Në qoftë se kemi një respekt të shëndoshë për veten, forca jonë nuk njeh kufi. Kur arrijmë në përfundimin se çdo gjë për ne është e mundur, fitoret tona (sukseset) bëhen një kërkesë tepër e natyrshme. Askush, përveç nesh, nuk është në gjendje të dijë se ç'gjë është thelbësore për zhvillimin dhe lumturinë tonë. Ai që drejton vetë jetën e tij, nuk sfidohet nga xhuxhmaxhuxhët bamirës dhe as ushqehet me mashtrimet frymëzuese të horoskopit. Për arritjen e qëllimeve tona duhet t'u bëjmë thirrje njohjes dhe përvojave tona, optimizmit dhe këmbënguljes në punë, besimit te vetvetja. Derisa të besojmë te vetja dhe, të bindemi se jemi burimi kryesor i lumturisë dhe ëndrrave tona, nuk do të ndeshim pengesa të pakalueshme.