici dhe qytetari.

Skamja ia ul vlerën fjalës së mençur. Kamja ia ngrit vleren fjalès së injorantit.

Skamja ia ul vlerën fjalës së mençur.
Kamja ia ngrit vleren fjalès së injorantit.

I varferi është i huaj në vend të tij. I pasuri eshte familjar ne vend te huaj.

I varferi është i huaj në vend të tij.
I pasuri eshte familjar ne vend te huaj.

Ajo qe...

Ajo qe e rrenon pasurine eshte kopracia dhe mosmirenjohja.
Ajo qe e shemton bukurine eshte mendjemadhesia dhe mburrja.
Ajo qe e ul karakterin eshte te folurit e shumte per ate qe nuk te intereson dhe pergojimi. Ajo qe e pakeson diturine qe ke eshte mendimi qe ske nevoje te mesosh.

Frika

Frika është mangësi e cila e ploteson shpresa dhe e forcon dashuria.

Pritja

Pritja,tortura me e embel e te dashuruarve...
Dhimbja me e hidhur e te burgosurve...
Shpresa me e rende e te semurit...
Endrra me e gjate e fukarait...

Me terheq

Me terheq nje femer me llogjike te drejte, me shpirt te qete dhe te embel, me mendje te mprehte dhe te urte, me force vizionare. Nje femer besnike dhe te ndershme jo per te tjere por per veten. Nje femer qe sheh me teper familjen e saj sesa veten. Nje femer qe I nenshtrohet burrit nga respekti dhe jo nga frika. Nje femer qe do dhe urren gjithcka qe do dhe urren burri I saj. Nje femer qe sheh vetem qellimin e burrit e jo cka ben apo nuk ben burri. Nje femer qe mbulon gjithcka te manget dhe te dobet tek burri dhe kenaqet me gjithcka qe ka burri I saj. Nje femer modeste dhe jo ambicjoze qe nuk sheh cfare posedojne te tjeret por sheh cfare nuk posedojne. Nje femer qe I frikesohet Zotit ne vetmi dhe ne publik.

Kush te...

Kush te ka humbur, nuk te ka merituar,
Kush ka qendruar , jeton ne rrugen tende.
Kë e ke gjetur, veten zbulove, o I mbuluar,
Kujt I largohesh, nuk ishe ne rrugen tende.

Modestia

Modestia eshte veshja me e bukur qe nuk del kurre nga moda.
Miresia eshte tregtia me e sigurt qe nuk ju sjell kurre humbje. Sinqeriteti eshte vula origjinale pa te cilen cdo veshje dhe tregeti do te jete fallco.

Friday, September 16, 2016

Poezi

Kur jane si dy pika shiu,
ndihme per etjen nuk i kerkojne njeriu.

Kur jane si fllad ne mengjes,
freskine per njeri-tjetrin nuk e lene ne mes.

Kur jane si zog ne fluturim,
per ta i gjithe ajri qe dhurojne kurre nuk ka cmim.

Kur jane si erresira ne shpirt,
nuk e mbajne vetem per veten qofte te pakten drite.

Kur jane si sherbeti nder fjale,
cdo hidherim qe vjen e presin pa te qare

Kur jane si bardhesi e bores,
zemrat e tyre shkrijne vec me nje prekje te dores.

Kur jane si dy te pandare,
me jete te tjera kurrsesi nuk kane te ngjare.

Wednesday, September 14, 2016

Nje udhetim fillon me nje qellim dhe mbaron me nje qellim tjeter te ri. Beje cdo hap nje qellim, dhe do shohesh te gjitha bukurite e udhetimit te jetes tende.

Nje udhetim fillon me nje qellim dhe mbaron me nje qellim tjeter te ri. Beje cdo hap nje qellim, dhe do shohesh te gjitha bukurite e udhetimit te jetes tende.

Duam por

Duam te dashurojme dhe te na dashurojne me pasterti perhere...
Por nuk e kufizojme veten gjate jetes vetem me nje partner/e...
Duam te jemi gjithnje fitues, qofte dhe me padrejtesi...
Por nuk na pelqen kur humbasim, qofte dhe me drejtesi...
Duam te jemi te lumtur, qofte dhe ne mes njerezve te deshperuar...
Por nuk na pelqen lumturia e tjetrit kur mjerimin vetes ja kemi uruar...
Duam te jetojme duke shijuar te gjitha llojet e kenaqesive te jetes...
Por duam te vdesim pa semundje dhe ne moshe shume te vjeter...

Dy gjera

Dy gjera qe urrej me se shumti tek femra eshte : Xhelozia dhe kapricot. Dy gjera qe I toleroj deri diku jane : thashethemet dhe zilia.
Dy gjera qe I dua jane : mirekuptimi dhe durimi.
Dy gjera qe I kerkoj jane : respekti dhe bindja.
Dy gjera qe jane te nevojshme : dituria dhe besimi.
Dy gjera qe rregullojne gjithcka jane : sinqeriteti dhe dashuria.
Dy gjera qe rrezojne cdo gje jane : genjeshtra dhe tradhtia.
Qe te ecesh me mua ne krah gjate gjithe jetes se kesaj bote dhe botes tjeter, duhet te jesh e tille.

Virtyti

Ne dy raste eshte ne rrezik virtyti njerezor : " Ne mjerimin e varferise dhe ne mjerimin e dashurise " !
Lumturia nuk eshte te kesh ate qe do, por te kesh nje kendveshtrim te tille e cila te jep lumturi edhe nese humbet ajo qe do.

Eshte e cuditshme sesi disa te huaj te duken me familjare... Por me e cuditshme eshte kur familjaret e tu te duken me te huaj...

Eshte e cuditshme sesi disa te huaj te duken me familjare...
Por me e cuditshme eshte kur familjaret e tu te duken me te huaj...

Dija

Dituria eshte dy llojesh : Dituri e vertete dhe dituri e genjeshtert.
Shumica e njerezve kane grumbulluar dije te geneshtert sepse kjo dije eshte perhapur si e vertete ne emer te evolucionit apo nga njerez te famshem.Keta njerez qe kane fituar dije te genjeshtert perhapin dijet e tyre si te verteta sepse jane te mashtruar,pra,mashtrojne sepse jane te mashtruar,dhe keshtu bota e dijes eshte mbushur me mashtrime te cilat shume prej tyre paguhen nga arsimtaret.
Ndersa,dija e vertete eshte kufizuar shume nga keta njerez qe programojne mashtrime te tilla.Kjo dije e vertete kufizohet brenda disa njerezve te paket,te cilet jane inteligjente,te mprehte dhe ne kerkimin e se vertetes per ta jetuar ate.Dallimi i dijes se vertete nga dija e genjeshert behet jo duke ndjekur verberisht cdo njeri qe degjon apo cdo gje qe degjon dhe lexon,por duke perdorur zemren e sinqerte dhe mendjen e mprehte pa imponimin e dikujt.
Nje nga shenjat e dijes se vertete eshte fakti se ajo eshte e lehte te veprohet,dhe puneht me te me kenaqesi duke e ditur qe do kesh shperblim te merituar prej kesaj vepre.Dija e vertete krijon ne shpirt nje qetesi dhe siguri absolute ne vetvete dhe kete siguri e mbron me cdo cmim.Kjo e vertete behet qellimi yt i jetes,behet udhezuesi yt ne cdo aspekt te jetes.Kjo e vertete nuk eshte ne rrugen ku kalon,por ne zemren qe te udhezon.

Femrat

Femrat jane 5 llojesh :
Si arzat - te frikshme dhe kapricoze.
Si fluturat - romantike dhe budallaqe.
Si pulat - te urta dhe shtepiake.
Si kanarina - magjepsese dhe te lira.
Si mizat - te ulta dhe acaruese.

Piktura dhe skulptura

Sokrati ishte nga ata filozofe te vetem qe ishin kundra piktures dhe skulptures se njerëzve dhe kafsheve. Ai e krahasonte pikturen dhe skulpturen me hijen qe leshon nje send. Hija nuk eshte gje tjeter vecse dukja e nje sendi I cili te mashtron. Ndersa sendi eshte bota reale dhe e qenesishme e cila duhet te jete objekt I vemendjes se njeriut. Hija nuk percjell asgje tjeter vecse iluzion dhe opinjonet per iluzionet jane pa fund dhe shterpe.

Qellimi ne dashuri

Dashuria nuk qendron ne shikimin sy me sy por ne shikimin ne te njejtin qellim. Zemrat nuk gjejne prehje ne shtratin e perbashket por ne bashkimin e dy zemrave ne nje. Kenaqesia nuk qendron ne trapezat e shtruara plot por ne shijen e lumtur ne nje pjate te perbashket duke ushqyer njeri - tjetrin.

S' mund te kete pjekuri kur ka xhelozi. S' mund te kete qetesi kur ka zili. S' mund te kete harmoni kur ska tolerim. S' mund te kete dashuri kur ska mirekuptim. S' mund te kete rregull kur ka vetem kritika. S' mund te bashkejetohet me dike qe ska qellimin tend.

S' mund te kete pjekuri kur ka xhelozi.
S' mund te kete qetesi kur ka zili.
S' mund te kete harmoni kur ska tolerim.
S' mund te kete dashuri kur ska mirekuptim.
S' mund te kete rregull kur ka vetem kritika.
S' mund te bashkejetohet me dike qe ska qellimin tend.

Dashuria zbehet pa pasionin Shpresa dobesohet pa besimin Vullneti demtohet pa guximin Sinqeriteti bie pa besnikërine.

Dashuria zbehet pa pasionin
Shpresa dobesohet pa besimin
Vullneti demtohet pa guximin
Sinqeriteti bie pa besnikërine.

Matematicien

Matematicienet e lashte greke benin nje dallim shume te madh midis shkences se numrave ( aritmetikes ) dhe llogaritjes ( llogjikes ) . Ata e fillonin edukimin e njeriut me anen e llogjikes, vazhdonin me aritmetiken dhe perfundonin me filozofinë. Filozofia per ta perfshinte shkencen qe perfshinte te gjitha shkencat. Me ane te filozofise kerkonin nivelin me te larte te shpirtit dhe dijes e cila ishte teologjia ( njohja e Zotit ).

Sekreti

Te ruash nje sekret nuk eshte nje genjeshter.Ruajtja e sekretit ndonjehere tregon qe je duke mbajtur fjalen per kete sekret,ndonjehere tjeter tregon se je duke mbrojtur dike apo dicka,dmth nese sekreti del,atehere ky sekret mund te shketerroje shume gjera.Ndonjehere tjeter sekreti eshte nje kujtim qe e ruan per vete vetem ai qe e ka,ndonjehere tjeter eshte nje faj i fshehur qe te torturon.Por kurre nuk eshte nje genjeshter,sepse genjeshtra eshte nje dobesi dhe frike nga e verteta,eshte perfitim prej saj,eshte humbje nga e verteta,eshte cilesi e nje karakteri te dobet,eshte nje mohim i guximit nga jeta sic te vjen.Sekreti ka nje fytyre misterioze dhe plot mencuri,ndersa genjeshtra ka nje fytyre kameleoni,nje fytyre te shtrember.Ai qe ka nje sekret e thote qe ka nje sekret qe nuk mund te ta thote,pra,te ve ne dijeni per fshehjen e dickaje,ndersa ai qe ka nje genjeshter,nuk te ve ne dijeni per asgje,por te jep idene e kundert te saj,e cila,heret ose vone do dale,dhe per kete arsye,ai jeton me friken se mos i zbulohet,ndersa ai qe mban sekret,nuk ka frike nga zbulimi i saj,por dhe nese zbulohet,nuk ndien faj per te apo turp,por vrasje ne ndergjegje qe nuk e ruajti dot.Genjeshtari kur i zbulohet genjeshtra nga e cila trembet,eshte plot turp,faje,dhe fillon te justifikohet per te mbrojtur veten.Pra,sekreti dhe genjeshtra kane nje ndryshim shume ekstrem,i pari eshte krenari,ndersa i dyti eshte turp.

Mos...

Mos merr persiper nje pergjegjesi qe nuk e perballon dot deri ne fund. Mos luaj nje loje qe nuk e njeh kundershtarin.
Mos kundershto dike qe nuk e kupton drejt.
Mos vrapo pas dickaje qe nuk ja di rruget.
Mos beso dike qe eshte mesuar te premtoje.
Mos dashuro dike qe lendohet lehte.
Mos jeto me dike qe ecen me ty per te mos qene vetem.
Mos e kujto dike qe te harron per dike tjeter dhe
mos enderro per jeten qe nuk eshte per ty.

Ndonjehere frika eshte nje iluzion,dhe sa me i forte te jete iluzioni,aq me reale behet frika.

Ndonjehere frika eshte nje iluzion,dhe sa me i forte te jete iluzioni,aq me reale behet frika.

Pershtatja

Disa persona bëjnë sikur më duan,por dhe unë bëj sikur u besoj.Ata mendojne se po luajne me mua,nderkohe qe une nuk dua qe t'i humbas per shkak te hipokrizise se tyre.Ata jetojne me hipokrizine e tyre,nderkohe une jetoj duke ua mbuluar ate.
Por kete nuk e bej per asnje arsye tjeter pervec nje arsyeje e cila me frikeson : nese hipokrizia e tyre del ne publik,atehere shoqeria degradon ne mosbesim.Askush nuk do e besoje me tjetrin sepse dyshimet do jete rrenuese per shoqerine.

Tuesday, September 13, 2016

Frika dhe shpresa

Frika te pengon,por shpresa te zhgenjen.
Me shume te vuajtur ka nga shpresa sesa nga frika.
Por nese dashuria nderhyn ne mes,atehere frika dhe shpresa behen te arsyeshme.

Genjeshtari kur thote te verteten,nuk e beson askush. Te sinqertin,nese e akuzojne per mashtrim,askush nuk e beson.

Genjeshtari kur thote te verteten,nuk e beson askush.
Te sinqertin,nese e akuzojne per mashtrim,askush nuk e beson.

A e do?

...pra,ti e dashuron ate marrezisht?
- po,nje dashuri shume te madhe,me teper se vetja ime.
...dhe nese ai do dike tjeter,a do e lejonit te ishte i lumtur me dike tjeter? -hem,jo,do cmendesha nese do shihja nje femer tjeter ne krahet e tij. Atehere,ju nuk dashuroni ate,por veten tuaj,sepse ju e doni lumturine per veten tuaj e jo per ate djalin. -Jo,e dua lumturine e tij,por lumturia e tij nuk mund te jete vdekja ime. Pra,ju deshironi te jetoni duke bere ate te vuaje ne krahet e tu,nderkohe qe zemra e tij i perket dikujt tjeter? -Nuk jam aq egoiste,nuk mund ta ndertoj lumturine time mbi vuajtet e tij. Atehere lereni ate te shkoje nga e drejton zemra.

Ke frike nga vetmia? - Jo,kam frike nga ajo qe mund te bej kur ndjehem i vetmuar.

Ke frike nga vetmia?
- Jo,kam frike nga ajo qe mund te bej kur ndjehem i vetmuar.

Durimi

Durimi eshte arti I te shpresuarit.
Shpresa eshte forca e vullnetit.
Vullneti eshte tregues I bindjeve.
Bindja eshte percaktues I rrugetimit te jetes.
E pra, jeta e cdokujt eshte nje rrugetim e jo rruga vete.

Kur njeriu...

Kur njeriu te mendoje me zemer, te ndjeje me arsye, te fitoje me merite, te humbase me drejtesi, te ushqehet nga puna e tij, te peshoje e mati me vlera, te miqesohet ne dobi e jo ne dem, te jetoje dhe t'i lere te tjeret te jetojne, te enderroje me shpresa reale, te flere me ndergjegje te qete, te lutet tek Krijuesi I krijesave e jo tek krijesat e Krijuesit, atehere bota ka per te patur nje buqete me paqe ne cdo kohe.

Grate

Grate e mencura duhet t'ua leme romantikeve.
Grate e bukura duhet t'ua leme piktoreve.
Grate e veshtira duhet t'ua leme filozofeve.
Grate e djallzuara duhet t'ua leme budallenjve.

Nostalgjia

Duke pare foto te vjetra,plot nostalgji,me lindi deshira per te rijetuar edhe nje here momentet e bukura qe kam lene pergjysem.Duke pare ne panoramen e kujtimeve gjurmet qe kam lene,fillova ta ndiej veten nje plak qe pret te jape frymen e fundit.E ndjeva veten qe kam humbur nje pjese te mire te jetes,e cila me trembte ta jetoja.Por ndjeva dhe nje deshire te flakte feminor per te jetuar perseri gjithcka qe kam humbur.Te behesh dhe njehere femije,nuk eshte dicka qe na ben qesharak per shkak te moshes qe kemi,por eshte vullnet dhe shprese per te vleresuar shpirtin e jetes qe eshte plot ngjyra fantastike.Por nje pesimist nuk mund ta kuptoje kurre dicka te tille,sepse jeta per te eshte thjesht bardhezi.Te jetosh jeten sic eshte,me te mirat dhe te keqiat e saj,dhe te luftosh qe te besh nje vend me te mire sesa e gjete,eshte vertete nje jete plot kuptim,nje jete e jetuar me kuptimin e plote te fjales.
Fotografite e vjera me kane dhene nje mesim shume te bukur,nje mesim qe cdo cast qe po te iken,eshte nje fotografi te cilen do e kujtosh gjithnje.Prandaj,jetoje jeten qe nje dite ta kujtosh sic do te doje ta kujtoje gjithnje,me njerezit e tu te dashur,me te gjitha ngjyrat,me te gjitha uljet dhe ngritjet,me te gjitha shijet e saj.Beje jeten tende nje album momentesh te jetuara me gjithcka qe te ofron jeta.

Bindjet

Aq sa ka shije te ndryshme, aq ka dhe bindje.
Nese dikush e shijon mollen sipas bindjes se tij, mos u cudit per shijen e molles se tjetrit qe e ka ndryshe nga ti.

Vetja

Ai qe ka ecur me kembet e tjetrit, ska per te menduar kurre me koken e tij.
Ai qe ska njohur mire veten, si mund te flase me siguri per tjetrin qe e njeh?!

Filozofi

FILOZOFI
Qellimi jashte qellimeve
S'ka qëllim në vetvete, i cili t'i shërbejë vetvetes. Por, ka një qëllim jashtë qëllimeve. Si i tillë, ai është superior e suprem njëkohësisht, duke i dhënë jetë vetë jetës, nëpërmjet asaj që evidenton vetë atë, procesit të të menduarit. Ky meriton të jetë qëllimi në vetvete, i vetëm për t`u jetësuar, sepse prej tij buron energjia e mendimit. Ky është ai qëllim që gjeneron energjinë më madhore, e cila është vetëgjeneruese e s'mund të mos çojë në pikësynimin e pikësynimeve "Kërkimit të së vërtetës", që ajo t'i hapë mendimit rrugën drejt vetvetes. Duke ditur kapacitetet mahnitëse të të menduarit dhe duke shfrytëzuar pjesëza shumë të vogla, për miliona e miliarda vjet, bëmë këtë që po jetoj, ku nuk di se ç'predominon më shumë se Hipokrizia. Hipokrizia lind si domosdoshmëri e mbushjes së zbrazësisë së mendimit. Pas lindjes së saj, ajo kundërshton shkakun që e prodhon, zbrazësinë, duke sofistikuar vetë mendimin e duke e bërë hipokrizinë mbizotëruese në mënyrën e të menduarit. Kështu, fillon humnera e procesit të mendimit. Ai humb embrionin human e për pasojë që duke u shtrirë në të gjitha aspektet, vret mendimin me helmin e saj. Nëse do të gjeneronin turbinat gjigante, qe përmban truri njerëzor, ato do të ndriçonin vetveten dhe do të riprodhonin energji të pakufzuara, për të vënë pjesët e tjera të trurit në nivele energjitike më të larta. Ky proces do të vetëkomandohej dhe do të vetëgjeneronte. Çfarë duhet dhe mjafton që turbinat e energjisë së mendimit të vihen në lëvizje? Së pari, duhet që këto turbina të njihen. Së dyti, të vihen në punë me rendiment sa më të lartë. Faktori i parë është Biologji-Neurologji dhe faktori i dytë, Neurologji-Jetë. Kjo lidhje është proces i një cikli të mbyllur autogjenerues dhe vetëzhvillues nga pikëpamja biologjike dhe energjitike.

Filozofi

FILOZOFI

Kerko veten brenda vetvetes.
Veprim domosdoshmërisht i dobishëm është ai, që bën njeriun të kalojë veten, për t'i dhënë mundësi për një rikapërcim të radhës. Këto janë shkallët e zhvillimit, ku mendimi, duke u materializuar i hap rrugën vetvetes e konsolidohet, për t'u ngritur në shkallë të panjohura e për të realizuar ëndrra gjithnjë e më të pabesueshme. Shkalla është mjeti elementar që konkretizon e materializon thjeshtësinë e zhvillimit, kur ai kërkohet. Nëse ka aftësinë e vetëngritjes, kjo do të përbënte mrekullinë e mrekullisë së tij. Duhet gjetur e vrojtuar brenda këtij mjeti, që është mjet i vetëm mrekullizues brenda qenies supreme e që i jep asaj aftësinë e njohjes. Është ky kërkim i vetvetes, që të çon me siguri në mësimin e mënyrës së mbarështimit të mendimit që përfaqëson mësimin e vërtetë, për ta bërë atë sa më transparent në qenien e tij. Njohja e sistemit kornandues e gjenerues të energjisë madhore, të mendimit, nëpërmjet karburantit më të sofistikuar, "Gjakut", përbën vetë procesin e njohjes. KY proces identifikon veten, për ta gjetur atë brenda vetvetes, në vetë karburantin që furnizon centralin madhor. Është kjo njohje, që i duhet gjithkujt, për të njohur gjithçkanë e panjohur e për ta vënë atë në shërbim të secilit.
Procesi i njohjes, që fillon me identifikim i jep.ketij të fundit vendin primar, për të bërë të mundur e siguruar mirorientimin e vetënjohjes, ku dhe duhet të beje te mundur procesin e njohjes. Atëherë, ky proces bëhet progresivë dhe gjerenon energji, për t'u vetëmbajtur, duke u futur e duke thelluar shkallën e njohjes, e cila fillon e duhet të përfundojë me njohjen e energjisë së mendimit e optimalizimin e saj. Ky është kërkimi embrional, që mund e duhet t`i çojë njerëzit drejt çdo kërkimi tjetër, sado të vështirë. Dhe kështu, do të bënte të lehtë çdo kërkim e do t'i jepte kuptim e orientim vetë kërkimeve e pra jetës, që do të gjente veten në këto kërkime, brenda kërkimit madhor embrional drejt vetvetes. Ta gjesh veten larg, do të thotë ta kërkosh atë brenda saj. Çdo gjë që e njohim, është për ne e zhvleftësuar e çdo gjë që posedojmë, zhdimensionohet e shpërfytyrohet në sensin e tkurrjes, që i jep asaj shpërfillja. Atëherë ajo vjen si furtuna, për të përfshirë atë që ndodhet brenda dhe jashtë teje. Ky është orientimi madhor i mbrapshtë, që duke çuar në mpiksjen e mrekullisë, që nuk lulëzoi kurrë e që ndodhet mbi supet e gjithkujt, e zëvendësoi lulëzimin me një lulëzim të zbehtë. Gjelbërimi i zbehtë edhe lulet i ka të fishkura, kur i ka. Kështu, frytet e këtyre luleve ose s'arrijnë të bëhen, ose nuk marrin dimensione, që t`i bëjnë ato aq të vlefshme, sa janë e duhet të bëhen. Gjen më lehtë, nëse di ç'kërkon e orientohesh më saktë. Kjo saktësi të bën të kërkosh në burim të energjisë. Energjia del nga një burim e orientimi është i saktë, kur kërkohet burimi i energjisë superiore, energjisë së mendimit, që i jep shpirtit forcën transformuese për ta futur në mishelim me logjikën, duke prodhuar energjinë e mendimit. Kështu, kërkimi vetorientohet e gjetja vetësigurohet brenda vettvetes, ku qëndron sistemi yjor,"Truri".
Është ky mikrosistem yjor, që duke u njohur, mund të bëjë të mundur njohjen e çdo sistemi tjetër yjor të domosdoshëm për zhvillimin e njerëzimit.

Monday, September 12, 2016

Jeta dhe dashuria qe...

Por, në thelb, çfarë presim nga dashuria dhe jeta? Shumë pak prej nesh do të zbulojnë një planet të ri, do të shkojnë në planetin Giover me një anije kozmike, do të ndryshojnë kursin e historisë, apo do të bëhen një çift dashnorësh legjendarë. Jeta dhe vdekja jonë nuk do të kenë rëndësi të veçantë, jo vetëm për ne, por edhe të dashurit tanë. Ditët tona në tokë, ndoshta, do të kalojnë duke zgjidhur detyrat e zakonshme: duke ngrënë, fjetur, punuar, duke larë teshat, edukuar fëmijët, duke punuar kopshtin e shtëpisë, duke u sëmurë dhe shëruar, duke qenë të shëndetshëm, duke zërë miqësi të reja dhe ruajtur të vjetrat, të vishemi në mëngjes dhe të zhvishemi në mbrëmje, duke larë dhëmbët, duke u krehur, duke kursyer dhe shpenzuar para, duke qarë, qeshur, zemëruar, duke jetuar çaste të bukura dhe të gëzuara, duke u rritur, shëndoshur, plakur dhe vdekur. Në qoftë se jeta jonë do të ketë një qëllim, do të paraqitet me shenja poetike e romantike. Na përket neve t'i krijojmë këto. Jeta dhe dashuria që krijojmë, janë jeta dhe dashuria që jetojmë.

Intimiteti

Te gjithe kemi nevoje per intimitet. Asgje nuk na pengon te dashurojme shume njerez, me intensitet te ndryshem dhe forma te shumellojshme, por kjo le te pandryshuar kerkesen per zhvillimin e nje marredhenieje te vecante, te ndryshme nga cdo tjeter. Permendim gjithnje nevojen per njerez, me te cilet te zhvillojme lidhje te vecanta , qe na sigurojne ndjenje ngrohtesie dhe sigurie, per me teper nje shkalle intimiteti teresisht te vecante, nje dashuri te thelle, te dallueshme nga cdo tjeter. Ne pergjithesi, nje marredhenie e tille ndjell nje dimension seksual. Kjo eshte nje lidhje ne te njejten kohe fizike dhe shpirterore, qe dhuron force dhe vepron ne menyre misterioze, duke na ofruar sherim dhe qetesi. Kur eshte e lidhur ne nje intimitet te thelle, dashuria ngrihet ne nivelin me te larte te pervojes njerezore. Ne kete shkalle ekzaltimi ne braktisim egoizmin tone, behemi te brishte dhe perjetojme nje gezim, nje shperblim te plote, qe nuk krahasohet me pervojat e tjera te jetes. Kaperthehemi nga ekstaza, qe duhet te jete e jona dhe vetem e jona. Kufijte mjegullohen, cdo cak pushon se ekzistuari dhe ngazellehemi nga bashkimi yne. Behemi nje njeri i vetem, megjithese ne te njejten kohe jemi dy.

Ndryshimi ne jete

Nganjehere, besojme se mund te clirohemi nga te gjitha hallet thjesht duke ndryshuar vendbanimin tone, duke u rrethuar nga njerez te rinj, duke ndryshuar veprimtari, apo duke organizuar nje pushim te kendshem. Ne te vertete, harrojme se kudo qe te vemi, ne marrim me vete unin tone. Si te ikim nga vetvetja? Skemi nga t'ia mbajme. Ne qofte se jemi te shqetesuar ne Cikago, do te jemi fatalisht edhe ne Detroit. Nese ndihemi te vetmuar dhe te braktisur ne San Francisko, nuk do te jemi me ndryshe ne Atalanta, Kairo, Minden apo Miami. Duke ndryshuar skenarin rreth nesh, duket sikur per momentin, gjerat mund te permiresohen. Por, ne fund duhet te perballojme te njejtat menyra sjelljeje ose, megjithese duam te mos kemi halle, do te perballemi me te njejtat sjellje, me te njejtat emocione dhe kunderveprime negative. Nje e vertete kjo, qe na ndodh ne te njejten menyre kur ne fushen e ndjenjave kerkojme nje partner te ri dhe arrijme ne perfundimin se kemi bere nje zgjidhje te gabuar. Keshtu qe vendosim perseri te ndryshojme muzike — si te dashurin apo te
dashuren — dhe urra, loja merr fund. Per pak kohe ndiehemi te shperblyer, por ne marredhenien e re ne transferojme edhe problemet tona, friken dhe mundesite. Keshtu qe shume shpejt do te gjendemi ne piken e fillimit, aspak te lumtur, me te njejtat ankthe edhe nga perteritja e nevojes per te ndryshuar. Sot eshte e thjeshte t'i japesh fund nje marredhenieje dashurie, se perpjekja per te biseduar dhe ndryshuar rrjedhen e gjerave rrezikon te dukemi te demotivuar qe ne fillim. Na duket me e lehte te vazhdojme ne rrugen tone dhe te rigjejme fatin. Ne qofte se, me te vertete, te gjithe themi se jemi ne kerkim te nje dashurie, qe t'i qendroje kohes, me te gjithe gezimin e thelle dhe shperblimin qe mund te na dhuroje, nuk ka vetem nje menyre per ta arritur; ndryshimet duhen gjetur brenda nesh pa shmangur vetveten. Nuk ka rruge tjeter.

E sotmja

Cilido që ka lexuar ato që kam shkruar gjatë viteve, sheh në këto fjalë një temë, që e kam pasur për zemër. Është, pa dyshim, fjala për një argument, të rrahur nga unë në mënyrë këmbëngulëse dhe me një motiv të thellë. Kam konstatuar se pothuajse të gjithë ne priremi ta lëmë veten të kushtëzohet deri në pikën e rasteve meskine të jetës. Sot, pikërisht sot, është dita për të blerë, për të shkuar në këtë apo atë vend, për të dhuruar gëzim, për të konkretizuar gjërat që kemi syrgjynosur në vendin e dëshirave, për t'i realizuar "ndonjë ditë, kur të vijë rasti...». Nuk është e nevojshme të shohim çdo ditë atë më të rëndësishmen e jetës sonë. Do të ishte një sjellje e tërbuar dhe mbi të gjitha, e pa vlerë, që jo çdo gjë mund të zgjidhte; por, për të njëjtën arsye duhet të luftojme me shumë durim mpirjen dhe ngathtësinë, që na tundon të besojmë se ekziston gjithnjë një e nesërrne.

Sfida e dashurisë

Ne jemi produkt i të gjitha përvojave të jetuara, i të gjithë njerëzve që kemi takuar në jetë, i të gjithë ëndrrave që i kemi realizur, apo nuk i kemi realizuar. Duhet të kemi parasysh se njerëzit që kemi dashuruar janë nga ana e tyre, rrjedhojë e jetës që kanë bërë. Shfaqin frikën, paragjykimet, gëzimet dhe fitoret e tyre; të gjthë elementet që konkurrojnë, për t'i bërë ata, ajo që janë në gjendjen e tanishme. Nuk duhet ta mohojmë të kaluarën, por as të bëhemi skllevër të saj. Na përket ne ta përdorim në mënyrën më të pështatshme. Ajo ushtron një forcë mbi ne, vetëm në masën me të cilën pjesërisht ndikon në parashikimin e së ardhmes. Të jetojmë në të kaluarën, apo në të tashmen? Hipoteza e parë është alternativë e trishtuar e së dytës. Çdo marrëdhënie e zhvilluar nga ne ka në vetvete një potencial, që na lejon të pasurojmë të tanishmen dhe të nxisë të ardhmen. Duke bashkuar këto dy botë, plotësisht të pavarura e të veçanta, ne i japim jetë një përfshirjeje të mundësive, të përvojave, të ideve që nuk kanë ekzistuar kurrë dhe nuk mund të ekzistojnë në të ardhmen. Në këtë qëndron një nga gëzimet më të mëdha të dashurisë, sfida e saj më e mprehtë dhe e veçantë.

Veterespekti

Vetë respekti, - tani shumë i abuzuar — është jo më pak themelor në një ekzistencë, që bazohet mbi dashurinë dhe mbi një ekuilibër të qartë. Derisa të ndiejmë se nuk e meritojmë dashurinë, ajo me vështirësi do të na jepet. Gjykimi që kemi mbi veten, pasqyrohet në të gjitha veprimet dhe vendimet tona. Nëse nuk i japim besim veprimeve tona, rrezikojmë të trajtohemi nga cilido që takojmë, si të ishim pece këmbësh. Vetërespekti ecën me të njëjtin hap me vetënjohjen e vlerës sonë. Mund ta shohim botën si një vend te populluar nga individë më tërheqës, të aftë, interesantë dhe të dëshirueshëm, duke besuar se vlera jonë nuk është më e vogël se e atyre dhe duke pranuar faktin se ndryshojmë nga njëri-tjetri. Por, në vend që të qullosemi nga rehatllëku, është më mirë të fokusojmë vëmendjen mbi përvojën dhe përdorimin e energjive, për të nxjerrë në dritë aftësitë e përgjumura dhe talentin e padiskutueshëm. Është e bukur të sfidojmë veten dukë ëndërruar atë që do të na pëlqente të ishim, por, sigurisht, është veprim më i mençur të qëndrojmë brenda kufijve të vërtetë të realitetit.

Ndihma nga dashuria

Në qoftë se e pranojmë ndihmën e dashurisë sonë, ne e pasurojmë universin me diçka që vlen shumë, shumë më tepër se paratë. Një gjest i kujdesit, shprehës i dashurisë, mund të ushtrojë një efekt, veçanërisht më të madh sesa mendojmë; nganjëherë mund të hapim një të çarë në një zemër të vetmuar, nganjëherë mund të sjellim guxim dhe shpresë në një mendje të turbulluar. Historia e dashurisë universale është shkruar rresht për rresht falë veprimeve shumë të thjeshta, të bëra nga njerëz zemërmirë dhe për të mirën e atyre që gjenden në vështirësi. Nëse dimë të dashurojmë me të vërtetë, ne do të bëjmë pjesë në një shoqëri njerëzore, që bazohet në forcën e ndjenjave të pastra dhe që shprehet nëpërmjet përkushtimit altruist ndaj të tjerëve. Kur veprojmë në rrethin e këtij bashkimi kaq të veçantë, jeta jonë rrit vazhdimisht vlerën e saj dhe vetmia shmanget plotësisht.

Skllaverimi nga pasuria

Shumë e përhapur është bindja se ndryshimi ndërmjet individëve vjen nga pasuria, nga pasja e kësaj apo e asaj gjëje, dhe se vlera e çdo individi matet me sasinë e parave që ka. Harxhojmë energji të mëdha për të siguruar çdo lloj gjëje, derisa nuk mbetet më asnjë hapësirë boshe në dhomat tona, në garazhe, në zyrat tona. Por, nuk duhet shumë kohë për t'u bindur se problemet rriten barabar me rritjen e pasurisë. Dhe, duke filluar nga ky çast, duhet të drejtohemi tek avokatët, bankat, investimet financiare, që kujdesen për drejtimin e jetës sonë. Madje, jemi të detyruar të marrim masa mbrojtëse më të forta për pasurinë tonë. Nuk ka dyshim: shoqëria të cilës i përkasim, na nxit të kemi sa më shumë, gjithnjë më shumë, dhe pastaj të ngremë kultin e asaj që kemi grumbulluar. Nxitemi të blejmë, të riblejmë dhe pastaj të heqim dorë nga ajo që kemi blerë më parë, për një mall të ri, për një pronë të re, në sasi më të madhe dhe në cilësi më të lartë. Thuhet se vlera e dashurisë dhe e jetës njihen vetëm kur pësojmë dëme, apo i humbasim. Ky është një mësim shumë i vjetër, po aq sa historia e njerëzimit. E,megjithatë, më të shumtëve prej nesh u duhet një jete e tërë për ta besuar.

Ne dhe endrrat

Eshte shkruar se ne nuk jemi me te medhenj se endrrat tona.Kjo eshte marrezia me e madhe qe eshte thene,sepse i ka bere shume njerez te humbasin vleren e tyre duke ndjekur cmimin e nje endrre.

Realizimi I endrrave

Ështe e drejte t'i qëndrojmë besnikë ëndrrave tona,sepse në njëfarë mënyre, janë baza mbi të cilën krijohet realiteti. Nëpërmjet ëndrrave ne përjetësojmë mundësinë për të bërë një jetë më të mire,me humor më të pasur dhe më domethënës. Edhe kur realiteti na vendos kufizime, ëndrrat vazhdojnë të na japin një shpjegim të mundësive. Nëse dorëzohemi në jetë, ajo di të bëhet shumë më tepër banale, madje, bëhet shtypëse dhe të zë frymën. Në të kundërt, në qoftë se vazhdojmë t'i pranojmë ëndrrat tona, ato na shtyjnë drejt luftës, përpjekjeve dhe shpresës. Unë kam patur miliona ëndrra. Kam ëndërruar të behem mësues, dhe kjo ëndërr, sigurisht, që më ka kushtuar vite studimi. Ishim shumë të varfër e, megjithatë, babai dhe mamaja kurrë nuk më kane kundërshtuar dhe nuk më kanë nxitur drejt shpresave të pamundura. Ata përpiqeshin të kultivonin tek une ëndrrat me pranë të vertetes, por unë isha i vendosur ta ndjek ëndrrën time. Më pas u pushtova nga ëndrra shumë të zjarrta: dëshiroja të jetoja aventura në vende ekzotike, të çaja detrat, të përshkoja lumenj me varkë, të ngjitesha ne male të pakalueshme. Të gjithë më siguronin se një jete e tillë u rezervohet pak njerëzve të zgjedhur, por une nuk doja ta pranoja se këto ëndrra ishin te parealizueshme për mua. Dhe jam i lumtur t'u deklaroj të gjithe skeptikëve që më rrethojnë, se kam ditur t'i shndërroj të gjitha ëndrrat e mia në realitet.

Dashuria si dhuratë

Askush prej nesh nuk mund të dhurojë atë që nuk ka. Për të dashuruar një individ tjetër, mbi të gjitha, duhet të duam veten. Është i përhapur koncepti sipas të cilit dashuria për vetveten është egocentrike, fëmijërore, shkatërruese. Një kuptim i tillë ka filluar të shprehet nga psikodelirët në vitet 60-të dhe, që atëherë, hipoteza se në realitet kemi të bëjmë më një hipotezë të shëndoshë e pozitive ka mbetur po kaq e dyshimtë. Por, një arsyetim i thjeshtë logjik na bind se mund të japim vetëm atë që kemi, dhe se, sa më shumë kemi, aq më e madhe është aftësia jonë për të dhuruar. Në qoftë se e duam vërtet një person, na lind dëshira për të dhënë çdo gjë që kemi mundësi, për të mirën e tij si për veten. Duke pranuar dhe kuptuar nevojat dhe kërkesat tona dhe atë që sjell lumturinë për ne, realisht mundemi të kuptojmë e vlerësojmë nevojat e të tjerëve. Vlerësimi i pakët për dashurinë vjen për faktin se për shumë kohë dashuria është lënë në dorë të diletantëve pa përvojë, të cilët e përçmojnë jo më pak sesa përbuzin vetveten.

Sunday, September 11, 2016

Te qash

Të vetmit njerëz që nuk kanë qarë kurrë, janë ata që kanë kaluar jetën tërësisht në shërbim të vetvetes. Lotët janë një shprehje e dhimbshurisë së madhe. Mund të jenë shenjë e dukshme e faktit se ne, ndoshta edhe për pak kohë, nuk kemi hequr dorë nga fokusimi që të bëhemi pjesëmarrës në ndjenjat e të tjerëve. Kur na vjen për të qarë, përftojmë një shikim më të qartë të gjërave. Shohim rritjen e aftësisë për t'u bashkuar me individë të tjerë dhe me kushtet njerëzore. Vetëm në kohën e tanishme kultura jonë është e çliruar, të paktën pjesërisht, nga tabuja e pashkruar, në bazë të së cilës, burrave nuk u shkon e qara. Tradicionalisht, burrat duhet të përpiqen të tregojnë një fytyrë të paprekshme ndaj ngjarjeve të dhimbshme në botë. Ky ishte tipi i atij, që quhej një „burrë i vërtetë": i vendosur, i paturbullueshëm, apatik ndaj emocioneve. John Wayne dhe Garry Cooper nuk kanë patur kurrë „leje" të qajnë në film derisa u plakën, kur dobësia dhe ndjeshmëria mund të justifikoheshin nga pleqëria, që tashmë u kishte trokitur në derë. Të qash, mund të jetë shumë e shëndetshme dhe të përkthehet si një shenjë pjekurie. Nuk është shenje dobësie. Në të kundërt, dobësi do të ishte të mos na lejohej të shfrynim lirisht, duke nxjerrë në pah emocionet tona nëpërmjet lotëve.

Poezi

Fluturojne ndjenat porsi nje zog,
foleja e tyre pa marre leje ndertohet.
Nuk tremben nga erera dhe smog,
shpesh here embelsi e tyre thartohet.

Kerkojne te gjejne krahe te ngrohte,
kur bejne te ndezin disa shkendia.
Zeri i tyre nga veprat behet me i forte,
sepse zjarri nuk ndizet nga vetmia.

Naten ato ndjekin enderrat qe duan,
kompromise bejne dhe ne gjume.
Kane mbrojte nga cdo gje qe i gjuan,
gjithmone bertasin "vetem une."

Ndjenjat kane sekrete te veshtira,
zotesine per t'i gjetur lum kush e ka.
Nje mund te sjelle vetem te mira,
por,edhe shume te tjera sa per bela.

Poezi

Njeriu i fshihet dhimbjes,
por ajo i zbulon edhe hijen.
Ndaj vetes i ben karshillek bindjes,
per gjera qe preken dhe shihen.

Per shume gracka ngre mburoje,
dashuria e tij kur ndjen tradhetine.
Edhe sikur te mesohet te duroje,
e "ble" shume shtrenjte besnikerine.

Prej udhesh te tera lodhet dhe vritet,
ndalesa i fal njeriut ç'lodhje fizike.
Brendesia e tij perseri perpelitet,
qetesise mezi i gjen formule kimike.

Ndihme dhuron njeriu per njerine,
ndonjehere veshi eshte i shurdhuar.
Per veten kerkojne se bashku lirine,
marrin dhe falin gjera me dy duar.

Dita e re

Thuhet se nuk ka asnjë të re nën këtë diell. Megjithatë, unë e përjashtoj se gjëndemi para një gënjeshtre të jashtëzakonshme. Në të vërtetë, çdo ditë nën diell duket e re. Të gjitha gjërat ecin drejt zhvillimit apo drejt vdekjes, por asgjë nuk qëndron në vend. Çdo mëngjes, kur zgjohemi, mund të presim që dita të jetë vetëm një zgjim i mërzitshëm nga gjumi, ose të na japë një tjetër mundësi për të vënë në veprim mendime tërësisht të reja. Çdo ditë e jetës sonë sjell me vete një mijë mundësi të reja, veçse duhet ta kuptojmë dhe të jemi të bindur. Na jepet mundësia të krijojmë diçka tjetër, të shohim diçka në një dritë të re, të ndryshojmë sado pak në krahasim me ditën e mëparshme. Dhe në qoftë se në fund të një dite nuk ndiejmë se kemi ndryshuar nga mëngjesi deri në darkë, duhet të shqetësohemi dhe ti hapim mirë sytë. Përsëritja është nëna e të mësuarit dhe babai i mërzitjes, pra, gjeneron mërzi dhe, kur mërzitemi bëhemi edhe të mërzitshëm. Kjo është e rrezikshme në dashuri është humbje në dinamikën e universit tonë!

Emocionet

Ne të gjithë jemi subjekte emocionalë. Edhe përvojat më qesharake prodhojnë te ne reaksione emotive. Megjithatë, edhe kur nuk dimë të hedhim plotësisht dritë mbi ndjenjat tona, ato kanë pushtet të vendosin mbi veprimet tona. Largohen nga drejtimi dhe nxitja e përgjigjeve tona. Brenda disa kufijve, ne ushtrojmë një kontroll mbi ndjenjat tona: mund të zgjedhim, për shembull, t'i shprehim apo t'i përmbajmë. Në përgjithësi, ne i jetojmë ndjenjat tona, pavarësisht se si i shprehim ato. Megjithatë, kjo sdo të thotë të vuajmë pasojat. Mund të dalim nga një situatë me jehonën pozitive të një suksesi apo duke lënë prapa një ndjenjë shkatërrimi. Mund të tregohemi të kujdesshëm, diplomatë, t'i përmbajmë ndjenjat tona ose, përkundrazi, t'i shfaqim pa asnjë ngurrim, sipas filozofisë se të gjitha mjetet janë të mira. Inteligjencia dhe ndjeshmëria mbeten, prapëseprapë, drejtuesit tanë më të besueshëm. Ndjenjat janë një faktor themelor për jetën dhe shprehja e tyre e përshtatshme është elementi ekuilibrues që e mbështet.

Pranimi

Të bëhemi të pranueshëm nga të tjerët, është, pa dyshim, thelbësore për një jetë më të ekuilibruar e të qetë. Megjithatë, ky nuk duhet të jetë qëllimi parësor në jetën tonë. Asnjë nuk ka mundësi t'i kënaqë gjithmonë të gjithë. Aq më tepër, të përpiqesh të arrish këtë rezultat, mund të kthehet në një ankth. Kjo ndodh kur përpiqemi ta masim vlerën tonë individuale me terma "numerikë", pra, sa janë njerëzit që na vlerësojnë. Në të vërtetë, vetëm kur ushqejmë respekt të mjaftueshëm për individualitetin tonë, afirmojmë vetveten pa patur frikë se nuk do të na pranojnë. Unikaliteti ynë pjesërisht paraqitet nga mendimet tona, të ndryshme, nga mënyra jonë aspak personale e të parit të botës. Në qoftë se ndeshemi me njerëz që nuk na pranojnë, nga kjo nuk mund të jetë e humbur çdo gjë. Një i rritur i pjekur mund të jetë kundër gjithë botës e, megjithatë, të dashurojë jo më pak. Në fakt, nië marrëdhënie e ndihmuar nga dashuria nuk do të thotë ,domosdoshmërisht arritje e qëllimeve. Shpesh parime e mendime të kundërta bëjnë të fillojë një marrëdhënie. Me një fjalë, në qoftë se dimë të mbrojmë identitetin dhe personalitetin tonë, respektojmë vetveten dhe sigurojmë se respektojmë të tjerët.

Thuhet se

Thuhet se të gjithë e dimë përsosmërisht atë që është më e mira për secilin prej nesh. Veç të hapim veshët për të zbuluar që pjesa më e madhe e gjërave që na thuhen, kanë formën dhe kuptimin e këshillave. Jemi stërvitur, qortuar, nxitur. Dëgjohet të thuhet shpesh se ç'duhet të bëjmë në jetën tonë, që duhet të mendojme për qëllimet tona. Gjithmonë është dikush i gatshëm të citojë mënyra, orientime, stile, dëshmi, të dhëna statistikore të mahnitshme, i prirur të pohojë mendimin e tij personal dhe të na shtyjë të pranojmë bindjet e tij.Çdo e dhënë e re ka vlerën e vet me kusht që: a- te njohim burimin, dhe b — të mos i pranojmë qorrazi të dhënat e të tjerëve, duke i quajtur të përshtatshme per ne. Secili prej nesh është një qenie e ndryshme dhe e pavarur. Jetët tona na përkasin dhe duhet t'i ruajmë nga ata që përpiqen t'i thyejnë. Nuk ka një mënyrë të vetme për të dashuruar. Të shumta janë mjetet për të shprehur dashurinë tonë. Lumturia jonë jeton brenda nesh. Ka çaste në të cilat pohojmë nevojën për t'u drejtuar ose nxitur, por për aq kohë sa na lejohet, pastaj të gjejmë ekuilibrin për të vazhduar më tej rrugën tonë.

Efekti veprues

Çdo veprim prodhon një efekt të caktuar. Mund të mos e kuptojmë efektin e një veprimi, por në njëfarë mase çdo ngjarje ndikon në zgjerimin e kuadrit në të cilin do të shfaqet në një kohë të caktuar. Kur të pranohet ky realitet, do të mësojmë rëndësinë e veprimeve të thjeshta, që në pamje të parë duken pa asnjë rrjedhojë, që nga ne kryhen pa u menduar, të fjalëve që nga ne thuhen pa u peshuar, të shpresave që ne kemi, pa u dhënë atyre asnjë peshë.

Romantizmi

Nuk është kjo natyra e vërtetë e ndjenjes romantike...të mos dëshirosh të kaloje me vrap jeta, por të shmangesh në kohe braktisjen që mund të na bëjë ajo.

Konsiderata

Me kalimin e kohës, futet te ne prirja për të mos ia varur njëri-tjetrit, duke iu dorëzuar rutinës së ditës dhe se duhen ndryshuar prirjet. Nuk mund të thuhet se është faji ynë, por se dashuria po vuan tmerrësisht. Kur prej vitesh dy veta jetojnë pranë njëri-tjetrit nuk është e padukshme se e reja zëvendësohet nga natyrshmëria dhe e parashikueshmja. Ndërsa dikur shoqërimi me atë burrë ose grua të veçantë ishte gjithnjë një aventurë e këndshme dhe nxitëse, tani nuk është gjë tjetër veçse një përsëritje mekanike, monotone. Por, për fat, dashuria gjithnjë mundet lehtësisht të riaktivizohet me pak gaz, duke futur në marrëdhënie një element të papritur të surprizës. Kam një mikeshë, që të gjithë e quajnë të çuditshme, por që ka ditur të përdorë shumë mënyra për të mbajtur gjallë interesin e burrit për veten e saj. Gjen gjithnjë ide të çuditshme, që i shtohen pigmentit të jetës së tyre; që nga hapja e portës me një mospërfillje pikante, deri te vënia përpara e biletave jo të kushtueshme, por të pakthyeshme, në vende ekzotike. Ai, në fillim, reagon, i mërzitur, por shpejt, i pushtuar nga humori i mire dhe gëzimi i gruas, përfundon në pranimin e nismave të gruas së tij. Për rrjedhojë, marrëdhënia e tyre vazhdon të lulëzojë. Për ta, magjia e dashurisë nuk bie; madje vazhdojnë ta zhvillojnë pa pushim.

Feja dhe kombesia

Cfare e percakton identitetin e njeriut, kombesia, feja apo emri?

Nese dikush ka emer shqiptar por ka kombesi greke,a mund ta quajme ate shqiptar?
Nese dikush ka kombesi shqiptare por emer kinez,a mund ta quajme ate kinez?
Nese dikush ka race shqiptare,por ka lindur ne afrike,a mund te quhet ai afrikan ?
Nese dikush eshte i krishtere,por jeton ne Arabi,a mund te quhet ai nje evropjan?
Nese dikush eshte evropjan,por eshte musliman,a mund te quhet ai nje Arab?
Nese nje grek ka emer kinez por I perket besimin Islam,a eshte ai nje kinez, arab apo grek?
Nese nje turk ka emer grek por I perket besimit budist, a eshte ai nje turk, grek apo kinez?

Saturday, September 10, 2016

Ne mungese te nevojave,mjaftohemi me te mirat e imagjinates!

Ne mungese te nevojave,mjaftohemi me te mirat e imagjinates!

Dy botet

Dy botet qe jane destinuar te jetojne te ndare,nuk mund te behet asgje,jo per t'i bashkuar por per shkak se ajo qe eshte destinuar,nuk mund te ndryshoje.Por te pakten,gjerat qe ne i pranojme,qe s'kemi fuqi t'i ndryshojme,i lejojme te na drejtojne zemrat drejt tyre me shpresen se nje dite do i bashkojme keto dy bote...!

Femijet

Kishte qenë një ditë e gjatë, rraskapitëse, aq sa, të gjendesha midis miqve më dukej më shumë përmbushja e një detyre sesa një kënaqësi. Kur në orën e darkës shkova të bashkohem me miqtë, m'u lutën t'i lexoja diçka vajzës së tyre të vogël, që ishte vetëm katër vjeçe. Gjatë gjithë ditës vogëlushja më kishte pritur me ankth. Isha "xhaxhi" i saj më i dashur. Nuk mund të them se kjo gjë më pëlqeu, por nuk do të guxoja kurrë ta zhgënjeja një fëmijë. Karolina më dha librin e saj më të dashur. Ia kishin lexuar më shumë se njëqind herë. Por, kushedi, mbi fëmijët tregimet magjike nuk pushojnë kurrë së dhëni kënaqësi. Ishte historia e një kungulli që shndërrohet në automobil, dhe udhëton, në shoqëri të miqve më të dashur: bufit dhe hardhuckës. Së bashku përshkonin fushat me bar ngjyrë trëndafili dhe pemë plot me sheqerka dhe qirinj në mes të një mori personazhesh të çuditshëm dhe absurdë. Ndërkohë që lexonim dhe qeshnim me këto marrëzira të mrekullueshme, ndjeva që lodhja dhe humori i keq, si dhe tensioni nervor grumbulluar gjatë ditës, u zhdukën plotësisht.
M'u kujtua kështu, se fëmija që gjendet gjithnjë brenda nesh (apo që dëshirojmë të besojmë) ndien herë pas here nevojën të dalë jashtë dhe të bëjë një udhëtim nëpër botë, në shoqëri të një kungulli, të një hardhuce dhe të bufit. T'i japësh një lloj kuptimi kësaj botës sonë të çmendur dhe të mrekullueshme, kërkon nga ana jonë doza të mëdha qëndrueshmërie dhe maturie; por, herë pas here, pak humor dhe një braktisje e vogël nuk na dëmtojnë. Bota gëzohet nga çmenduria jonë, jo vetëm nga mençuria jonë.

Perceptimi ne dashuri

Dashuria do të ishte shumë më e thjeshtë, nëse çdo gjë në të cilën besojmë, do t'i përgjigjeshin të vërtetës dhe realiteti t'i përgjigjej perceptimeve tona. Por perceptimi është një gjë krejt ndryshe. Ne shohim atë, që jemi përgatitur të shohim dhe besojmë atë, që duam të besojmë. Në një farë mënyre, mund të themi se jemi skllevër të asaj që tashmë është thelbi ynë njerëzor. Mirëkuptimi në dashuri synon rrugë të lirë për shpresat dhe perceptimet, duke lejuar çdo formë të së vërtetës, që është pjesë e jetës sonë dhe të shfaqet hapur. Kjo do të thotë të shkarkohemi nga stereotipet dhe paragjykimet dhe të jemi të hapur ndaj çdo përvoje të re.

Mungesa e dashurise

Nëse vuajmë nga mungesa e dashurisë, kjo vjen se kemi një kuptim të kufizuar. Por, për fat, rasti për të dashuruar troket më shumë se një herë në derën tonë. Po të mos qe kështu, të gjithë do të ishim të trishtuar, të privuar nga kjo dhuratë madhështore. Dashuria është kokëfortë. Vazhdon të trokasë në derë, duke kërkuar që ta përqafojmë, të na përqafojë, duke shpërndarë magjinë e saj të mrekullueshme. Ajo vetëm na kërkon që të jemi vazhdimisht të prirur për ta kuptuar. Në çdo veprim tonin ka raste dashurie. Shpesh na ndodh të humbasim një mundësi për të dashuruar sepse dashuria shfaqet në forma të ndryshme, të cilat për momentin ne nuk dimë t'i njohim. Mitet dhe përrallat që kemi dëgjuar, na japin shumë shembuj. Na pyesin, a do të puthnit një bretkocë? A do të kujdeseshit për ata xhuxhat pleq dhe fodullë? A do te ndesheshit me një dragua në duel? A do t'i binit botes gjatë e gjërë? Natyrshëm, çdo ditë jeta na ofron rrethana më pak ekzotike. Ne jemi të lirë t'i zgjedhim, t'i kapim rastet e tilla, apo t'i lemë të na ikin. Por, kush ankohet se nuk gjen dashuri duke e kërkuar atë në vende të gabuara., duhet të pushojë të vajtojë fatin e vet dhe të hape pak sytë.

Vuajtja

Nese vuan nga humbja e dashurise, kjo eshte fatkeqesi.
Nese vuan nga mungesa e dashurise, ky eshte faji I familjes.
Nese vuan nga frika e dashurise,ky eshte faji yt.
Nese vuan nga paaftesia per te shijuar dashurine, eshte faji I rrethanave.
Nese vuan prej dashurise, atehere keni gjetur personin e gabuar.
Por nese dashuria ju jep gezim dhe dhimbje, atehere mbajeni fort kete dashuri sepse nuk ka dashuri pa dhimbje dhe kenaqesi pa dashuri.

Vleresimet e nxenesve

Një mikesha ime mësuese, shumë e zgjuar, e shkathët dhe plot ide, ka vrojtuar se sa herë gjatë ditës i ndodhte t'u bënte vlerësime të mira nxënësve të saj, ndërmjet tyre vëreheshin ndryshime të dukshme. Me qëllim që t'i zgjeronte këto efekte pozitive, vendosi një praktikë, të cilën ajo e quajti `Shkëmbimi gjërave të bukura." E kishte fjalën për komplimentet që çdo nxënës do t'i bënte një tjetri dhe, me këtë metodë nuk vonoi të korrë sukses, falë atmosferës pozitive që ndikonte si ushqim; në një klimë mirësie, që paragjykohej në rritjen e personalitetit të secilit nxënës. Në të vërtetë, nuk kërkohet shumë mend për të dhënë pak gëzim, apo për të rritur vetërespektin e individit. Ajo që duhet, është një zemër e mprehtë, largpamëse dhe me shpirt fisnik, mirësjellje e bashkuar me stil dhe sinqeritet.
Kur pohojmë se nuk duam dikë apo diçka, kjo vetëm do të thotë se jemi të paaftë të kuptojmë me qartësi atë person, ose atë gjë në realitetin e vet. Për të arritur në një mirëkuptim më të madh, duhet një proces i ngadalshëm dhe i mundimshëm, por shpërblimi është i madh. Në fakt, mund të zbulojmë se, edhe pse është e vështirë të kuptojmë gjërat e reja dhe të ndryshojnë bindjet tona të vjetëruara, më në fund, do të rezultojë shumë më e kushtueshme dhe e dhimbshme po të rrimë në vend dhe indiferentë.

Fenomeni kohë

Fenomen i çuditshëm, koha. Koha është përsosmërisht balancuese, e pakundërshtueshme dhe jashtëzakonisht demokratike. Gjithashtu, është instrumenti më i çmuar nga sa jemi mësuar ta vlerësojmë. Askush nuk mund të na e vjedhë pa lejen tonë. Koha ecën me të njëjtin hap dhe më kot kërkojmë ta ndalojmë. Nga ana tjetër, shpesh nuk i japim rëndësi çdo çasti të veçantë, jemi të prirur të mendojmë se e nesërmja do të na japë kohë të re në përdorim. Pyetja që shtrohet është kjo: - Sa kohë i përkushtojme dashurisë? Natyrisht që përgjigjja varet nga vlera që ne i japim asaj. E, megjithatë, mos harroni se dashuria, njëlloj si koha, nuk pret njeri. Për dy të dashuruar, krijimi i kushteve për një jetë të përbashkët do të thotë shumë më tepër se përhumbja në krahët e njëri tjetrit. Planifikimi nuk përjashton gezimin dhe magjinë e dashurisë, përkundrazi, sheshon rrugën që ndjek realizimi i dëshirave të tyre.

Friday, September 9, 2016

Dashuria ne kohe

Secili prej nesh do të dëshironte të ndihej '' i sigurt" se dashuria e tij do t'i qëndrojë kohës. Madje, me aktin e martesës formulojmë në njëfarë mënyre premtime solemne, duke pohuar publikisht se dashuria jonë nuk do të ketë fund. Por e vetmja gjë për të cilën mund të jemi të sigurt është se pas martesës do të ndodhin ndryshime. Dhe mbi këto transformime, të bujshme apo të holla, mund dhe duhet të mbështesim shpresën, Meqënëse e dimë së dashuria nuk na jep asnjë lloj sigurie e vetmja siguri që mund të kemi, qëndron në ecurinë e saj: dashuria mund të rritet ose mund të vdesë, sipas mundësisë për t'u ushqyer ose jo. Siguria jonë qëndron në programin e natyrës të ndryshueshme të dashurisë. Po të jemi qartësisht të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm, nuk kemi përse të trembemi.

Dashuria ulet kembekryq

Dashuria ulet kembekryq,
ashtu qendron dhe pret.
Nuk degjon fjalen tende,
kur nuk e shikon te uleret.

Filizat e saj jane te paprekshem,
aty ku as ajo vete nuk ngacmon.
Ne plot momente te lezetshem,
merr me shume nga cfare ofron.

Lule mbjell ajo nga me delikatet,
kenaqet dhe mbytet ne det lotesh.
Aty ku zjarr i saj nis e perflaket,
kurth ngre ajo mes dy botesh.

Me trup behet padrone e gjakut
ftohte dhe ngrohtesi ne te gjen
Rrugeton me keshillat e plakut,
Te riun shume here e genjen.

Kujtimet tona

Ne në një masë të madhe jemi produkt i kujtimeve tona. Pa e kuptuar plotësisht,përvojat e kaluara na krijojnë një rrjetë mjaft të dendur iluzionesh joshese, që kushtëzojnë vizionin tonë të tanishem për jeten.Para se te ''jemi'' ne kemi ''qene''. per këtë idetë e reja filtrohen nga bindjet tona të përbashkëta. Tani përpiqemi të qartësojmë se si kanë qenë gjërat, por në këtë proces pengohemi pikërisht nga kushtet që i kanë krijuar në të kaluarën. Megjithatë, ka një shpresë: askush nuk është produkt i një paraprogramimi të ngurtë. Të gjithë kemi aftësi të asimilojmë përvoja të reja, me kusht që të dimë të luftojmë kujtimet tona të pranishme, duke zbutur ndikimin e tyre mbi ne. Në qoftë se nuk duam që e ardhmja jonë të jetë një pjatë bajate e së shkuarës, duhet të kemi forcën që ndodhitë e jetuara, të mos jenë në gjendje të ndikojnë mbi sjelljen tonë. Vetëm atëherë do të jemi të lirë të krijojmë të ardhmen tonë.

Kujtesa

Kujtesa jonë ështe një monstër, Ne harrojmë...ajo jo. Arkivon çdo gjë, duke i mbajtur në shërbimin tonë, ose na e fsheh. Dhe na e risjell në mendjen tonë me pushtetin e saj të plote. Ne kujtojme se kemi një memorie, por, në fakt, është memoria që na ka ne

Pravat e dashurisë

Ne japim prova se jemi në gjendje të durojmë shumë në emër të dashurisë, sepse e dimë që përfundimi do të na japë kënaqësi të madhe. Në të vërtetë, ndoshta nuk arrijmë të imagjinojmë asnjë ndjenjë më shpërblyese se kjo. Kur jemi të dashuruar, ne jetojmë ndjenjat më të fuqishme të paqes dhe lumturisë. Dashuria forcohet nga shpresa e madhe në pritje të njohjes së këtyre kënaqësive; parashikimi i tyre na bën të vazhdojmë të dashurojmë. Në qoftë se del ndonjë problem, kjo ndodh nga fakti se na mësojnë t'i shohim kënaqësitë me dyshim. Shpesh dëgjojmë të përsëritet se kënaqësia është një ilizion, në mos mëkatare. Dhe, kur e provojmë, na bën të ndihemi fajtorë, megjithëse kënaqësia është motivi i madh në kërkimin e vazhdueshëm të dashurisë. Te dashuria gjejmë pikërisht shpërblimin më të ëmbël.

Bindja

Tomaso d'Aquino ka thënë se, - nëse duam ta bëjmë dikë të mendojë si ne, duhet të përballemi me të, ta drejtojmë dhe ta marrim për dore. Nuk duhet t'i qëndrojmë larg, as t'i drejtohemi me fjalë të ashpra e të bërtitura, duke i thënë epitete fyese për ta detyruar të pranojë këndvështrimin tonë. Duhet t'i bëjmë lëvizjet duke vlerësuar pozicionin e tij. Kjo është mënyra më e mirë që na jep filozofi i madh për ta shtyrë kundërshtarin t'i shohë përsëri gjërat dhe ndoshta të ndryshojë bindjet e tij. Sigurisht, pothuajse të gjithë tregohen të frikësuar para forcës, por shumë rrallë kanë mundur ta bëjnë të bashkëjetojë me shpirtmirësinë. Sepse frika është gjithnjë rrjedhojë e forcës. Është forca që na mëson se nuk duhet ta dënojmë frikën, zemërimin, dobësinë. Forca na nxit të njehsohemi me të tjerët, të tregohemi tolerantë ose qejfprishur. Në qoftë se dëshirojmë vërtet ta bëjmë një person të mendojë si ne, me zemër, shpirtmirësia, në një rast të tillë, është një faktor farkëtues me rëndësi shumë të madhe.

Kur mendon se nuk ben dot pa dike,te jesh i sigurt qe jeta jote nuk eshte me jotja.Kjo quhet dashuri!

Kur mendon se nuk ben dot pa dike,te jesh i sigurt qe jeta jote nuk eshte me jotja.Kjo quhet dashuri!

Klima e dashurisë

Mençuria na këshilion të krijojmë klimën tonë të dashurisë. Ne ndiehemi në të vërtetë të shpërblyer kur pasioni nuk shpërdoron butësinë, kur nevojat fizike nuk vlerësohen mbi ato shpirtërore. Në të tilla kushte ndryshimet nuk tolerohen, por, në të kundërt, vlerësohen dhe, bashkë me respektin që zhvillohet me kohë, regjistron një rritje të qëndrueshme. Në një ambient të tillë nuk mbretëron indiferenca, por triumfon dashuria e përbashkët. Klima dashurore na nxit edhe kur duket sikur asgjë nuk ndikon mbi ne, madje, na mbështet më shumë se çdo lloj ushqimi tjetër.

Edukimi

Më ka qëlluar të dëgjoj një edukator profesionist, që parashtronte këndvështrimin e tij me nota të dhimbshme mbi edukimin e sotëm. Vrojtimet e tij ishin drejtuar ndaj një publiku të rriturish, por me moshë të re dhe detyrës së tyre për t'ju përshtatur kërkesave të së ardhmes. Ajo që thoshte, ishte e arsyeshme, por, përgjithësisht, parashtrimi ishte jo i plotë, aq sa më la të pakënaqur dhe të dëshpëruar. Ai pohonte se njohja njerëzore dy-fishohet në tre vjet dhe edukatorët nuk ishin në gjendje të ecnin me këtë hap. Fatkeqësisht, la pa thënë se të rriturit e së nesërmes do të kenë nevojë më shumë se kurrë të mësojnë dhe të zhvillojnë dashurinë. Nuk tha asnjë fialë mbi nevojën për të kultivuar ndjeshmërinë, ndjenjën e përgjegjshmërisë, përkushtimin ndaj të tjerëve dhe ndaj vetë ambientit. Sipas mendimit tim, nëse dija jonë plaket kaq shpejt, Pjesa më e madhe e teorisë së tij fatalisht ka natyrë tranzitore. Ndoshta, duhet t'u hapim sytë fëmijëve tanë duke i informuar se jo të gjitha nocionet tona bëhen të pavlefshme për një natë, se disa të vërteta jane me të vlershme sesa besimet tona kalimtare. Një gjë është e qartë: të mësojmë zbulimet e fundit të shkencës e teknologjise e, si të kemi sukses në jetë, nuk na pengon të mësojmë edhe mirësjelljen, mirësinë, shpirtfisnikërinë, përkushtimin dhe dashurinë. Këto dhe vetëm këto mbeten të vërteta të pandryshueshme, thelbësore për mbijetesën njerëzore jo më pak sesa arritjet në fushën teknike, edhe në botën e sotme të prirur ndaj ndryshimeve kaq të shpeshta.

Thursday, September 8, 2016

Liria

Liria kërkon përkushtim, përgjegjshmëri, mundësi për te zgjedhur dhe, si e tillë, nuk na jepet pa kushte, Por kërkon gjlthmonë një çmim. Nuk është e mundur te dashurojmë pa kuptuar se shtimi i dashurisë do të na detyrojë të heqim dorë nga diçka. Disa janë të prirur të shohin në këtë gjë një formë të skllavërisë dhe humbje të pavarësisë sonë. Por, kur dashurojmë, dashuria jonë është një zgjedhje personale dhe një akt plotësisht i vullnetshëm. Duke dhuruar një pjesë tonën, rnund të dalim nga burgu i egocentrizmit tonë. Ndërkaq, sa rnë shumë dhurojmë, aq më shumë ndihemi të lirë.

Lotet

Është gjithmonë e pëlqyeshme kur shkenca pohon diçka që ne e kemi parashikuar instinktivisht. Për një shembull, tashmë kam patur kënaqesine te lexoj nje studim mbi të qarit në moshë të rritur. Kërkimet e shkencëtarëve na sigurojnë se lotët që dalin në çastet emocioneve të forta përmbajnë një lloj substance kimike që prodhohet nga truri, e njohur si qetësuese e dhimbjes. Prandaj, do të ishte e përshtatshme të nxitim rrjedhjen e lotëve në çastet e trishtimeve e fatkeqësive. Siç e dimë të gjithë, kur jemi pre e ankthit nuk na pëlqen të dëgjojmë të thuhet: "edhe kjo do të kalojë'' ose se duhet të qëndrojmë të palëvizur e mospërfillës, apo se dashuria do të mbarojë me kalimin e kohës dhe plaga shërohet. Në çastet e trishtimit e dhimbjes nuk ka ilaç më të mirë dhe asgjë nuk të qetëson më shume se një e qarë me lot çlirues.

Komunikimi

Nëse gjthnjë jeni të prirur nga frika se nuk gjeni fjalët e drejta, kujtohuni: se keni gjithnjë një zemër. Psikologu Albert Fehrabian mendon se komunikimi është shtatë për qind me shkrim, tridhjetë e tetë për qind me zë dhe pesëdhjetë e pesë për qind me mimikën e fytyrës. Fialët që përdorim, pohon Fehrabian, thonë shumë më pak sesa shprehjet e fytyrës. Më kujtohet shumë mirë se kam mësuar, në vitet e fëmijërisë, të lexoj në fytyrën e prindërve gjendjen shpirtërore të mbijetesës. Babai kishte një mënyrë të qeshuri, që rrezatonte një shprehje kënaqësie tek të gjithë. Ishte e pamundur ta keqkuptoje. Në mënyrë të ngjashme ishin qepallat e ulura (të rëna), balli i ngrysur qe tregonte rrudhat. Mamaja ngrinte sytë nga qielli, duke i rrotulluar dhe lëvizur kokën nga njëra anë në tjetrën, për të na bërë të kuptonim se ishte koha që të mos bënim zhurmë. Natyrisht, babai dhe mamaja kishin mënyrën e tyre të mrekullueshrne per te treguar dashurinë e tyre. Është e këshillueshme që herë pas here t'i kushtojmë më pak kohë e të mendojmë, për mënyrën se si fytyrat tona pasqyrojnë mendimet që kemi në mendje dhe fjalët që nxjerrim nga goja. Duke u përshëndetur, gjithmonë i pyes miqtë e mi - si janë. Shpesh përgjigjen: "Mirë!", por rrudhin ballin. "Por atëherë - mendoj - përse nuk e kontrolloni edhe fytyrën tuaj?"

Dashuria si dhuratë

Dashuria gjithmonë është falur si dhuratë, lirisht, në mënyrë të papritur, pa shpërblim. Pranohet edhe kur bamirësi nuk e njeh si të tillë, ose kur nuk e vlerëson. Ne nuk dashurojmë për të qenë të dashuruar, duam të dashurojmë.

Wednesday, September 7, 2016

Sjellja njerëzore

Më kanë treguar për një grua, e vendosur për të rifituar burrin që e kishte harruar. Ndiehej e braktisur, e tradhtuar, e përbuzur. Por, meqë nuk ishte në natyrën e saj të shprehte me fjalë, apo me veprime, poshtërimin e saj me ballafaqime apo me dhunë, vendosi ta mbulojë burrin me dashuri e komplimente, duke e mbytur me dashurinë dhe mënyrat e saj të buta. Dhe, mendimi i saj i zgjuar pati efekte të jashtëzakonshme. Shumë shpejt në sytë e të gjithëve u duk qartë se marrëdhënia e të dy bashkëshortëve zhvillohej, tashmë, në një atmosferë të ndryshuar me ngrohtësi. Për shkak të sjelljes me dashuri, shprehjes së kujdesit, edhe ai filloi ta shpërblejë të shoqen me te njëjtën monedhë. Kështu zbuluan diçka, që në marrëdhënien e tyre e kishin mohuar deri në atë çast: - se dashuria ka nevoje për marrëdhënie të vazhdueshme që të sigurohet. Dashuria është më shumë se një manifestim, shfaqje, siç na tregojnë fakte të qëndrueshme.

Koka nuk e komandon kurre zemren

Koka nuk e komandon kurre zemren,por behet bashkepunetor ne krim. Shpesh jemi më të aftë të perballojmë konflikte të përmasave ndërkombëtare sesa te administrojmë ndeshjet e thjeshta ndërpersonale. Kur jeta jonë mbushet me zhgënjime dhe kontradikta, jo rrallë ndihemi të paaftë të gjejmë zgjidhje te pershtashme. Dëshirojmë të udhëhiqemi nga arsyeja,por shpesh përfshihemi nga pasionet, rrjedhojë e nje beteje me vetveten, që nuk shpie kurrë në fitore vendimtare .Do të jemi skllevër të emocioneve, impulseve dhe instinkteve tona derisa të mësojmë të kuptojmë dhe t'i kontrollojmë këto më mirë. Ndjenjat e shprehura pa faktorin ekuilibrues të arsyes, i hapin rrugën vetëm çrregullimit dhe paqartësisë. Nuk është e nevojsme të kërkojmë falje pa vend për ndjenjat që provojmë. Veç kësaj, dashuria lind nga ndjenjat, por, në të njëjtën kohë, gjen tek arsyetimi ushqimin e nevojshëm. Kur balancohen ndjenjat dhe arsyeja, këto dy elemente thelbësorë sigurojne zhvillimin pozitiv të dashurisë sonë si dhe mbijetesen e saj.

Bashkepunimi

Te gjithe kemi nevojë për njëri-tjetrin. Nuk mund veprojme vetëm. Me çfarë synimi luftojmë për arritjen e qellimeve tona, nëse nuk kemi pranë asnjë njeri të afte, që të njohë dhe gëzohet për sukseset e arritura.? Kemi nevojë për mbështetjen e njerëzve që i duam, ata kanë nevojë për ne. Duke bashkëvepruar, madje edhe veç e veç, mund ta bëjmë jetën më të mirë,jetojmë më gjatë, më të shëndetshëm dhe më të qete.Vetemjaftueshmëria nuk është gjë tjetër veçse një iluzion egoist. Tjetër lloj force ushqen bashkëveprimi i ndersjellte. Përpjekja për të kuptuar kërkesat e të tjerëve do të na bëjë të përcaktojmë cila është mënyra më e mire për t'i ndihmuar. Në një proces të tillë ne do të zbulojmë shume perfitime, pasi nuk është e mundur t'i japim nxitje jetës se tjetrit pa patur edhe ne përfitim.

Respekti per veten

Në qoftë se kemi një respekt të shëndoshë për veten, forca jonë nuk njeh kufi. Kur arrijmë në përfundimin se çdo gjë për ne është e mundur, fitoret tona (sukseset) bëhen një kërkesë tepër e natyrshme. Askush, përveç nesh, nuk është në gjendje të dijë se ç'gjë është thelbësore për zhvillimin dhe lumturinë tonë. Ai që drejton vetë jetën e tij, nuk sfidohet nga xhuxhmaxhuxhët bamirës dhe as ushqehet me mashtrimet frymëzuese të horoskopit. Për arritjen e qëllimeve tona duhet t'u bëjmë thirrje njohjes dhe përvojave tona, optimizmit dhe këmbënguljes në punë, besimit te vetvetja. Derisa të besojmë te vetja dhe, të bindemi se jemi burimi kryesor i lumturisë dhe ëndrrave tona, nuk do të ndeshim pengesa të pakalueshme.

Kush dashuron

Kush dashuron, është gjithmonë i prirur t'i kthejë shpinën së keqes duke u përqendruar te bukuria, mirësia, gëzimi. Megjithëse është i ndërgjegjshëm edhe për faqen e errët të jetës, përpiqet t'i shmanget tërheqjes në këtë drejtim. Mendimi shqetësues për çdo gjë, që është e dënueshme në botën tonë, na pengon të shohim gjithçka, të bindemi ç'është e bukur dhe e drejtë. Nga ana tjetër, zgjidhjet bëhen më të dukshme në dritën e mundësive. Bukuria dhe mirësia janë forca të mëdha kundër shëmtimit dhe të keqes. Njerëzit e këqinj kërkojnë (dhe e quajne të pashmangshme) miratimin e sjelljes së tyre të keqe njëlloj si edhe njerëzit e mirë kërkojnë dhe gjejnë dritën e jetës.Gjithnjë gjendemi përpara këtij realiteti që na shoqëron. Megjithatë, ndryshimi është thelbësor për një vendim dhe i thjeshtë për të na hapur syte.

Paragjykimet

Ai qe eshte I ushqyer nga paragjykimi, si mund te jete I drejte gjykimi?!
Shume shqiptare u mungon aftesia per te gjykuar drejte dhe sakte sepse paragjykimet shekullore kane hedhur rrenje dhe po trashegohen brez pas brezi, por dhe paragjykime moderne te cilat jane semundje te perhapura nga armiqte e huaj te cilet duan nje Shqiperi pa rregulla dhe norma, nje familje te percare, nje shoqeri te degjeneruar, nje individ pa moral, dhe nje jete pa Zotin.
Frika ime me e madhe nuk eshte varferia e nje populli por trashegimia e nje paragjykimi.
Me kujtohet thenia e A.Ajshtanjit : " Te thyehesh nje paragjykim eshte shume here me e veshtire sesa te thyhesh nje atom".!
Shpresoj te jemi te gjithe te vetedijshem per kete fenomen dhe te perpiqemi te gjithe per ta luftuar qe te kemi nje te ardhme me te mire sesa e kaluara e erret.!

Tuesday, September 6, 2016

Dashuria e parë

Shpesh dashuria jonë e parë është zeniti i jetës sonë. Jemi tepër të përhumbur për të ngrënë, nuk kemi gjumë dhe mendimet tona janë të mbushura me dashuri, duke mos na lejuar të veprojmë në mënyrë të arsyeshme në çdo lloj gjëje, me perjashtim, pikërisht për dashurinë tonë. Ndiehemi të pushtuar nga një mungesë lumturie e patregueshme dhe e humbasim plotësisht kontrollin. Çdo gjë na duket e përsosur, shumë më tepër nga ç'mund të thuhet. Ditët kalojnë në një atmosferë magjepsëse, të mbushur me kënaqësi, të qeshura dhe të papritura. Pastaj, pasi kalon njëfarë kohe, shpesh vuajmë përtej arsyeve që e bënin kaq speciale dashurinë tonë. "Ç'u bë gëzimi i dashurisë? — pyesim — Ç'mund të gjeja më shumë? Ku dhe pse humbi e gjithë kënaqësia ime?" Kënaqësia ka avulluar duke iu nënshtruar sjelljes së matur prej të rrituri. Hovi dhe liria kanë rënë viktimë e logjikës dhe përgjegjshmërisë. Por, dashuria nuk është kaq serioze. Mund ta rigjejmë dashurinë dëfryese kur vendosim të kalojme parashikimin dhe të gjejmë forcën të arsyetojmë ne mënyrën paradoksale dhe jo logjike të dashurisë. Duhet t'i qëndrojmë besnik idealit të dashurisë duke mos e harruar qeshjen, humorin, ndjenjën e të papriturës te cilat kanë qenë pjesë e përvojës sonë të parë të dashurise.

Bukuria mashtruese

Me mahniti bukuria e saj,e ndoqa ne cdo cep ku ajo me driten e saj prekte erresirat e realitetit tim.Por fatkqesisht,kjo nuk ishte gje tjeter vecse nje rruge mashtruese e cila me ndricoi per te me lene ne mes te territ pa e perfunduar kete rrugetim.Kam vendosur qe mos t'i besoj me bukurise se saj mashtruese,kam vendosur qe te mos ec ne rrugen qe me ndricon bukuria e saj.Kam vendosur te pres agimin e dites se re, nje rrugetim pa endrra mashtruese.

Rrofshin ndryshimet

Secili prej nesh krijon në jetë një temperament dhe një stil të ndryshëm nga çdo njeri tjetër dhe kjo është një dhuratë e veçantë e jona për botën. Do të na mbyste monotonia sikur të gjithë të shpreheshim në mënyrë të njëllojtë dhe të lexueshme. Ndryshueshmëria është kripa e sjelljes njerëzore. Asaj i përket merita të na beje kaq magjepsës. Disa e marrin me zemër jetën, duke pranuar të gjitha rreziqet, të tjerë parapëlqejnë të veprojnë me kujdes. Ka që janë të pangopur në marrëdhëniet shoqërore, por te tjere ndiehen më rehat në vetmi. Ka që veprojne si t'u vije per mbarë, të tjerë janë të matur dhe pragmatike. Ka tille, që e fillojnë me vrull ditën e re, të tjerë tregohen më të matur. Ka profesionistë, por ka edhe me pak të prirur ndaj saktësisë. Në dashuri ne përfitojme një ndergjegjësim te hollë për këto ndryshime dhe duhet të perpiqemi të mos u imponojmë vlerat tona atyre që shfaqin sjellje të ndryshme nga tonat. Dashuria jonë ka vend për të gjithë. Derisa ne qëndrojmë të hapur ndaj ndryshueshmërive,nuk duhet te pushojmë së pasuruari personalitetin tonë. Në këte ekzistojnë aq shumë mënyra jetese, sa ka dhe njerez .Dhe, sa më të shumta të jenë mjetet e shprehjes që ne mund të kuptojmë dhe pranojmë, aq më e ngrohtë dhe e plotë do të jetë aftësia jonë për të dashuruar. ,''Rrofshin ndryshimet", — thonë francezët. Dashuria i bën jehonë kësaj fraze.

Dhimbja e kohes

Ne lumin e kohes
Mbytemi nga kujtimet
Kerkojme pak ajer
Per te perfunduar historine
Nje histori me kujtime
Plot ajer
Pa dhimbje

Thelbi I jetes

Rinovimi është thelbi i vetë jetës. Në qoftë se jemi vërtete të gjallë, çdo ditë na gjen të rilindur. Nëse përvoja nuk lë gjurmë te ne, nuk mund të asimilojmë as gjënë me të vogel. Çdo minutë që kalon, na shfaq një forcë në risi dhe zbulim, në veprim dhe realizim, një rast të ri që dashurojmë dhe jemi të dashuruar. Nga mëngjesi në mbrëmje ne kalojmë pjesën më të madhe të jetës në kontakt me të njëjtët persona. Në siperfaqe, ata nuk duken se ndryshojnë dhe ne duhet te reflektojmë nen pamjen e dukshme, e cila, ndoshta, zhvillohet me nje ndryshim të madh, por që nuk shihet e. ndoshta, nenvleftësohet nga ne. Edhe nëse ne i kundërshtojmë ndryshimet, e dimë mirë se që nga çasti i lindjes kemi nisur rrugën fatale, qe na çon drejt vdekjes. Nuk është sekret për askënd, qe trupi ynë është objekt i ndryshimeve drastike; të njejtën gjë duhet të pranojmë për mendjen, shijet, mendimet, bindjet dhe ëndrrat, që ndryshojnë nga dita ne ditë. Kush dashuron, e di se nuk mund t'i mohojë asgjë n)eriut të dashur. Duhet të pranojmë se çdo person — njëlloj si çdo objekt, çdo ditë, çdo çast i veçantë - përbën vetë historinë. Dhe jo më pak, mohon faktin se ndjenjat e veta mund ta tradhtojnë; por, njëkohësisht, e di se nëpërmjet dashurisë priret të pranojë një jetë të tërë në ndryshim e rinovim.

Iken dhe vjen

Iken dhe vjen...
Vjen dhe iken!
Rruge e bere zemren time
Me gjurme prej gjaku e kujtimesh
Mes shpreses dhe zhgenjimit.
Tashme
Rruge e ashper prej kalldremi
Nje zemer e ftohte u katandis
Me keq se nje zemer e thyer
Sepse nje zemer e ftohte
Jeton ne vetmi
Ne vetmi duke numeruar
Hapat e tu qe kane lene gjurme
Prej gjaku ne kalldremin e kujtimeve.

Durimi

Asgjë nuk ka më shumë vlerë formuese se durimi. Durimi është virtyti që na lejon të presim, të kuptojmë, të shpresojmë. Por, nganjëherë, duket sikur është harruar në një botë, të prirur përjetësisht nga ankthi për të vepruar me shpejtësi. Durimi dëshmon gjakftohtësi dhe vrojtim përpara mossukseseve dhe zhgënjimeve. E, megjithatë, ne dëshirojmë veprimet, përgjigjet, zgjidhjet dhe i kërkojmë ato me shpejtësi. Kjo filozofi është përgjegjëse për shumë gjykime të përshpejtuara, që kanë shkaktuar dëshpërim dhe vuajtje të panevojshme. Në dashuri, përgjigjet më të vlefshme kërkojnë kohë për të arritur zbulimin e të vërtetës; kohë, të mbështetur nga shpresa, nga mungesa e presioneve të dëmshme. Shumë nga problemet tona krijojnë hije e mjegull, që shpërndahen vetëm nën dritën e durimit.Kush di te dashurojë në mënyrën e duhur dhe me shumë forcë, mëson të pranojë e të përjetojë çastet e pakëndshme, në të njëjtën mënyrë si ato të gëzimit të madhërishëm: Shpërblimi më i madh, që na jepet nga durimi, ështe dashuria që i qëndron kohës.

Ajo që kam

Ajo që kam
Lumturia ime nuk është kurrë ajo që kam,
Që kam në sy e në dorë,
Në shpirt, në gjak, në mendim të mbaruar,
Sepse, lumturi s'do të thotë të Kesh,
Lumturi do të thotë, gjithmonë të Jesh
Duke Kërkuar.
Prandaj s'më mjafton vetja ime Për veten,
S'më mjafton e dashura, koha,
As hapësira e Tokës,
Që marr
Nga e tëra, ndarë copë-copë
Në të liga-të mira.
Dhe nis kësisoj një ikje të magjishme,
Ikje ndryshe nga ikja e mjerë me trup
Të drobitur,
Ikje primitive e njeriut të ligur.
Astronaut i mendimit të lirë,
Nga e njohura drejt të panjohurës Shkoj,
Për t'u kthyer,
Me shpirt të kënaqur nga njohja e shtuar
Me mendim të munduar.

Parashikimi

Askush nuk ka forcën të parashikojë të ardhmen.
Unë besoj se është më mirë kështu. Nëse do te varfëronim elementet e saj, si e papritura dhe misteri jeta jonë do të ishte e gjatë dhe e mërzitshme. Paaftësia për të parashikuar edhe të ardhmen më të afërt, bëhet një problem vetëm kur jemi të prirur të imagjinojmë më të keqen. Shumë nga ne duket se kënaqen tek arrijnë shpejt në përfundime negative. Shohin fytyra kërcënuese jashtë çdo dritareje, në çdo cep të rrugës. Duke vepruar kështu, i mohojmë vetes rastet e gëzimit dhe të zhvillimit pozitiv, duke projektuar probleme atje ku ato në fakt nuk ekzistojnë. Thyejmë nismat inkurajuese të një miku, të një personi të dashur, me bindjen se shprehim qëllime të ndryshme. Njëlloj jemi të prirur të mendojmë, që nëse ne do të shkojmë te një person tjetër, po për të njëjtën arsye nuk do të pranohemi. Për rrjedhojë, nuk e kapim kurrë rastin që do të na çonte në realizimin më të rëndësishëm të ekzistencës sonë. E ardhmja është ku do të kalojmë jetën që na ka mbetur dhe varet nga ne që ta mbushim me guxim dhe besim, ose të ecim qorrazi drejt një fati të mjegullt dhe kërcënues. Por, për faktin se e nesërmja ka forcën te. bëhet një e sotme dramatike dhe e papritur, ështe interesi ynë të jetojmë të tanishmen dhe të lejojme te ardhmen të vijë dhe të na tregojë vetë.

Kushtezimi ne dashuri

Ka edhe individë të bindur se dashuria mund të pranohet ose të kushtëzohet duke përdorur mjete të detyrimit. Na nxitin me forcë të hyjmë në labirinthin "ti duhet" dhe "ti patjetër duhet", derisa të detyrohemi t'i duam sipas kushteve të tyre ose t'i humbasim. Këta "të dashur" na shtypin nën petkun e fajit dhe të frikës, derisa fatkeqësisht të bëhemi qesharakë dhe të vegjël nën presionin e tyre. Shpesh ata ia arrijnë qëllimit të tyre. Na presin krahët (hovin), na futin në një kafaz të artë ku na japin të pimë dashurinë e tyre sipas synimeve dhe kapriçiove tërësisht personale. Thoreau vërente se zogjtë nuk këndojnë kurrë në guva. Kjo është e vërtetë edhe për njerëzit. Kemi lindur të lirë dhe kemi të drejtë të dashurojmë pa urdhra, pa shtrëngim. Çdo mënyrë tjetër është një imitim, apo me keq një shtrembërim i dashurisë.
Askush nuk ka arritur dhe nuk do të mundet kurrë te na shtrëngojë ta duam. Dashuria e lirë, na bën të aftë të dashurojmë plotësisht, pa frikën e fatit dhe pa nevojën te vazhdueshme t'u përshtatemi qëllimeve të të tjerëve.Detyrimi na varfëron. Dashuria përkundrazi, na jep forcen të vazhdojmë me vendosmëri të ndërgjegjshëm drejt një lirie gjithnjë e më të plotë.